Romanët 14 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XIV.

1Edhe ate qi asht’ i sëmunë ndë besët pritnia mbas vetiut, jo tue bamë gjyq’ me dy mendesh.

2Sepse nji beson se mundetë me ngranë prei së gjithash, por ai qi asht’ i sëmunë ha barishta.

3Ai qi ha le të mos bajë për asgja ate qi s’ha; edhe ai qi s’ha le të mos gjukojë atë qi ha, sepse Perëndia e ka pritunë mbas vetiut.

4Cilli je ti qi gjukon shërbëtorin’ e huej? Mbë të zotin’ e vet ai qindron a bije, por ka me qindruem, sepse Perëndia mundetë me e qindruem dreitë.

5Sepse nji shqyen nji ditë prei nji tietëre dite, e nji tietër qish do ditë e numëron nji. Gjithë-se-cilli le të mendohetë mbas mendiesë vet qi iu ka mbushunë.

6Ai qi shqyen ditënë, për Zotin’ e shqyen, edhe ai qi nukë shqyen ditënë, për Zotinë nuk’ e shqyen. Ai qi ha, për Zotinë ha, sepse i faletë nders Perëndisë; edhe ai qi nukë ha, për Zotinë nukë ha, edhe i faletë nder Perëndisë.

7Sepse as ndonji prei nesh s’rron për vetëvetëhenë, edhe as ndonji s’vdes për vetëvetëhenë.

8Sepse edhe ndë rrofshim, për Zotinë rroimë; edhe ndë vdekshim, për Zotinë vdesimë. Ndë rrofshim pra, për Zotinë rroimë, edhe ndë vdekshim, të Zotit jemi.

9Sepse për këte punë Krishti edhe vdiq, edhe u ngjall, edhe rroi për-së-ri, për me zotënuem mbi të vdekunit, e mbi të gjallët.

10Por ti, përse gjukon vëllandë tand? A edhe ti përse ban për asgja vëllanë tand? Sepse na të gjithë kemi me dalunë përpara gjukatësë Krishtit.

11Sepse ashtë shkruem: “Rroj unë”, thotë Zoti, “se mbë mue ka me u ulunë qish do gjunjë, edhe qish do gjuhë ka me lavduem Perëndinë”.

12Gjithë-se-cilli pra prei nesh ka me i dhanë fjalë Perëndisë për vetëvetëhenë.

13Le të mos gjukojmë pra njiani tietërinë, por për këte punë ma tepërë gjukoni, qi të mos i veni shqitë vëllait, a shkandulë.

14E dij, edhe m’u ka mbushunë mendia mbë Zotinë Iesu, se s’ashtë ndonji gja e ndytë prei vetiut, veç për ate qi kuiton për ndonji gja se asht’ e ndytë, për ate asht’ e ndytë.

15Por ndë u idhënoft’ yt vëlla për të ngranë, ti nuk’ ecën ma mbas dashunisë. Mos e ban ate të hupi për të ngranët tat, qi për ate vdiq Krishti.

16Le të mos nemetë pra e mira juei.

17Sepse mbëretënia e Perëndisë nuk’ ashtë të ngran’ e të pimë, por dreitëni, e paqtim, e gëzim mbë Shpirtinë Shenjt,

18sepse ai qi i shërben Krishtit me këto, asht’ i pëlqyeshim te Perëndia, edhe i sgjedhunë te nierëzit.

19Le të ndiekimë pra ato punët’ e paqtimit, edhe ato qi vëjeinë për me ndrequnë njiani tietërinë.

20Mos e prish punën’ e Perëndisë për të ngranë. Sepse të gjitha janë të qiruta, por e keqe ashtë për ate nieri qi ha me shkandullë.

21Mirë ashtë mos me ngranë mish, as mos me pimë venë, as mos me bamë gja qi për ate rrëshqet, a shkandalizohetë, a asht’ i dobë yt vëlla.

22Ke besë ti? Kije me vetëvetëhenë përpara Perëndisë; lum ai qi nukë gjukon për të keq vetëvetëhenë për ate punë qi kërkon me bamë.

23Por ai qi ashtë me dy mendesh, ndë hangrëtë, iu ka gjukuem për të keq, sepse nukë hangër me besë; edhe gjithë qish nukë bahetë me besë, ashtë faj.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help