Galatianët 6 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA VI.

1O vëllazën, edhe ndë pastë ranë ndonji nieri mbë ndonji faj, ju qi jeni të shpirtit ndërtonia të tillë nieri me shpirt të butë, tue vum’ ore vetëhenë tande, mos ngjitesh’ edhe ti.

2Barni barrëtë njiani tietërit, edhe kështu keni me mbushunë ligjën’ e Krishtit.

3Sepse ndë iu duktë kuit se di qish ashtë, ndonëse s’ashtë gja, gënjen vetëvetëhenë.

4Por gjithë-se-cilli le të provojë punën’ e vet, edhe atëherë ka me u mburrunë për vetëvetëhenë, e jo për tietërinë,

5sepse gjithë-se-cilli ka me bartunë barrën’ e vet.

6Edhe ai qi ashtë i mësuem ndë fjalët, le ta bajë piesëtar mbë gjithë të mirat ate qi mëson.

7Mos gënjehi: Perëndia s’përbuzetë, sepse qish të mbielli nieriu, ate edhe ka me korrë,

8sepse ai qi mbiell ndë mish të vet, ka me korrë prishëje prei mishit, por ai qi mbiell ndë shpirt, ka me korrë jetë të pasosëme prei shpirtit.

9Le të mos lodhemi pra tue bamë të mirënë, sepse ndë mos u lothshim, kemi me korrë me kohë të asai.

10Përandai deri sa kemi kohë, le të punoimë të mirënë mbë të gjithë, por ma fort mbë shtëpiarët e besësë.

11Shifni qish farë letërë të madhe u shkrova juve me dorënë t’eme.

12Sa duenë me u dukunë të mirë ndë misht, këta u ngusinë juve të rreth-prehi, vetëmë qi të mos ndiqenë për kryqin’ e Krishtit.

13Sepse as ata qi janë rreth-premë s’ruejnë ligjënë, por duenë me u rreth-premë ju, qi të mburrenë mbë mish tuei.

14Por për mue qoftë lark të mburrunitë për tietërë gja, veç për kryqin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi me anë t’ati ashtë kryqëzuem bota tek unë, edhe unë te bota.

15Sepse mbë Iesu Krishtin’ as rreth-presëja ka ndonji fuqi, as parreth-presëja, por krijesa e re.

16Edhe sa ecinë mbas këti rregulli, qoftë paqtim edhe përdëllim mb’ata, edhe mbë Israelin’ e Perëndisë.

17Tashti e mbaskëndai askushi le të mos më ngasi, sepse unë bari shenjet’ e Zotit Iesu ndë korpt t’em.

18Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krisht qoftë bashkë me shpirtinë tuei, o vëllazën. Amen.

(Letëra) mbë Galatianët u shkrue prei Romet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help