1Edhe për dhunëtiat shpirtënishte, o vëllazën, s’due të jeni të paditunë.
2E dini se ishitë kombe, tue u tërhequnë sikurse tërhiqeshitë mbas idhujvet qi janë të pagojë.
3Përandai u diftoj juve, se kush flet me Shpirt të Perëndisë, nuk’ i thotë Iesuit, qoftë mallëkuem; edhe kurkushi s’mundetë me thanë, se Iesui ashtë Zot, veç prei Shpirtit Shenjt.
4Edhe janë të dame dhunëtiash, por Shpirti asht’ ai vetë;
5edhe janë të dame shërbesash, por Zoti asht’ ai vetë.
6Jan’ edhe të dame punësh, por Perëndia asht’ ai vetë qi punon të gjitha mbë të gjithë.
7Edhe të shpërfaqunit’ e Shpirtit i epetë gjithë-se-cillit për të mirënë.
8Sepse njianit i epetë fjalë ditunie prei Shpirtit, e tietërit fjalë mendëje, prei ati Shpirtit vetë;
9edhe tietërit besë, prei ati Shpirtit vetë; edhe tietërit dhunëtia të shëndoshunash, prei ati Shpirtit vetë;
10edhe tietërit punë mërekulliash, e tietërit profezi, e tietërit të sgjidhuna frymash, e tietërit qish do farë gjuhënash, e tietërit të këthyemë gjuhënash;
11edhe të gjitha këto i punon njiani edhe ai Shpirti vetë, tue ia damë gjithë-se-cillit tietërazi, si të detë.
12Sepse sikurse korpi ashtë nji, edhe ka shumë copa, edhe gjithë copat’ e nji korpi ndonëse janë shumë, por ashtë nji korp, kështu edhe Krishti.
13Sepse na të gjithë jemi pagëzuem prei nji Shpirti mbë nji korp, a Iudej, a Grekë, a shërbëtorë, a të lirë; edhe të gjithë jemi ujitunë mbë nji Shpirt.
14Sepse edhe korpi s’ashtë nji copë, por shumë.
15Ndë thashtë kamba: Sepse s’jam dorë, s’jam prei korpit; përandai vallë s’ashtë prei korpit?
16Edhe ndë thashtë veshi: Sepse s’jam sy, s’jam prei korpit; përandai vallë s’ashtë prei korpit?
17Ndë ishte gjithë korpi sy, ku do t’ishte të ndëgjuemitë? Ndë ishte gjithë të ndëgjuem, ku do t’ishte të marrët’ erë?
18Por tashti Perëndia ka vumë copatë gjithë-se-cillënë prei asosh ndë korpt, si deshi.
19Por ndë ishinë të gjithë nji copë, ku do t’ishte korpi?
20Por tashti janë shumë copa, e nji korp.
21Edhe s’mundetë syni me i thanë dorësë: Nukë më duhe; a për-së-ri krei me i thanë kambëvet: Nukë më duhi.
22Por shumë ma tepër’ ato copat’ e korpit qi dukenë ma të doba, këto janë të nevojëshime;
23edhe ato copat’ e korpit qi na dukenë se janë ma të panderëshime, këtyneve u apimë ma shumë nderë; edhe të shumtuemetë t’ona kanë ma tepërë hie; e të hieshimetë t’ona s’kanë nevojë.
24Por Perëndia e bashkoi korpinë, e i dha ma tepërë nderë asai copësë qi ka të mangutë,
25për mos me qenunë shqerrë ndë korpt, por copat’ e korpit të kenë kujdes njiana për tietërënë.
26Edhe ndë pësoftë nji copë, gjithë copatë pësojnë bashkë me ate; a ndë u nderoftë nji copë, gjithë copatë gëzohenë bashkë me ate.
27Edhe ju jeni korpi i Krishtit, edhe copa veç e veç.
28Edhe Perëndia vuni ndë kishët të parën’apostuj, të dytënë profetën, të tretënë mieshtra, mbasandai mërekullia, mbasandai dhunëtia të shëndoshunash, ndifma, guvernia, qish do farë gjuhënash.
29Mos jan’ apostuj të gjithë? Mos janë profetën të gjithë? Mos janë mieshtra të gjithë?
30Mos bajnë mërekulli të gjithë? Mos kanë dhunëtia të shëndoshunash të gjithë? Mos flasinë gjuhëna të gjithë? Mos këthejnë gjuhëna të gjithë?
31Por lypni me zemërë të përvëlutë ato dhunëtiatë ma të miratë, edhe do t’u diftoj juve nji udhë shumë ma të naltë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.