Galatianët 3 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA III.

1O të marrë Galatianë, kush u muer mbë sy, për mos me u bintunë mbë të vërtetënë, qi përpara sysh tuei Iesu Krishti qe shkruem ndër ju i kryqëzuem?

2Veçe këte due me marrë vesht prei jush: Prei punës ligjës’ e muertë Shpirtinë, a prei së ndëgjuemesë besësë?

3Kaqi të marrë jeni? E filluetë me shpirt, tashti e mbaroni me mish?

4Kot pësuetë kaqi punë, ndë qoftë se vetëmë kot.

5Ai pra qi u ep juve Shpirtinë, edhe vepëron fuqia ndër ju, prei punës ligjës’ i ban këto, a prei së ndëgjuemesë besësë?

6Sikurse “Abrahami i besoi Perëndisë, edhe iu numërue për dreitëni”.

7Dinia pra, se ata qi janë prei besësë, këta janë të bijt’ e Abrahamit.

8Edhe shkronja tue pamë çë përpara, se Perëndia nxier kombetë të dreitë prei besësë, i dha za Abrahamit çë përpara: “Se gjithë kombetë kanë me u bekuem mbë tyi”.

9Përandai ata qi janë prei besësë kanë me u bekuem bashkë me besëtarin’ Abraham.

10Sepse ata qi janë prei punës ligjësë, janë ndënë mallëkim, sepse ashtë shkruem: “I mallëkuem ashtë cilli-do qi s’qindron mbë gjith’ ato qi janë shkruem ndë libër të ligjësë, për me i bam’ ato”.

11Edhe se askushi s’del i dreitë me anë të ligjësë përpara Perëndisë, ashtë shpërfaqunë, sepse i dreiti ka me rruem prei besësë;

12edhe ligja s’ashtë prei besësë, por “ai nieri qi ban ato, ka me rruem prei atyneve”.

13Krishti na shpërbleu prei mallëkimit ligjësë, mbassi u ba mallëkim për ne. (Sepse ashtë shkruem: “I mallëkuem ashtë cilli-do qi viretë mbi drut”.)

14Qi të vijë bekimi Abrahamit ndër kombet me anë të Iesu Krishtit, qi të marrinë të zotuemen’ e Shpirtit me anë të besësë.

15O vëllazën, si nieri flas, por edhe dhiatën’ e nieriut qi ashtë lidhunë, askushi s’e heth poshtë, a shton gja mb’ate.

16Edhe të zotuemet iu folnë Abrahamit edhe farës’ ati; nukë thotë: Edhe faravet, si për shumë, por si për nji, “Edhe farësë s’ate” qi ashtë Krishti.

17Edhe këte e thom, se dhiatënë qi qe lidhunë çë përpara prei Perëndisë mbë Krishtinë, ligja qi qe mbas katër qind e tri-dhetë vieç nuk’ e hedh poshtë, për me prishunë të zotuemenë.

18Sepse ndë qoftë trashigimi prei ligjësë, nuk’ashtë ma prei së zotuemesë, por Perëndia ia fali këte Abrahamit me anë të zotuemesë.

19Përse u dha pra ligja? U vu për punë të kapërcyemesë porosivet, deri sa të vinte ajo fara qi i qe zotuem, qi qe urdhënuem prei engjujsh n’dorë laimësi.

20Edhe laimësi s’asht i njianit vetëmë, por Perëndia ashtë nji.

21Ligja pra qenëka kundrë të zotuemevet Perëndisë? Qoftë lark! Sepse ndë ishte dhanë ligjë qi mundei me dhanë jetë, atëherë dreitënia kishte me qenunë për të vërtetë prei ligjësë,

22por shkronja i mbylli bashkë të gjitha ndënë fajinë, qi t’u epetë të zotuemitë prei besësë Iesu Krishtit atyneve qi besojnë.

23Edhe para se të vinte besa, ruheshim ndënë ligjë, mbyllunë mbrenda nd’ate besë qi kishte për me u sbuluem.

24Përandai ligja qe mieshtri ynë mbë Krishtinë, qi të dilim të dreitë prei besësë,

25por si erdhi besa, s’jemi ma ndënë mieshtër.

26Sepse të gjithë jeni të bijt’ e Perëndisë me anë të besësë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë,

27sepse sa jeni pagëzuem mbë Krishtinë, keni veshunë Krishtinë.

28Nuk’ ashtë ma Iude, as Grek; nuk’ ashtë ma shërbëtuer, as i lirë; nuk’ ashtë ma mashkull’ e femënë, sepse ju të gjithë jeni nji mbë Iesu Krishtinë.

29Edhe ndë qofshi ju të Krishtit, vallë jeni fara e Abrahamit, edhe trashigimtarë mbas të zotuemesë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help