1Së mbrapëni, o vëllazën, fali për ne, qi të eci fjala e Zotit, edhe të lavdohetë, sikurse edhe te ju,
2edhe qi të shpëtoimë prei nierëzëvet kotë e të këqi, sepse nukë janë të gjithë besëtarë,
3por besëtar ashtë Zoti, qi ka me u forcuem juve, e ka me u rueitunë prei së keqit.
4Edhe kemi shpëresë mbë ju me anë të Zotit, se ato qi u porositëm juve, edhe i bani, edhe keni me i bamë.
5Edhe Zoti dreitoftë zemëratë tueja ndë dashuni, edhe ndë durim të Krishtit.
6Edhe u porosisimë juve, o vëllazën, mb’emënë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, të mërgohi prei qish do vëllai qi ecën pa udhë, edhe jo mbas asai porosisë qi muer prei nesh.
7Sepse ju e dini, se si duhetë me na marrë mbrapa, sepse nuk’ u prum pa udhë ndër ju,
8as bukë nukë hangrëm dhunëti prei kuit, por me mundim e me fëdigë, tue punuem nat’ e ditë, qi të mos i bahemi barrë ndonjianit prei jush.
9Jo se s’kemi pushtet, por qi t’apimë vetëhenë t’onë shëmbëllëtyrë për me na marrë mbrapa.
10Sepse edhe kur ishim te ju, këte u porositëm juve, se ndë mos dashtë kushi me punuem, as le të mos hajë.
11Sepse ndëgjoimë disa vetë ndër ju tue ecunë pa udhë, edhe nukë punojnë kreit, por sillenë rrotullë me vum’ ore punë të kota.
12Edhe të tillëtë nierës i porosisim’ e i mësoimë për Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, të hanë bukën’ e vet tue punuem me urti.
13Por ju, o vëllazën, mos lodhi tue bamë mirë.
14Edhe ndë mos i ndëgjoftë kushi fjalësë t’onë shkruem me anë të kësai letërësë, shënonia ate, edhe mos bashkohi me atë, qi t’i vijë turp,
15por mos e vini ore ate si anëmik, por mësonia si vëlla.
16Edhe vetë Zoti i paqtimit u dhashtë juve paqtiminë kurdo me qish do mëndyrë. Zoti qoftë bashkë me ju të gjithë.
17Të falunitë me shëndet u shkrue me dorënë t’eme të Paulit, qi ashtë shenjë mbë qish do letërë, kështu shkruej.
18- Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amen.
E dyta (letërë) mbë Thessalonikanët u shkrue prei Athine.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.