2 Korinthianët 12 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XII.

1Të mburrem për të vërtetë s’më bije mirë, sepse kam me ardhunë ndë të pame andërrash e ndë të sbulueme të Zotit.

2Dij nji nieri mbë Krishtinë para dy-mbë-dhetë vieç (a se me korp, s’e dij; a se jashtë korpit, s’e dij, Perëndia e di), se kyi nieri u rrëmbye deri mbë të tretinë qiell,

3edhe e dij të tillinë nieri (a se me korp, a se jashtë korpit, s’e dij, Perëndia e di),

4se u rrëmbye ndë paradis, edhe ndëgjoi fjalë të pafoluna me gojë, të cillatë s’mundetë me ia folunë nieriut.

5Për këte nieri kam me u mburrunë, por për vetëhenë t’eme s’kam me u mburrunë, veç për dobësinat e mia.

6Sepse ndë paça me u mburrunë, s’do të jemi i marrë, sepse kam me thanë të vërtetënë, por rrudhem, mos kuitojë kushi për mue ma tepërë prei asai qi më shef, a ma tepërë prei asai qi ndëgjon prei meje.

7Edhe qi të mbahem mbë të math për të sbuluemët, m’u dha nji hell ndë misht, engjulli Satan qi të më binte me shuplaka, qi të mos mbahem mbë të math.

8Për këte tri herë iu luta Zotit, qi të largohetë prei meje,

9edhe më tha: Mëjaft ashtë hiri em për tyi, sepse fuqia eme mbarohetë ndë dobësinë. Me gëzim të math pra kam me u mburrunë ma tepërë për dobësinat e mia, qi të rrijë tek unë fuqia e Krishtit.

10Përandai më ka anda dobësina, të shame, nevoja, të ndiekuna, shtrëngime për Krishtinë, sepse kur jam i dobë, atëherë jam i fortë.

11U bash i marrë tue u mburrunë; ju më shtrënguetë, sepse duhei unë me u rakumanduem prei jush, sepse mbë nji gja s’mbeta mbrapa prei ma të mëdhejvet apostuj, ndonëse s’jam gja.

12Shenjet’ e apostullit u punuenë ndër ju me qish do durim, me shenje e me mërekullia e me fuqia.

13Sepse mbë qish punë mbetët poshtë prei kishavet tiera, përveç se unë vetë nuk’ u bashë barrë juve; ma falni këte punë pa udhë.

14Qe e treta herë te jam gati për me ardhunë te ju, e nukë due me u bamë barrë juve, sepse s’kërkoj të tuejatë, por juve, sepse dielmtë s’kanë detyrë me mbëledhunë gja për përint, por përintë për dielmt.

15Por unë kam me prishunë me gëzim të math, edhe kam me u prishunë për shpirtënat tuei, ndonëse tue u dashunë juve ma tepërë, duhem ma pak.

16Por le të jetë kështu, unë s’u bashë barrë juve, por si dinak qi qeshë, u zuna juve me gënjim.

17Mos lakëmova gja prei jush me anë të ndonjianit prei atyneve qi dërgova te ju?

18Iu luta Titosë, edhe bashkë me ate dërgova vëllanë, mos lakëmoi gja prei jush Titua? Nuk’ ecëm na me ate shpirt? Nuk’ ecëm na me ato gjurma?

19Për-së-ri u duketë se u apimë fjalë juve? Flasimë përpara Perëndisë mbë Krishtinë, edhe të gjitha i baim’, o të dashunë, për të ndërtuemit tuei.

20Sepse kam frikë, druese kur të vij, nuk’ u gjej juve asish qi due, edhe ju s’më gjeni asi qi doni; druese janë ndër ju qarta, zmire, zemërime, të zana, të përfoluna keq, pishtëllime, të mbaituna me të math, të përzieme.

21Druese për-së-ri kur të vij te ju, ka me më përvumë Perëndia, edhe kam me bamë vajë për shumë vetë prei atyneve qi kanë fëjyem përpara, edhe s’u penduenë për puganësinën’ e për kurvënin’ e për ndynësinënë qi punuenë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help