MARKUT 15 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XV.

1Ende përnjiherë ndë natiet Krye-priftënitë bashkë me pleqt e me Shkruesit, ende gjithë bashkë-ndejtia banë këshille; ende si lithnë Iesunë, e prun’, ende e dhanë ndër durë të Pilatit.

2Ende Pilati e pyti: Ti je Mbëreti i Iudevet? Ende ai u përgjeq, e i tha: Ti po thu.

3Ende Krye-priftënit’ e përflisinë për shumë.

4Ende Pilati prap e pyti, tue thanë: Nukë përgjegje aspak? Shiko sa deshmi bajnë kundrë teje.

5Po Iesui nuk’ u përgjeq ma aspak, kaqi sa Pilati mërekullohei.

6Ende për ditë feste u lishonte atyne nji të lidhunë, cillinë të lypshin’ ata.

7Ende nji qi thohei Barabba, ishte lidhunë bashkë me shokët e vet qi kishinë ngritunë krye, të cillëtë kishinë bamë gjak mbë nji të ngritëme krye.

8Ende gjindëja gërthiti, e filloi me lypunë, tue bamë po sikurë bante përherë mb’ata.

9Ende Pilati u përgjeq atyne, tue thanë: Doni t’u lishoj juve Mbëretin’ e Iudevet?

10- Sepse e dinte se Krye-priftënit’ e kishinë dhanë ndër durë për zmir.

11Po Krye-priftënitë shtynë gjindëjenë me lypunë ma tepërë t’u lishojë atyne Barabbanë.

12Ende Pilati u përgjeq prap, e u tha atyne: Qish doni pra ta baj këte qi i thoni Mbëret’ i Iudevet?

13Ende ata prap bërtitnë: Kryqëzoje.

14Ende Pilati u tha atyne: Përse, qish të keq ka bamë? Po ata ma tepërë bërtitnë: Kryqëzoje.

15Ende Pilati mbassi deshi me i bamë zemrënë gjindëjesë, u lishoi Barabanë, ende Iesun’ e dha ndër durë për me u kryqëzumë, mbassi e rrafi ndë fallake.

16Atëherë ushtëtorët’ e prunë përmbrenda avllisë, qi ashtë Vend i gjukatësë, ende thërresinë bashkë gjithë tubën’ e ushtëtorëvet.

17Ende i veshinë nji petk të kuq, ende gërshetunë nji kunorë drizash, e ia vunë rreth kresë,

18ende fillunë me e përshëndetunë, tue thanë: Falemi, Mbëret’ i Iudevet!

19Ende i bijinë kresë me kallam, ende e mpështyjinë ndër sy, ende i bijinë mbë gjunjë, ende e adhurojinë.

20Edhe si e përqeshnë, i sveshnë petkun’ e kuq, ende i veshnë petkat’ e ati, ende e prunë jashtë për me e kryqëzumë.

21Ende zan’ angari, për me ngritunë kryqin’ e ati, nji farë Symon Kyreneas, të i atin’ e Aleksandrit ende Rufit, qi shkonte aty dreiti, tue ardhunë prei arësë.

22Ende e bijenë ndë vend Golgotha, qi ajo këthymë, do me thanë: Vend i kresë.

23Ende i epinë me pimë venë përzimë me mirrë, po ai nuk’ e mur.

24Ende si e kryqëzuenë, danë petkat’ e ati, tue shtimë shortë mb’ato, qish të marri gjithë-se-cilli.

25Ende ishte ora tri, ende e kryqëzunë.

26Ende përmbi-shkronja e punës’ ati ishte përmbi-shkrumë: MBËRETI I IUDEVET.

27Ende bashkë me atë kryqëzunë dy kusarë; nji prei së diathtësë, e nji prei së mangjëtës’ ati.

28Ende u mbush shkronja qi thotë: “Ende u numëru bashkë me të paligjët”.

29Ende ata qi shkojin’ aty dreiti e neminë, tue tundunë krenët’ e vet, e tue thanë: Ua, ti qi prish tempullin’, ende për tri ditt e ndërton,

30shpëto vetëvetëhenë, ende sdryp prei kryqit.

31Kështu ende Krye-priftënitë lujshinë njiani me tietrinë bashkë me Shkruisit, e thoshinë: Të tierë shpëtoi, vetëvetëhenë s’mundetë me e shpëtumë.

32Krishti Mbëreti i Israelit le të sdrypi ndashti prei kryqit, qi të shofimë, ende të mbesojmë. Ende ata qi ishinë kryqëzumë bashkë me ate e shajinë.

33Ende kur u ba ora gjashtë, u ba nji errësinë mbë gjithë dhenë, ngjer mbë nand’ orë.

34Ende mbë të nandën’ orë Iesui bërtiti me za të math, tue than’: “Eloi, Eloi, lamma sabahthani?” qi ajo, këthymë, do me thanë: “Perëndia em, Perëndia em, përse hoqe dorë prei meje?”

35Ende disa prei asish qi ishinë tue ndenjun aty, kur ndëgjunë, thoshinë: Ngje ke po thërret Elinë.

36Ende nji u turr, e mbushi nji shpuzë me uthëllë, ende e vuni mbë nji kallam, e i dha me pimë, tue thanë: Leni, le të shofimë pale vien Elia me e sdrypunë.

37Ende Iesui lishoi nji za të math, ende dha shpirtinë.

38Ende kurtina e tempullit u shqy mbë dy, prei së nalti ngjer poshtë.

39Ende qindori qi ishte ndenjunë kundruell ati, kur pa se tue bërtitunë kështu dha shpirtinë, tha: Me të vërtet kyi nieri paska qenë Bir Perëndie.

40Ishin’ ende gra tue vum’ ore për së largu, ndër ato ishte ende Maria Magdalena, ende Maria e ama Iakobit vogël’ ende Ioseut, ende Saloma,

41(të cillat’ ende kur ishte ndë Galile, e merrinë mbrapa, ende i shërbejinë), ende shumë të tiera qi patnë hypunë bashkë me ate ndë Ierusalem.

42Ende ndashti si u ngrys (sepse ishte e prende, do me thanë, para së shëtunësë),

43erdhi Iosefi qi ishte prei Arimathesë, gjukatës i ndershim, qi ende ai priste mbëretënin’ e Perëndisë, kuxoi, e hyni ke Pilati, ende lypi korpin’ e Iesuit.

44Ende Pilati u mërekullu ndë qoftë se kishte vdekun’ ai ndashti; ende thërriti për-anë qindorin’, ende e pyti ndë qoftë se ka kohë qi vdiq.

45Ende si mur vesht prei qindorit, i fali korpinë Iosefit.

46Ende kyi bleu pëlhurë, ende e sdrypi, ende e mpështull me pëlhurënë, ende e vuni ndë nji vorr, qi e kishte latumë prei nji shkambi të gurit, ende rrokulleu nji gur mbi derët të vorrit.

47Ende Maria Magdalena, ende Maria e ama e Ioseit vejin’ ore ku po vihetë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help