2 Pietër 2 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA II.

1Por ishin’ edhe profet-rrenësa ndër popullinë, sikurse edhe ndër ju kanë me qenunë mieshtër-rrenësa, të cillëtë kanë me shtimë pshefazë heresia hupëje, tue mohuem edhe ate Zotëninë qi i bleu ata, edhe tue tërhiekunë me vetëhen’ e atyne hupëje të shpeitë.

2Edhe shumë vetë kanë me votunë mbas hupëjes’ atyneve, qi prei atyneve ka me u nemun’ udha e së vërtetësë.

3Edhe për lakëmim kanë me bamë tregjeti prei jush me fjalë të shpifta; gjukimi atyneve çë moti nukë vonohetë, edhe hupëjes’ atyneve nuk’ i vien gjum.

4Sepse Perëndia ndë mos kurseu engjujtë qi fëjyenë, por i hodhi ndë tartar lidhunë me hekura errësine, e i dha me u rueitunë për gjyq;

5edhe s’kurseu botën’ e vietër, por pru përmbytëje mbë botët të pabesëvet, edhe rueiti Noenë të tettinë vetë leçitësin’ e dreitënisë;

6edhe gjukoi për me rrenuem qytetet’ e Sodomës’ e të Gomorës’ edhe i bani hi; edhe vu shëmbëllëtyrë mb’ata qi kanë me punuem pa besë;

7edhe shpëtoi Lotin’ e dreitë qi shtrëngohei prei jetësë ndytë të paligjëvet

8(sepse kyi i dreiti, tue ndenjunë ndërmiet atyneve, ditë për ditë mundonte shpirtin’ e dreitë prei së pames’ e prei së ndëgjuemesë punëvet pa ligjë);

9di Zoti me shpëtuem besëtarëtë prei ngasëjesë, e me rueitunë të shtrembëtë për ditën’ e gjyqit qi të mundohenë;

10edhe ma tepër’ ata qi shkojënë mbrapa mishit me dëshërim ndynësine, edhe bajënë për asgja urdhëninë, janë kucimtarë, asish qi duenë vetëmë vetëhenë, nukë tremenë tue nemunë të lavdueshimitë;

11kur engjujtë qi janë ma të mëdhej ndë vërtytë e ndë fuqi, nukë bijënë gjukim të nemuni kundrë atyneve përpara Zotit.

12Por këta, porsi shtasë pa mend bamë prei natyret, qi kanë lemë për me u gënjyem e për me u vdierrë ndë vdierrëjet të vet, edhe kanë me marrë pagën’ e shtrembënisë,

13të cillëtë kuitojënë për gëzim të kënaqunit’ e ditësë, janë të shgryem e të fulliqunë, gëzohenë ndë gënjimet të vet, kur han’ e pinë bashkë me ju; kanë sytë plot me kurvëni, edhe qi nukë pushojënë prei fajesh;

14gënjejënë shpirtëna të paforcuem, kanë zemërë të mësueme ndë lakëmime, janë dielmt’ e mallëkimit;

15lan’ udhën’ e dreitë, e u gënjyenë edhe votnë mbas udhësë Balaamit të birit Bosorit qi deshi pagën’ e shtrembënisë,

16por u qartue për paligjënin’ e vet, sepse kafsha pa gojë foli me za nieriu, e ndali marrin’ e profetit.

17Këta janë kronje pa ujë, re qi tërhiqenë prei erësë fortë, për ata ashtë rueitun’ errësina e zezë për gjithë jetënë.

18Sepse tue folunë fjalë tepërë të mëdha të kotësinësë, gënjejënë me dëshërimet’ e mishit e me ndynësinat ata qi për të vërtetë shpëtuenë prei atyneve qi e shkoishinë jetënë ndë gënjim,

19tue u zotuem atyneve të lirë, qi ata vetë janë shërbëtorët’ e prishëjesë, sepse prei ati qi të mundetë kushi, ati i bahet’ edhe shërbëtuer.

20Sepse ata qi shpëtuenë prei të përlyemevet botësë me anë të ngjofëmesë Zotit edhe Shëlbuesit Iesu Krishtit, ndë u ngatërrofshinë për-së-ri mbë këto, edhe të mundenë, u banë të mbrapënat’ e atyne ma të këqia se të paratë.

21Sepse ma mirë ishte për ata të mos e kishinë ngjofun’ udhën’ e dreitënisë, se si e ngjofnë, të këthehenë prei porosisë shenjte qi u la mb’ata.

22Edhe gjaiti mb’ata ai proverbi i vërtetë qi thonë: “Qeni u këthye mbë të viellë të vet”, edhe: Dosa si u la, u rrakullye ndë llucët.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help