Romanët 12 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XII.

1U lutem juve pra, o vëllazën, për përdëllimet e Perëndisë, të nxirrni përpara korpënitë tuei kurban të gjallë, shenjt të pëlqyeshim te Perëndia, qi ashtë lutëja juei me arrësye.

2Edhe mos bahi me nji formë me këtë jetë, por ndërroni formënë tuei me anë të përtëritëmesë mendiesë tuei, qi të provoni cilli asht’ i miri, i pëlqyeshimi, edhe i kulluti dashunim i Perëndisë.

3Sepse thom, me anë t’ati hirit qi m’u dha mue, mbë gjithë-se-cillinë prei jush, mos me u menduem ma tepërë se sa duhetë me u menduem, por me u menduem për me u bam’ i urtë, mbas masësë besësë qi dau Perëndia mbë gjithë-se-cillinë.

4Sepse sikurse ndë nji korp kemi shumë anë, edhe gjith’ anëtë nukë kanë nji farë pune,

5kështu edhe na të shumëtë jemi nji korp mbë Krishtinë, edhe gjithë-secilli prei nesh jemi anët’ e njianit tietërit;

6edhe kemi gjithë çë farë dhunëtiash mbas hirit qi na u dha: kush të ketë profezi, le të profetizojë mbas piesësë besësë;

7kush të ketë për me shërbyem, le t’i bierë mbrapa shërbesësë; kush te ketë për me mësuem,

8 le t’i bierë mbrapa mësimit; kush të ketë me dhanë ngushullin, le t’api ngushullim; ai qi ep prei së vetësë, le t’i api me zemërë të mitunë; ai qi asht’ i parë, le të jetë me kujdes; ai qi përdëllen, le të përdëllejë me buzë me gas.

9Dashunia mos jetë me dy faqe; këthehi prei së keqesë, e iu ngjitni së mirësë;

10doni fort njiani tietërinë me dashuni vëllazënie; shkonia me nder njiani tietërit;

11mos ini të përtueshim mbë nxitim të punëvet; bahi të nxetë ndë shpirtit; i shërbeni Zotit;

12gëzohi ndë shpëresët; duroni ndë shtrëngim; pritni ndë të lutunit;

13ipni prei së tuejash ndë nevojat të shenjtënavet; ndiqni miqësin’ e të huejit,

14Bekoni ata qi u ndiekinë juve; bekoni, e mos mallëkoni.

15Gëzohi me ata qi gëzohenë, edhe qjani me ata qi qjainë.

16Kini nji mend njiani mbë tietërinë; mos mendoni të naltatë, por uli bashkë me të përungjëtit; mos kujtoni vetëhenë tuei për të mentshim.

17As ndonjianit mos i shpagueni të keq ndë vend të së keqesë; vështroni për punë të mira përpara gjithë nierëzish.

18Ndë mundëshi, sa prei anësë tuei, të keni paqtim me gjithë nierëzit.

19Mos i mirrni shpagim vetiut, o të dashunë, por bani udhë zemërimit, sepse ashtë shkruem: “Unë kam me marrë shpagim, unë kam me shpaguem, thotë Zoti”.

20Ndë i arthtë uni pra anëmikut t’yt, epi bukë me ngranë; ndë i ardhtë et, epi ujë me pimë, sepse kur të bajsh këte, ke më grumbulluem thëngjij të ndezunë mbi kryet t’ati.

21Mos u mund prei së keqesë, por mund të keqenë me të mirënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help