Sbulesa 6 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA VI.

1Edhe pashë kur çeli Qengji njanënë bulë, edhe ndëgjova nji prei të katër shtasëvet qi thoshte, porsi za bumbullime: Eja edhe shif.

2Edhe pashë, edhe nje nji kal i bardhë; edhe ai qi rrinte mbi ate kishte nji hark, edhe iu dha nji kunorë, edhe duel mundës, edhe qi të mundi.

3Edhe kur çeli bulën’ e dytë, ndëgjova shtasën’ e dytë qi thoshte: Eja edhe shif.

4Edhe duel nji tietër kal i kuq; edhe ai qi rrinte mbi ate iu dha me ngritunë paqtiminë prei dheut, edhe të therinë njani tietërinë; edhe iu dha nji thik’ e madhe.

5Edhe kur çeli bulën’ e tretë, ndëgjova të tretënë shtasë qi thoshte: Eja edhe shif. Edhe pashë, edhe nje nji kal i zi, edhe ai qi rrinte mbi ate, kishte nji zygare ndë dorët të vet.

6Edhe ndëgjova nji za ndë miedis të katër shtasëvet qi thoshte: Nji Hu gruni për nji dinar, edhe tre huna elbi për nji dinar; edhe: Mos i ban dam vojit edhe venësë.

7Edhe kur çeli bulën’ e katërtë, ndëgjova zanin’ e të katërtësë shtasë qi thoshte: Eja edhe shif.

8Edhe pashë, edhe nje nji kal i gjelbëtë, edhe ai qi rrinte sipër ati, e kishte emëninë Vdekë, edhe Ferri e merrte mbrapa bashkë; edhe u dha atyneve pushtet përmbi të katërtën’ e dheut me vramë me shpatë e me zi buke e me vdekë, edhe me bishat’ e dheut.

9Edhe kur çeli bulën’ e pesëtë, pashë përposh theroresë shpirtënat’ e atyneve qi janë therunë për fjalën’ e Hyjit, edhe për ate deshminë qi kishinë.

10Edhe thërritshinë me za të math, tue thanë: Qysh kurë, o Zotënia i shenjtënueshim edhe i vërtetë, nukë gjukon edhe nukë merr shpagim për gjakunë t’anë prei atyneve qi rrinë mbë dhet?

11Edhe i dhanë gjithë-se-cillit stolia të bardha, edhe u than’ atyne të prahen’ edhe për pak kohë, qysh sa të mbushen’ edhe shërbëtorëtë shokët’ e atyne edhe vëllazënit’ e atyne, qi kanë për me u vramë sikurse edhe ata.

12Edhe pashë kur çeli bulën’ e gjashttë; edhe nje tek u ba nji dhe-lëkundie e madhe, edhe dielli u ba i zi porsi thes i leshtë, edhe hana u ba porsi gjak.

13Edhe yjet’ e qiellit ranë për dhe, porsi druja e fikut qi heth fiqt’ e papiekunë, kur tundetë prei erësë madhe.

14Edhe qielli u tërhoq “porsi letëra kur mpështilletë”, edhe qish-do mal e ujëdhës u tundnë prei vendevet vet.

15Edhe rigat e dheut, e njerëzit’ e mëdhej, e të pasunit’, e urdhën-mijësit’, e të fortëtë, edhe qish-do shërbëtuer, e qish-do i lirë mpëshefnë vetëvetëhenë ndëpër shpellat e ndëpër shkrepat e malevet,

16edhe u thoshinë malevet e shkrepavet: Bini mbi ne, edhe na mpëshifni prei faqes’ ati qi rri mbë shkampt, edhe prei zemërimit Qengjit,

17sepse erdhi dit’ e madhe e zemërimit ati, edhe cilli mundetë me qindruem?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help