1 Korinthianët 11 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XI.

1Bani si baj unë, sikurse edhe unë baj si Krishti.

2Edhe u lavdoj juve, o vëllazën, se më kuitoni mbë gjithë punët, edhe mbani porositë qi u lashë juve, sikurse ua dhashë juve.

3Edhe due ta dini ju, se kryet’ e qish do burri ashtë Krishti, edhe kryet’ e grues’ ashtë burri, edhe kryet’ e Krishtit ashtë Perëndia.

4Qish do burr kur të lutetë, a kur të profetizojë, ndë pastë mbuluem kryetë turpënon kryet’ e vet;

5edhe qish do grue kur të lutetë, a kur të profetizojë me krye të sbulutë, turpënon kryet’ e vet, sepse ashtë gjithënji sikur me pasunë rrueitunë kryetë.

6Sepse ndë mos u mbëloftë grueja, le të qethetë, por ndë ashtë turp për gruenë me u qethun’ a me u rrueitunë, le të mbulohetë,

7sepse burri nukë duhetë me mbuluem kryetë, sepse ashtë figure edhe laft i Perëndisë, por grueja ashtë laft i burrit;

8sepse burri nuk’ ashtë prei gruesë, por grueja prei burrit;

9sepse nuk’ u krijue burri për gruenë, por grueja për burrinë.

10Përandai grueja duhetë me pasunë pushtet mbi krye të vet për engjujt.

11Por as burri pa gruenë, as grueja pa burrinë janë mbë Zotinë.

12Sepse sikurse grueja ashtë prei burrit, kështu edhe burri ashtë me anë të gruesë, por të gjitha janë prei Perëndisë.

13Gjukoni ju ndër vetëhet tueja: i ka hie gruesë me iu falunë sbulutë Perëndisë?

14Apor as ajo natyra nuk’ u difton juve, se burri ndë pastë flokë të gjatë, ashtë turp për atë?

15Por grueja ndë pastë flokë të gjatë, ashtë laft për ate, sepse floku iu ka dhanë ndë vend të mbulesësë.

16Por ndë duketë kushi, se do me bamë qartë, na s’kemi të tillë zakon, as kishat’ e Perëndisë.

17Edhe tue porositunë këte, nukë lavdoj, se mbëlidhi jo për ma të mirënë, por për ma të keqenë.

18Sepse ma përpara kur mbëlidhi ju ndë kishët, ndëgjoj se janë shqerra ndërmiet jush, edhe mbë nji anë besoj.

19Sepse duhetë me qenun’ edhe eresia ndërmiet jush, për me u shpërfaqun’ ata qi janë të provueshim ndërmiet jush.

20Kur të mbëlidhi pra mbë nji vend, nuk’ ashtë për me ngranë darkën’ e Zotit,

21sepse mbë të ngranët gjithë-se-cilli merr përpara tietërit darkën’ e vet, edhe njianit i vien uni e tietëri asht’ i deitunë.

22Mos nukë keni shtëpia për me ngran’ e për me pimë? Apor s’e zini për gja kishën’ e Zotit, edhe turpënoni ata qi s’kanë? Qish t’u thom juve? T’u lavdoj për këte? Nuk’ u lavdoj.

23Sepse un’ e mora prei Zotit ate qi u dhash’ edhe juve, se Zoti Iesu mb’ate natë qi do të trathtohei, muer bukë,

24edhe si u fal ndersë theu, edhe tha: Merrni, e hani; kyi ashtë korpi em, qi thyhetë, për ju, këte bani për kuitiminë t’em.

25Por kështu edhe kupënë, mbassi kishte darkuem, tue thanë: Këjo kupë ashtë dhiata e re ndë gjakunë t’em; këte bani, sa herë të pini për kuitiminë t’em.

26Sepse sa herë të hani këte bukë, edhe të pini këte kupë, diftoni vdekën’ e Zotit, deri mb’ate kohë qi të vijë.

27Përandai ai qi të hajë këte bukë, a të pijë këte kupën’ e Zotit pa qenun’ i vëjefshim, ka me qenunë fajtuer i korpit edhe i gjakut Zotit.

28Por le të shikojë vetëvetëhenë nieriu, edhe kështu le të hajë prei asai bukësë, edhe le të pijë prei asai kupësë.

29Sepse ai qi ha e pi pa qenun’ i vëjefshim, ha e pi gjukim për dam për vetëvetëhenë, sepse nukë dan korpin’ e Zotit.

30Përandai janë shumë të dobë edhe të sëmunë ndër ju, edhe vdesinë mëjaftvetë.

31Sepse ndë shqyeishim vetëhetë t’ona, s’do të gjukoheshim,

32por kur gjukohemi, mundohemi prei Zotit, qi të mos gjukohemi për të keq bashkë me botënë.

33Përandai, o vëllazën, kur të mbëlidhi për me ngranë, pritni njiani tietërinë,

34por ndë i arth’ uni kuit, le të hajë ndë shtëpi, qi të mos mbëlidhi për me u gjukuem për dam. Edhe të tieratë kam me i vumë mbë rregullë, kur të vij.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help