1Le të qindrojë dashunia e vëllazënisë.
2Mos harroni dashunin’ e të huejëvet, sepse prei kësai disa pa marrë vesh pritnë engjuj ndë shtëpiat të veta.
3Kuitoni ata qi janë lidhunë, si të lidhunë bashkë me ata; ata qi hiekinë keq, sikur jeni edhe ju ndë korp.
4Martesa qoftë për nderë mbë të gjithë edhe shtrati i pandyem, por kurvarët’ e ndynësitë ka me i gjukuem Perëndia.
5Mëndyra juei le të jetë pa lakëmim argjandi, tue u mbastuem ato qi keni tashti, sepse ai ka thanë: “S’kam për me të lanë, as s’kam për me hiekunë dorë prei teje”.
6Përandai na të thomi me zemërë: “Zoti ashtë ndifmëtari em, edhe s’kam me drashunë, qish do të më bajë nieriu”.
7Kuitoni të parëtë tuei, të cillët’ u folnë juve fjalën’ e Perëndisë; ecëni mbas besës’ atyneve, tue vum’ ore të mbrapënën’ e jetës’ atyne qi shkojinë.
8Iesu Krishti asht’ ai vetë die edhe sot, edhe për gjithë jetët.
9Mos bihi andej e këndej prei qish do farë mësimesh të hueja, sepse ashtë mirë me u forcuem zemëra me hir, jo me të ngrana, të cillatë nuk’ u vëjeftnë gja atyneve qi ecënë mb’ato.
10Kemi nji therore, prei të cillësë s’kanë pushtet me ngran’ ata qi lutenë ndë tendët.
11Sepse atyne bagëtivet qi u bihetë gjaku mbrenda ndë shin-vendet prei krye-priftit për faje, këtyneve u digjenë korpënatë jashtë ushtërisë.
12Përandai edhe Iesui pësoi jashtë derësë, qi të shenjtënojë popullinë me gjakun’ e vet.
13Le të dalimë pra tek ai jashtë ushtërisë tue bartunë dhunën’ e ati.
14Sepse na s’kemi këtu nji qytet qi mbet përherë, por kërkoim’ ate qi ka me ardhunë.
15Me anë t’ati pra le të bijemë përherë te Perëndia kurban lavdimi, do me thanë “pemë buzësh” qi rrëfejën’ emënin’ e ati.
16Edhe mos harroni të bani mirë, e të bani piesë prei të miravet tueja, sepse këso kurbanesh’ i pëlqejënë Perëndisë.
17U ndëgjoni të parëvet tuei, edhe u ulni vetëhenë, sepse ata rrinë squtë për shpirtënat tuei, porsi ata qi kanë me dhanë fjalë, qi ta bajënë këte me gëzim, edhe jo tue fshamë, sepse këjo s’vëjen për ju.
18Fali për ne, sepse na u ka mbushunë mendia, se kemi ndërgjegjëje të mirë, tue dashunë të bihemi mirë mbë gjithë punët.
19Por ma tepër’ u lutem juve të bani këte, qi të këthehem shpeit te ju.
20Edhe Perëndia i paqtimit, i cilli pru për-së-ri prei së vdekunish barin’ e math të dhenvet me anë të gjakut dhiatësë pasosëme, Zotinë t’anë Iesu Krishtinë,
21u baftë të kullutë mbë qish do punë të mirë, qi të bani dashunimin’ e ati, tue punuem ndër ju ate qi asht’ e pëlqyeshime përpara ati, me anë të Iesu Krishtit, mb’atë qoftë lafti ndë jetët të jetëvet. Amen.
22Edhe u lutem juve, o vëllazën, duroni fjalën’ e mësimit, sepse u shkrova juve me pak fjalë.
23E dini se vëllai Timotheu u lishue prei burgut, bashkë me ate, ndë arthtë shpeit, kam me u pamë juve.
24U falni me shëndet gjithë të parëvet tuei, edhe gjithë shenjtënavet. U falenë me shëndet juve gjith’ ata qi janë kah Italia.
25Hiri qoftë me ju të gjithë. Amen.
(Letëra) mbë Hebrejt u shkrue kah Italia (edhe u dërgue me anë të Timotheut).
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.