Efesianët 5 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA V.

1Merrni mbrapa pra Perëndinë, si dielm të dashunë,

2edhe ecëni ndë dashuni, sikurse edhe Krishti na deshi, edhe dha vetëvetëhenë për ne dhunëti e kurban te Perëndia për erë të mirë.

3Edhe kurvëni, e qish do ndynësi, a lakëmim, as të mos qjuhetë ndër ju, sikurse duhetë mbë shenjtënit.

4Edhe turpëni e fjalë të marra a fjalë për gas, të cillatë s’kanë hie, por ma tepërë të falunë ndersë.

5Sepse këte e dini, se qish do kurvar, a ndynës, a lakëmues, i cilli asht’ idhullatër, s’ka trashigim ndë mbëretënit të Krishtit, e të Perëndisë.

6Askushi le të mos u gënjejë juve me fjalë të kota, sepse për këto punë vien zemërimi i Perëndisë mbë të bijt’ e të pabindëmesë.

7Mos kini piesë pra me ata.

8Sepse njiherë ishit’ errësinë, por tashti jeni dritë mbë Zotinë, ecëni si dielmt’ e dritësë

9(sepse pem’ e Shpirtit ashtë mbë qish do mirëni, e dreitëni, e vërtetëni),

10tue provuem qish asht’ e pëlqyeshime te Zoti.

11Edhe mos kini shoqëni bashkë me punët e errësinësë qi janë pa pemë, por ma tepër’ i qartoni.

12Sepse ato qi punohenë pshefazë prei atyneve, ashtë turp me i zan’ edhe me gojë.

13Por gjith’ ato punë qi janë për me u qartuem, shpërfaqenë prei dritësë,

14sepse qish do punë qi shpërfaqet’ ashtë dritë. Përandai thotë: Çohu ti qi fle, e ngreu prei së vdekunish, edhe Krishti ka me të ndritunë.

15Shikoni pra si të ecëni me kujdes, jo si të paditshim, por si të ditshim,

16tue shpërblemë kohënë, sepse dittë janë të këqia.

17Përandai mos bahi të marrë, por merrnia vesht qish ashtë dashunimi i Zotit.

18Mos dehi me venë, qi mb’ate ashtë plank-prishie, por mbushuni me Shpirtinë Shenjt,

19tue ligjëruem ndër vetëhenë tuei me psallmë, e me hymën, e me kankë shpirtënie, tue kënduem e tue psallunë ndë zemërët tuei mbë Zotinë,

20tue iu falunë ndersë përherë për të gjitha Perëndis’ edhe Atit mb’emënë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit.

21Tue iu përungjunë njiani tietërit me frikë të Perëndisë.

22Ju gratë, u përungji burravet tuei, porsi Zotit,

23sepse burri ashtë kryet’ e gruesë, sikurse edhe Krishti ashtë kryet’ e kishësë, edhe ai ashtë shëlbuesi i korpit.

24Por sikurse kisha i përungjetë Krishtit, kështu edhe gratë le t’u përungjenë burravet vet mbë qish do punë.

25Ju burratë, doni gratë tueja, sikurse edhe Krishti deshi kishënë, edhe dha vetëvetëhenë për ate,

26për me e shenjtënuem e për me u qiruem me të lamit’ e ujit me anë të fjalësë,

27qi ta nxierri përpara vetëvetëhesë kishë të lavdueshime, pa pasunë palavi, a rrudhë, a ndonji këso farë gjaje, por qi te jetë shenjte e faqe-bardhë.

28Kështu kanë detyrë burratë me dashunë grat’ e veta, porsi korpin’ e vet; ai qi do gruen’ e vet, do vetëvetëhenë.

29Sepse askushi ndonjiherë s’e muer mëni mishin’ e vet, por e ushqen edhe e ngrof, sikurse edhe Zoti kishënë.

30Sepse jemi anët’ e korpit ati, prei mishit ati, edhe prei eshtënavet ati.

31“Përandai nieriu ka me lanë t’atin’ edhe t’amënë, edhe ka me u ngjitunë mbas gruesë vet, edhe të dy kanë me qenunë nji mish”.

32Kyi myster asht’ i madh, por unë thom këte për Krishtin’ edhe për kishënë.

33Por edhe gjithë-se-cilli prei jush kështu le ta detë gruen’ e vet, edhe grueja le ta ketë frikë burrinë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help