1Edhe ndëgjova nji za të math prei tempullit qi u thoshte të shtat’ engjujvet: Shkoni e derthni kupat’ e zemërimit Hyjit mbë dhet.
2Edhe vote i pari, edhe derdhi kupën’ e vet mbë dhet; edhe u ba plag’ e keqe edhe e ligë mb’ata njerëzit qi kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ata qi adhuroishinë figuren’ e asai.
3Edhe i dyti engjullë derdhi kupën’ e vet ndë det, edhe u ba porsi gjak të vdekuni, edhe vdiq qish-do frym’ e gjallë qi ishte ndë det.
4Edhe i treti engjullë derdhi kupën’ e vet ndëpër lumnat edhe ndëpër gurret e ujënavet, edhe u ba gjak.
5- Edhe ndëgjova engjullin’ e ujënavet qi thoshte: I dreitë je ti, o Zot qi je, edhe qi ishie, edhe i shenjtënueshimi, sepse gjukove këto,
6sepse derthnë gjak shenjtënash edhe profetënash, edhe u dhe gjak me pimë, sepse janë të vëjefshim.
7- Edhe ndëgjova nji tietër prei theroresë qi thoshte: Po, o Zoti Hyj gjithë-pushtetësi, të vërteta edhe të dreita janë gjyqet’ e tu.
8Edhe i katërti engjullë derdhi kupën’ e vet mbë diellt, edhe iu dha pushtet me diegunë njerëzitë me ziarrm.
9Edhe njerëzit’ u doqnë me nji vapë të madhe, edhe nemnë emënin’ e Hyjit qi ka pushtet mbi këto plagë, edhe nuk’ u penduenë me i dhanë lavdi ati.
10Edhe i pesëti engjullë derdhi kupën’ e vet mbi shkampt të bishësë, edhe u errësue regjënia e asai, edhe përtypshinë gjuhënat’ e veta prei së dhimtunit,
11edhe nemnë Hyjin’ e qiellit prei së dhimtunavet veta, edhe prei plagëvet veta, edhe nuk’ u penduenë prei punëvet veta.
12Edhe i gjashti engjullë derdhi kupën’ e vet mbi lumin’ e math Efratinë; edhe ujët’ e ati u tha, qi të bahetë gati udha e rigavet qi janë prei së lemesë diellit.
13Edhe pashë tre shpirtëna të ndytë qi gjajinë porsi bretkosa qi dilshinë prei gojësë dreqit, edhe prei gojësë bishësë, edhe prei gojësë profet-rrenësit.
14Sepse janë shpirtëna diajsh qi bajënë shenje, të cillëtë dalinë te rigat e dheut edhe të gjithë botësë, për me mbëledhun’ ata për luftën’ e asai ditësë madhe të Hyjit Gjithë-pushtetësit.
15(Nje te vij porsi viedhës, lum ai qi rri squtë, edhe ruen petëkat’ e veta, qi të mos eci sveshunë, e të shofinë shumtin’ e ati).
16Edhe i mbëloth ata ndë vend qi quhetë Hebraisht Armageddon.
17Edhe i shtatti engjullë derdhi kupën’ e vet nd’erët; edhe duel nji zan’ i math prei tempullit qiellit, kah shkambi, qi thoshte: U ba.
18Edhe u banë zana, e bumbullima, edhe u ba nji dhe-lëkundie e madhe, qi s’qe bamë sa ishinë njerëzitë mbë dhet, kaqi fort nji dhe-lëkundie e madhe.
19Edhe qyteti i math u da mbë tri piesa, edhe qytetet’ e kombevet ranë; edhe i ra ndër mend përpara Hyjit Babylona e madhe, qi t’i api potirin’ e venësë zemërinit mënisë vet.
20Edhe qish-do ujdhësë iku, edhe maletë s’u gjetnë.
21Edhe nji breshën i math, porsa nji taland, sdripi prei qielli mbi njerëzit; edhe njerëzitë nemnë Hyjinë për plagën’ e breshënit, sepse plaga e ati ishte fort e madhe.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.