1Edhe si shkuenë ndëpër Amfipolë e ndëpër Apolloni, erthnë ndë Thessalonikë, atie ku ishte synagoga e Iudevet.
2Edhe Pauli, sikurse e kishte zakon, hyni tek ata, edhe tri të shëtuna fliste me ata mbi shkronjat,
3tue përhapun’ e tue diftuem, se Krishti duhei me pësuem e me u ngjallunë prei së vdekunish, edhe se kyi Iesui ashtë Krishti, qi u predikoj juve unë,
4Edhe disa prei atyneve besuenë, edhe u poqnë me Paulin’ edhe me Silenë; edhe shumë shumicë prei besëtarëvet Grekëvet, edhe prei gravet para jo pak veta.
5Por ata Iudeitë qi nukë besuen’ u zmiruenë, edhe muernë me vetëhe disa nierës të këqi prei rrugash tregut, edhe mbëlothnë gjindëjenë, edhe përzijinë qytetinë; edhe u turrnë ndë shtëpit të Iasonit, e kërkojin’ ata me i prumë te populli.
6Por mbassi s’i gjetnë, tërhoqnë Iasonin’ edhe disa vëllazën te të parët’ e qytetit, tue bërtitunë, se: Këta qi këthejnë përmbys botënë kan’ ardhun’ edhe këtu;
7të cillëtë Iasoni i priti ndë shtëpi; edhe këta të gjithë punojnë kundrë urdhënimevet Kaisarit, tue thanë, se ashtë nji tietër mbëret, Iesui.
8Edhe përzinë gjindëjen’ edhe të parët’ e qytetit, kur ndëgjuenë këto fjalë.
9Edhe si u banë dorë-zanës Iasoni edhe të tierëtë, i lishuenë.
10Edhe vëllazënitë përnjiherë dërguenë jashtë Paulinë edhe Silënë natënë ndë Bere, të cillëtë kur erthnë aty, votnë ndë synagogët të Iudevet.
11Edhe këta ishinë ma fisnikë se ata ndë Thessalonikë, sepse pritnë fjalënë me gjithë zemërë, tue shikuem përditë shkronjatë, ndë qofshinë kështu këto punë.
12Shumë vetë prei atyneve pra besuenë, edhe prei gravet nderëshime të Grekëvet, edhe prei burravet jo pak vetë.
13Por ata Iudeitë qi ishinë prei Thesaloniket kur muernë vesht se u predikue fjala e Perëndisë prei Paulit edhe ndë Bere, erthnë edhe atie tue tundunë gjindëjenë.
14Edhe vëllazënit’ atëherë dërguenë jashtë përnjiherë Paulinë me votunë deri ndë det, por Sila edhe Timotheu mbetnë atie.
15Edhe ata qi përcuellnë Paulinë, e prunë deri ndë Athinë; edhe si muernë porosi për Silën’ e për Timothenë, qi të vinë sa ma shpeit tek ai, iknë.
16Edhe Pauli kur ishte tue pritun’ ata ndë Athinë, i nxehei shpirti ndë vetëhe, sepse shifte qytetinë plot me idhuj.
17Fliste pra ndë Synagogët me Iudeit, edhe me besëtarët, edhe ndë treg ditë për ditë me ata qi haste.
18Atëherë disa filosofë prei Epikurianëvet e prei Stoikëvet haheshinë me fjalë me atë; edhe disa thoshinë: Vallë qish do me thanë kyi nieri qi shpërdanë fjalë? Edhe disa të tierë thoshinë: Duketë se ashtë za-dhanës perëndinash të huej, sepse u predikonte atyne Iesunë, edhe të ngjallunitë.
19Edhe ata e zunë, edhe e prunë tek Areopagu, tue thanë: Mundemi me marrë vesht, qish ashtë kyi mësim i ri qi flitetë prei teje?
20Sepse na bije disa punë të hueja ndë veshët t’anë; duemë pra me marrë vesht, qish do me qenunë këto.
21- Sepse gjith’ Athinasit’ edhe të huejtë qi rrijin’ atie, nukë shkojinë kohënë mbë tietër punë, por qish me than’ e me ndëgjuem ndonji fjalë të re.
22Atëherë Pauli qindroi ndë miedis të Areopagut, e tha: O burra Athineas, mbë gjithë punët u shof juve se jeni tepërë perëndi-lutësa.
23Sepse tue shkuem e tue vum’ ore vendet’ e lutiesë tuei, gjeta edhe nji altar, qi ishte shkruem përmbi ate: MBË TË PANGJOFUNINË PERËNDI. Ate pra qi ju nuk e ngjifni edhe i luteni, këte po u diftoj juve unë.
24Perëndia qi bani botën’ edhe gjith’ ato qi janë nd’ate, kyi tue qenunë Zoti i qiellit edhe i dheut, nukë rri ndër tempuj qi janë bamë me duer,
25as s’ka nevojë për ndonji gja me i shërbyem nierëzitë me duer, sepse ai u ep të gjithëve jetë, edhe frymë, edhe të gjitha.
26Edhe bani gjithë kombet’ e nierëzëvet prei nji gjaku, qi të rrinë mbi gjithë faqen’ e dheut, edhe urdhënoi kohënatë qi i ka vumë ndë rregullë çë përpara, edhe synoret’ e së ndenjëmes’ atyneve;
27qi të kërkojnë Zotinë, druese mundenë me e prekun’ edhe me e gjetunë; ndonëse ai s’ashtë lark gjithë-se-cilli prei nesh,
28sepse nd’ate rrojmë, edhe livisimë, edhe jemi; sikurse disa prei poetënavet tuei kanë thanë: “Se jemi edhe fara e ati”.
29Tue qenunë pra fara e Perëndisë, nukë duhetë të kujtojmë se Perëndia përgjahetë me ar e me argjand e me gur, latuem prei mieshtrisë e prei mendiesë nieriut.
30Perëndia pra nukë vuni ore me sy kohënat’ e së paditëmesë, por tashti porosit gjithë nierëzitë mbë çdo vend të pendohenë,
31sepse vuni nji ditë, ndë të cillënë ka për me gjukuem botënë me dreitëni me anë të nji nieriu qi e ka urdhënuem për këte punë, edhe për këte nieri dha besë mbë të gjithë, kur e ngjalli prei së vdekunish.
32Edhe ata kur ndëgjuenë të ngjallunë së vdekunish, disa e përqeshinë, e disa të tierë thanë: Kemi me të ndëgjuem për-së-ri për këte punë.
33Edhe kështu Pauli duel prei miedizit atyneve.
34Edhe disa burra iu ngjitnë, edhe besuenë; ndër ata ishte Dionys Areopagiti, edhe nji grue qi quhei Damarisë, edhe të tierë bashkë me ata.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.