Galatianët 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Pauli apostulli (jo prei nierëzish, as me anë të ndonji nieriu, por me anë të Iesu Krishtit, edhe Perëndisë Atit qi ngjalli ate prei së vdekunish),

2edhe gjithë vëllazënitë qi janë bashkë me mue, mbë kishat të Galatisë:

3hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit t’ynë Iesu Krishtit,

4qi dha vetëvetëhenë për fajet t’ona, qi të na shpëtojë prei kësai jete të keqe të sotshime, mbas dashunimit Perëndisë edhe Atit t’ynë;

5mb’ate qoftë lafti ndë jetët të jetëvet.

6Mërekullohem se kaqi shpeit leni ate qi u thirri juve ndë hir të Krishtit, e shkoni mbas tietër’ ungjilli,

7i cilli s’ashtë tietërë: por janë disa vetë qi u përziejnë juve, edhe duenë me këthyem përmbys ungjillin’ e Krishtit.

8Por edhe na ndë qofshim, a engjullë prei qielli, me u predikuem juve nji tietër’ ungjill, përveç ati ungjillit qi u predikuem juve, qoftë mallëkuem.

9Sikurse tham ma pari, edhe tashti prap thom, ndë u predikoftë ndonji nieri nji tietër’ ungjill, përveç ati qi keni marrë, qoftë mallëkuem.

10Sepse tashti nierëzëvet u mbush mendien’ unë, apor Perëndisë? Apor kërkoj të pëlqehem te nierëzit? Sepse ndë pëlqeheshë ma te nierëzit, s’do të ishiem shërbëtori i Krishtit.

11Por u baj me ditun’, o vëllazën, se ungjilli qi u predikue prei mejet s’ashtë mbas nieriut,

12sepse as unë s’e mora prei nieriut, as e mësova prei nieriut, por prei së sbuluemesë Iesu Krishtit.

13Sepse ju e keni ndëgjuem se si biheshë njiherë ndë Iudaismë, se fort tepërë ndiqiem kishën’ e Perëndisë, edhe e rrenojem ate;

14edhe shkoishiem mbarë ndë Iudaismë ma tepërë se shumë moshatarët’ e mi ndë komp t’em, sepse ishiem ma tepërë zellëtar për porosit qi kishin lanë përint’ e mi.

15Por kur iu pëlqye Perëndisë qi më dau veç çë prei barkut amësë s’eme, edhe më thirri me anë të hirit vet,

16për me sbuluem Birin’ e vet tek unë, qi të ungjillëzoj atë ndër kombet, përnjiherë s’mora këshillë prei mishit e prei gjakut,

17as s’hipa ndë Ierusalem te apostujt qi qenë para mejet, por shkova nd’Arabi, edhe përsëri ndë Damaskë.

18Mbasandai mbas tre vieç hipa ndë Ierusalem me pamë Pietrinë, edhe mbeta për-an’ ati pesë-mbë-dhetë ditt,

19edhe s’pashë tietërë prei apostujsh, veçse Iakobinë të vëllan’ e Zotit.

20Edhe sa u shkruej juve, qe te po rrëfej përpara Perëndisë, se s’rrej.

21Mbasandai erdha ndë vendet të Syrisë e të Kilikisë,

22edhe nuk’ ishiem ngjofunë me faqe me kishat e Iudesë qi janë mbë Krishtinë,

23por veç ishinë tue ndëgjuem, se ai qi na ndiqte njiherë, tashti po ungjillëzon ate besënë qi rrenonte njiherë.

24Edhe lavdoishinë Perëndinë për punët t’eme.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help