1Ndë qoftë pra ndonji ngushullim mbë Krishtinë, ndë qoftë ndonji fjalë e butë dashunie, ndë qoftë ndonji shoqëni shpirti, ndë qofshinë zemëra të dhimtshime e mallngjime,
2më mbushni me gëzim, qi të jeni me nji mend, tue qenunë me nji dashuni, bashkë me nji shpirt, me nji mend;
3mos punoni gja me zmir, a me mendie të kotë, por me mendie të ulëtë, tue kuituem njiani tietërinë se ashtë ma i naltë se vetëvetëhenë;
4le të mos vejë ore gjithë-se-cilli prei jush për të vetat, por edhe për të tierët gjithë-se-cilli.
5Edhe le të jetë ndër ju ajo mendia qi ishte edhe mbë Iesu Krishtinë,
6i cilli tue qenunë ndë formë të Perëndisë, nukë kucoi rrëmbim për me qenunë si nji-nji me Perëndinë,
7por shprazi vetëvetëhenë, e muer formë shërbëtori, e u ba porsi nierëzit ndë shëmbëllim:
8edhe u gjind porsi nieri ndë fityrë, uli vetëvetëhenë, e u ba i ndëgjueshim deri mbë vdekë, edhe me vdekë kryqi.
9Përandai edhe Perëndia e naltoi tepërë, edhe i fali emënë, qi ashtë përmbi gjith’ emënë,
10qi të uletë mb’emënë të Iesu Krishtit qish do gjunjë atyneve qi janë mbë qiell e ndë dhet, e ndënë dhet,
11edhe qish do gjuhë të rrëfejë se Iesu Krishti ashtë Zot, ndë laft të Perëndisë Atit.
12Përandai, o të dashunit’ e mi, sikurse keni ndëgjuem përherë, jo vetëmë porsi kur jeni ndër sy të mi, por tashti shumë ma fort qi nukë jam ndër sy, punoni për shpëtimin’ e vetiut me frikë e me drithtim,
13sepse Perëndia asht’ ai qi vepëron mbë ju edhe të dashunit’ edhe të vepëruemitë, mbas pëlqimit vet.
14Punoni të gjitha pa murmurim e pa mendime të doba,
15qi të dilni faqe-bardhë e të qiruem, dielmt’ e Perëndisë pa palavi ndë miedis këti kombi dredharak e të shtrembëtë; ndërmiet atyneve ndritni porsi dritatë te bota,
16tue mbaitunë fjalën’ e jetësë, për të mburrunitë t’em ndë ditë të Krishtit, sepse nuk’ eca kot, as nuk’ u mundueshë kot.
17Por ndonëse bije vetëhenë t’eme për të stërpikunë ndë kurban e ndë shërbesë të besësë tuei, gëzohem e gazmohem bashkë me gjithë ju,
18kështu edhe ju gëzohi e gazmohi bashkë me mue.
19Edhe shpërej mbë Zotinë Iesu me u dërguem juve për së shpeiti Timothenë,
qi të më gëzohetë shpirti, kur të marr vesht për punët tueja.
20Sepse s’kam ndonji kështu me nji shpirt, qi të ketë kujdes me zemërë të këthiellëtë për punët tueja,
21sepse të gjithë kërkojnë për punët e veta, e jo për të Iesu Krishtit.
22Edhe e dini provimin’ e ati, se punoi bashkë me mue mbë ungjillt, porsi diali me t’atinë.
23Shpërej pra me dërguem juve këte përnjiherë, porsa të shof se si venë punët’ e mia.
24Edhe kam shpëresë mbë Zotinë, se edhe unë vetë kam me ardhunë shpeit.
25Por u kuitueshë se ashtë nevojë për me u dërguem juve Epafroditinë vëllan’ edhe punëtorin’ edhe ushtëtorinë shoqinë t’em, e apostullinë tuei, edhe shërbëtorin e nevojëse s’eme,
26sepse kishte mall për të gjithë ju, edhe i vinte keq, sepse ndëgjuetë se ishte sëmunë.
27Edhe për të vërtetë qe sëmunë afër për vdekë, por Perëndia e përdëlleu, edhe jo vetëm’ ate, por edhe mue, qi të mos kem idhënim përmbi idhënim.
28Përandai u dërgova juve ate me nxitim, qi të gëzohi kur ta shifni për-së-ri, edhe unë të kem ma pak idhënim.
29Pritnia pra mbë Zotinë me gjithë gëzim, edhe të tillë nierës t’i keni për nderë,
30sepse për punën’ e Krishtit u afrue deri mbë vdekë, edhe s’pat kujdes për jetën’ e vet, për me mbushunë qish u mengon juve prei punësë qi pata për me bam’ unë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.