1Edhe tashti, o vëllazën, u diftoj juve ungjillinë qi ungjillëzova juve, të cillin’ edhe e muertë, edhe qindroni mb’ate,
2edhe shpëtohi me anë t’ati, ndë e mbaitshi fjalënë, sikurse ua ungjillëzova juve, veç ndë paçi besuem kot.
3Sepse un’ u dhashë juve ma pari ate qi mora edhe unë, se Krishti vdiq për fajet t’ona, mbas shkronjash;
4edhe se u vorrue, edhe se u ngjall të tretënë ditë, mbas shkronjash;
5edhe se iu duk Kefait, mbasandai të dy-mbë-dhetëvet;
6mbasandai u duk sipër mbë pesë qind vëllazën me nji herë, edhe prei asish ma të shumëtë rrojnë deri sot, e disa kanë vdekunë;
7mbasandai iu duk Iakobit, mbasandaj gjith’ apostujvet;
8edhe së mbrapëni të gjithëve m’u duk edhe mue, porsi mbë të tremunë.
9Sepse unë jam ma i vogëli i apostujvet, qi s’jam i zoti me u queitun’ apostull, sepse ndoqa kishën’ e Perëndisë.
10Por me hirin’ e Perëndisë jam qish jam, edhe hiri i ati qi u dha mbë mue, nuk’ u ba i kotë, por u mundueshë ma tepërë se ata të gjithë, por jo unë, por hiri i Perëndisë qi ashtë bashkë me mue.
11A unë pra, a ata, kështu predikoimë, edhe kështu besuetë.
12Edhe ndë predikohetë Krishti se u ngjall se vdekunish, si disa vetë ndër ju thonë, se s’ashtë të ngjallunë së vdekunish?
13Edhe ndë mos qoftë të ngjallunë së vdekunish, as Krishti nuk’ u ngjall;
14edhe ndë mos u ngjall Krishti, vallë predikimi ynë asht’i kotë, edhe besa juei asht’ e kotë.
15Edhe u gjetëkëshim edhe deshmitar-rrenësit’ e Perëndisë, sepse deshmuem për Perëndinë, se ngjalli Krishtinë, të cillinë s’e pasëka ngjallunë, ndë qoftë kështu se nukë ngjallenë të vdekunitë.
16Sepse ndë mos ngjallenë të vdekunë, as Krishti nuk’ u ngjall,
17por ndë mos u ngjall Krishti, besa juei asht’ e kotë, edhe jeni por ndë fajet tueja;
18vall’ edhe ata qi vdiqnë mbë Krishtinë, u vdornë.
19Ndë shpërefshim mbë Krishtinë veç mbë këte jetë, jemi ma të mjerë se gjithë nierëzitë.
20Por tashti Krishti u ngjall së vdekunish, edhe u ba pem’ e parë e atyneve qi kanë vdekunë.
21Sepse sikurse vdeka erdhi prei nieriut, kështu edhe të ngjallunitë së vdekunish erdhi prei nieriut.
22Sepse sikundrë të gjithë vdesinë mb’Adaminë, kështu edhe të gjithë kanë me marrë jetë mbë Krishtinë.
23Por gjithë-se-cilli ndë rregullë të vet: Krishti ashtë pem’ e parë, mbasandai sa janë të Krishtit mbë të ardhunit t’ati për së dyti;
24mbasandai ka me qenun’ e nbrapëna, kur t’api mbëretëninë n’dorë të Perëndisë edhe Atit, kur të prishi qish do parësi e qish do pushtet e fuqi.
25Sepse duhetë të mbëretënojë ai, deri sa të vejë gjith’ anëmiqtë ndënë kambët t’ati.
26I mbrapëni anëmik qi do të prishetë ashtë vdeka.
27Sepse “të gjitha i vuni poshtë ndënë kambët t’ati”; edhe kur të thotë, se “të gjitha janë vumë poshtë”, mirretë vesht se veç ati qi ia vuni poshtë të gjitha.
28Edhe kur t’i ulinë kryetë ati të gjitha, atëherë edhe ai biri vetë ka me i ulunë kryetë ati qi ia vuni poshtë të gjitha, qi të jetë Perëndia të gjitha mbë të gjithë.
29Sepse qish kanë me bam’ ata qi janë pagëzuem për të vdekunit? Ndë qoftë se për të vërtetë nukë ngjallenë të vdekunitë, përse pagëzohenë pra për të vdekunit?
30Përse rrezikoim’ edhe na për gjith’ orë?
31Përditë vdes, baj be për lavdiminë tuei qi kam mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë.
32Me folunë si nieri, ndë luftova me bisha ndë Efesë, qish më vëjefti, ndë mos u ngjallshinë të vdekunitë? “Le të ham’ e le të pimë, sepse nesër vdesimë”.
33Mos gënjehi, sepse “ligjëratat’ e këqia prishinë zakonet’ e mira”.
34Çohi dreitë, e mos fëjeni, sepse disa vetë nuk’ e ngjofnë Perëndinë, për turp tuei po ua thom këte.
35Por ka me thanë kushi: Si ngjallenë të vdekunitë? Edhe me qish farë korpi vinë?
36O nieri i pamend, ate qi mbiell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë;
37edhe ate qi mbiell, nukë mbiell ate korpinë qi do të bahetë, por nji koqe gruni të sveshunë, ndë qoftë, a ndonji tietër farë.
38Por Perëndia i ep korp si të detë, edhe gjithë-se-cillësë farë korpin’ e vet.
39Qish do korp nuk’ ashtë nji korp, por tietër ashtë korp nierëzish, e tietër korp bagëtish, e tietër peshqish, e tietër shpendësh.
40 Jan’ edhe korpëna qielli, edhe korpëna dheu, por tietër ashtë lafti i atyneve të qiellit, e tietër i atyneve të dheut.
41Tietër ashtë lafti i diellit, e tietër lafti i hanësë, e tietër lafti i yjevet, sepse ylli prei yllit dan ndë laft.
42Kështu edhe të ngjallunitë prei së vdekunish: mbilletë ndë prishëje, e çohetë ndë pa-prishëje;
43mbilletë ndë panderëni, e çohetë ndë laft; mbilletë ndë ligështi, e çohetë ndë fuqi;
44mbilletë korp fryme, e çohetë korp shpirti; ashtë korp fryme, edhe ashtë korp shpirti.
45Kështu asht’ edhe shkruem: I pari nieri Adam “qe bamë frym’ e gjallë”, i mbrapëni Adam, shpirt qi ep jetë.
46Edhe nuk’ u ba ma parë ajo e shpirtit, por ajo e frymësë, mbasandai ajo e shpirtit.
47Nieriu i parë ashtë prei dheut, i baltësë; nieriu i dytë ashtë Zoti prei qielli.
48Si asht’ i baltti, kësish jan’ edhe të balttëtë, edhe si ashtë qiellori, kësish jan’ edhe qiellorëtë;
49edhe sikurse veshëm figuren’ e të balttit, kemi me veshun’ figuren’ e qiellorit.
50Edhe këte e thom, o vëllazën, se mish edhe gjak s’mundetë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë, as prishëja trashigon paprishëjenë.
51Qe te po u thom juve nji mpshefësinë: Të gjithë s’kemi me vdekunë, por të gjithë kemi me u ndërruem përnjiherë,
52sa çel e mbyll sytë, ndë trumbetë të mbrapëme, sepse ka me ranë trumbeta, edhe të vdekunitë kanë me u ngjallunë të paprishunë, edhe na kemi me u ndërruem.
53Sepse kyi korp qi prishetë duhetë me veshunë paprishëjenë, edhe kyi korp qi vdes duhetë me veshunë pavdekënë.
54Edhe kyi korp qi prishetë kur të veshi paprishëjenë, edhe kyi korp qi vdes kur të veshi pavdekënë, atëherë ka me u bamë fjala qi ashtë shkruem: “U përpi vdeka prei fittoresë”.
55“Ku asht’, o vdekë, thumbi yt, ku asht’, o vorr, fittoreja jote?”
56Edhe thumbi i vdekës’ ashtë faji, edhe fuqia e fajit ashtë ligja.
57Por falemi ndersë Perëndisë qi na dha fittorenë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
58Përandai, o vëllazënit’ e mi të dashunë, qindroni, e mos tundi, tue tepëruem përherë ndë punë të Zotit, sepse e dini se mundimi juei s’asht’ i kotë mbë Zotinë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.