Sbulesa 18 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XVIII.

1Edhe mbaskëndai pashë nji engjullë tue sdripunë prei qielli, qi kishte pushtet të math; edhe dheu u ndriçue prei lavdis’ ati.

2Edhe thërriti fort me za të math, e tha: “Ra, ra Babylona” e madhe, edhe u ba të ndenjunit’ e diajvet, edhe burgu i qish-do farë shpirti të ndytë, edhe burgu i qish-do farë shpende të ndytë, e të marrëme mëni,

3sepse gjithë kombetë pinë prei venësë zemërimit kurvënis’ asai, edhe rigat’ e dheut kurvënuenë bashkë me ate, edhe tregjetarët’ e dheut u banë të pasunë prei fuqisë dëshërimit asai.

4Edhe ndëgjova nji tietër za prei qielli qi thoshte: Delni prei asai, populli em, qi të mos keni piesë ndër fajet t’asai, edhe qi të mos merrni prei plagëvet asai,

5sepse fajet’ e asai e mbërrinë qysh mbë qiell, edhe Hyji kujtoi të paudhat’ e asai.

6Paguenia asai sikurse edhe ajo ua pagoi juve, edhe paguenia asai dy fijsh mbas punëvet asai; me ate potirinë qi qiti, qitnia dy fijsh.

7Sa lavdoi vetëvetëhenë edhe nxuer dëshëriminë, kaqi mundim e vajë epni asai, sepse thotë me zemërën’ e vet: Po rrij regjëneshë, edhe nukë jam e ve, edhe s’kam me bamë vajë.

8- Përandai nji ditë kanë për me i ardhunë plagët’ e asai, vdekë edhe vajë edhe zi buke; edhe ka me u diegunë ndë ziarrm, sepse Zoti Hyj qi gjukon ate asht’ i fortë.

9Edhe kanë me qjamë për ate, e kanë me u ndukunë për ate rigat’ e dheut, ata qi kurvënuen’ edhe nxuernë dëshëriminë bashkë me ate, kur të shofinë tymin’ e të diegunit asai,

10ndenjun’ ata prei së largu prei frikësë mundimit asai, tue thanë: Mier, mier qytet’ i math, Babylona, qytet’ i fortë, se gjyqi yt erdhi për nji orë.

11Edhe tregjetarët’ e dheut qjajën’ e bajënë vajë, se askushi s’u blen ma barrët’ e atyne:

12barrë ari e argjandi, e gurë të nderëshimish, e margaritarësh, e pëlhure të hollë, e porfyre, e mëndafshi, e të kuqeje, edhe qish-do dru thjine, e qish-do enë elefandinë, e qish-do enë prei druje të nderëshime, e rami, e hekuri, e mermeri,

13edhe kanellë, e qemna, e voj ere, e livan, e venë, e voj, e semidhallë, e grunë, edhe gja të gjalla, e dhen, e kual, e qerre, e shërbëtorë, e shpirtëna njerëzish.

14Edhe pemët’ e dëshërimit shpirtit t’yt iknë prei teje, edhe gjithë të majëmet’ e të shkëlqyeshimet’ iknë prei teje, edhe s’ke për me i gjetunë ma.

15Tregjetarët’ e këtyneve qi u banë të pasunë prei asai, kanë me ndenjunë prei së largu prei frikësë mundimit asai, tue qjam’ e tue bamë vajë,

16e tue thanë: Mier, mier qytet’ i math, qi ishte veshunë me vishnje e me porfyrë e me të kuq, edhe përaruem me ar e me gurë të nderëshim e me margaritarë, sepse për nji orë u shkretue kaqi gja.

17Edhe qish-do guvernor barke, edhe qish-do shumicë qi ashtë mbi barkët, e detarë, edhe gjithë sa punojënë detinë ndenjunë për së largu,

18edhe thërritshinë, kur shifshinë tymin’ e së diegëmes’ asai, tue thanë: Cilli qe porsi kyi qytet i math?

19Edhe hothnë pluhunë mbi krenët të vet, edhe thërritshinë tue qjam’ e tue bamë vajë, e thoshinë: Mier, mier qytet’ i math, qi nd’ate u banë të pasunë prei nderit asai gjith’ ata qi kishinë barka ndë det; për nji orë u shkretue.

20Gëzohu për ate, o qiell, edhe shenjtënit’ apostuj edhe profetënitë, sepse Hyji gjukoi gjyqinë tuei kundrë asai.

21Edhe nji engjull’ i fortë ngriti nji gur, porsa nji gur mullinë të math, edhe e hodhi në det, tue thanë: Kështu do të hidhetë me hof Babylona qytet’ i math, edhe s’ka me u gjetunë ma.

22Edhe za qitharorësh e musikorësh e fyllorësh e trumbetë-ranësish s’kanë me u ndëgjuem ma te ti; edhe qish-do mieshtër prei qish-do farë mieshtrie s’ka me u gjetunë ma te ti; edhe za mullini s’ka me u ndëgjuem ma te ti;

23edhe dritë kandili s’ka me ndritunë ma te ti; edhe za dhandërri e nuseje s’ka me u ndëgjuem ma te ti, sepse tregjetarët’ e tu ishinë të mëdhejt’ e dheut, sepse gjithë kombet’ u gënjyenë prei magjisë s’ate.

24Edhe nd’ate u gjet gjak profetënash, edhe shenjtënash, edhe gjith’ atyneve qi janë therunë mbë dhet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help