1Edhe si shpëtuenë, atëherë e ngjofnë se ujdhësa quhetë Melitë.
2Edhe barbarëtë na pritnë shumë nierëzisht, sepse ndesnë ziarrm, e na muernë përmbrenda të gjithë, prei shiut qi binte, e prei të ftofëtit.
3Edhe Pauli kur mbëlodhi shumë krande, edhe i vuni ndë ziarrm, duel jashtë nji nepërkë prei të nxetit, e u ngjit mbas dorës’ ati.
4Edhe barbarëtë kur panë nepërkënë varë prei dorës’ ati, i thoshinë njiani tietërit: Për të vërtet kyi nieri ashtë gjaksuer, edhe ndonëse shpëtoi prei detit, por gjyqi i Perëndisë nuk’ e la me rruem.
5Por ai hodhi nepërkënë ndë ziarm, edhe nukë pësoi ndonji gja të keqe.
6Edhe ata prisinë se kishte për me u ajtun’ ai, a për me ranë për dhe befas i vdekunë, por mbassi pritnë shumë kohë, edhe shifinë se s’iu ba ndonji gja e keqe, ndërruenë mendienë, e thoshinë se ashtë perëndi.
7Edhe rreth ati vendi ishinë copa dheu të parit ujdhësit, qi quhei Publi, i cilli na priti, e na mbaiti ndë shtëpi miqësisht tri ditt.
8Edhe i ati i Publiut kishte ranë sëmunë prei ethesh e prei barkut keq, tek i cilli Pauli hyni, edhe u fal, edhe vuni duertë mbi ate, edhe e shëndoshi.
9Edhe si u ba këjo, edhe të tierëtë sa kishinë sëmunda ndë ujdhësë, vijinë tek ai edhe shëndosheshinë,
10të cillëtë na nderuenë me shumë nderë; edhe kur kishim për me ikunë, na dhan’ ato qi kishim nevojë.
11Edhe mbas tre muejsh ikëm me nji lundrë Aleksandrianë qi kishte dimënuem ndë ujdhësë, e cilla kishte shenjë Kastore e Polluke.
12Edhe si e mbërrim ndë Syrakusë, mbetëm atie tri ditt.
13Edhe prei andej tue ardhunë rreth, e mbërrim ndë Regi, edhe mbas nji ditë si fryni erë shiu, të dytënë ditë erdhëm ndë Puteolë;
14atie gjetëm vëllazën, të cillëtë na u lutnë me mbetunë për-an’ atyneve shtatë ditt; edhe kështu erdhëm ndë Romë.
15Edhe prei andej, vëllazënitë kur ndëgjuenë për ne, na duelnë përpara deri ndë Forë të Appiut, e ndë Tri Tavernat. Pauli kur pa ata, iu fal’ nders Perëndisë, edhe muer zemërë.
16Edhe kur erdhëm ndë Romë, urdhën-qindësi dha të lidhunitë n’dorë të parit ushtrisë, por Paulin’ e la të rrijë veç bashkë me ushtëtorinë qi e ruente.
17Edhe mbas tri ditsh Pauli thërriti të parët’ e Iudevet; edhe ata si u mbëlothnë, u thoshte atyne: O burra vëllazën, ndonëse unë s’kam bamë gja kundrë popullit, a kundrë zakonevet atënavet t’anë, më dhanë të lidhunë prei Ierusalemit ndë duert të Romanëvet.
18Të cillëtë si më gjukuenë, deshnë me më lishuem, sepse s’gjetnë ndonji punë për vdekë tek unë.
19Por Iudeitë mbassi flisinë kundrë, u shtrëngueshë të thërres mbë Kaisarinë, jo se kam gja për me përfolunë kombinë t’em.
20Për këte punë pra u thirra juve qi të u shof, edhe të u flas, sepse për punë të shpëresësë Israelit jam lidhunë me këte vark hekurash.
21Edhe ata i thanë: Na as letëra kemi marrë për tyi prei Iudesë, as ndonji prei vëllazënish erdhi e diftoi, a foli gja të keqe për tyi.
22Por duemë me ndëgjuem prei teje, qish ke ndër mend, sepse na e dimë, se gjithë-kundi flitetë keq për këte eresi.
23Edhe mbassi patnë vumë nji ditë për ate, erthnë shumë vetë tek ai atie ku kishte ranë; edhe ai u diftonte atyne mbëretënin’ e Perëndisë tue dhanë deshmi, edhe u mbushte mendien’ atyne për punët’ e Iesuit, prei ligjësë Moiseut edhe prei profetënash, çë ndë mëngjes e deri ndë mbramiet.
24Edhe disave u mbushei mendia për ato qi thoshte, e disa nukë zejinë besë.
25Edhe si nuk’ ishinë mbë nji fjalë njiani me tietrinë, ikinë, mbassi tha Pauli nji fjalë, se: Mirë foli Shpirti Shenjt me anë të profetit Isaisë tek atënit t’anë,
26tue thanë - “Shko te kyi popull, edhe thuei: Me ndëgjim keni me ndëgjuem, por s’keni me marrë vesht; edhe tue pamë do të shifni, por s’keni me pamë,
27sepse u trash zemëra e këti populli, edhe ndëgjuenë randë me veshët, edhe mbyllnë syt’ e vet, qi të mos shofinë ndonjiherë me syt, edhe të ndëgjojnë me veshët, edhe të marrinë vesht me zemërënë, edhe të këthehenë, qi t’i shëndosh”.
28Le të bahet’ e ditunë pra mbë ju, se shpëtimi i Perëndisë u dërgue mbë kombet, edhe ata kanë me e ndëgjuem.
29- Edhe si tha këto, Iudeitë iknë, tue u ngranë me shumë fjalë ndërmiet atyneve.
30Edhe Pauli mbeti atie dy viet plot ndë shtëpi të vet qi e kishte zanë me pagë, edhe priste gjith’ ata qi vijinë tek ai,
31tue predikuem mbëretënin’ e Perëndisë, edhe tue mësuem punët’ e Zotit Iesu-Krisht me çdo sy të çelë, e pa ndonji të ndalunë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.