Filippianët 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Pauli edhe Timotheu, shërbëtorët’ e Iesu Krishtit, mbë gjithë shenjtënit mbë Iesu Krishtinë qi janë ndë Filippe bashkë me episkopët e me xhakonat:

2 qoftë mbë ju hir edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.

3I falem ndersë Perëndisë t’em gjithë sa herë u kuitoj juve,

4përherë edhe mbë gjithë lutëjenë t’eme lutem me gëzim për gjithë ju,

5për piesënë tuei qi keni mbë ungjillinë, çë prei së parësë ditë, deri tashti,

6sepse m’u ka mbushunë mendia për këte, se ai qi filloi mbë ju me bamë punë të mirë, ka me e mbaruem, deri mbë ditë të Iesu Krishtit.

7Sikurse ashtë me udhë tek unë të kem ndër mend këte për gjithë ju, sepse u kam ndë zemërë t’eme, edhe ju të gjithë jeni edhe ndë të lidhunat e mia, edhe ndë të dhanënë fjalë, edhe ndë të vërtetuemen’ e ungjillit, piesëtarë shokët’ e mi ndë hirt,

8sepse deshmitari em ashtë Perëndia, se fort mall kam për gjithë ju ndë zemërë të Iesu Krishtit;

9edhe për këte falem për me tepruem dashunia juei edhe ma shumë e ma shumë ndë të ngjofun’ e ndë qish do të ndime,

10qi të shqyeni ju ato qi dajnë njiana prei tietëret, edhe të jeni zemër-këthiellët’ e të pa-rrëshqitunë deri ndë ditë të Krishtit,

11plot me pemë dreitënie qi janë me anë të Iesu Krishtit, për laft e për nderë të Perëndisë.

12Edhe due ta dini, o vëllazën, se sa punë gjaitnë tek unë, sa shumë shkuenë mbarë për ungjillinë,

13kaqi sa duelnë për faqe të lidhunat’ e mia për Krishtinë mbë gjithë pretorin’ e mbë gjithë të tierët;

14edhe ma të shumët’ e vëllazënavet mbë Zotinë tue shpëryem mbë të lidhunat e mia, ma tepërë kucojnë me folunë fjalënë pa frikë.

15Disa prei zmirit e prei qartësë, edhe disa prei dashunisë predikojnë Krishtinë.

16Ata pra predikojnë Krishtinë prei zmirit, jo me zemërë të këthiellëtë, sepse kuitojnë se bijen’ acërim mbë të lidhunat e mia,

17e këta prei dashunisë, sepse e dinë se gjindem për me dhanë fjalë për ungjillinë.

18Por qish ashtë? Veçe me qish do mëndyrë, a me shkak, a me të vërtetë, Krishti predikohetë; edhe për këte gëzohem, por edhe kam për me u gëzuem.

19Sepse e dij, se këjo ka për me më dalunë për shpëtim me anë të lutëjesë tuei, edhe me anë të ndifmësë Shpirtit Iesu Krishtit,

20mbas së pritëmesë pa durim, edhe mbas shpëresësë s’eme, se s’kam për me u turpënuem as për ndonji gja, por ndër sy të gjithëve, sikurse përherë, edhe tashti ka me u madhënuem Krishti ndë korpt t’em, a prei së rruemesë, a prei vdekësë.

21Sepse e rruemëja tek un’ashtë Krishti, edhe vdeka fitim.

22Por ndë rrofsha ndë korp, këjo ban pemë pune tek unë, edhe qish me sgjedhunë, nukë dij,

23sepse shtrëngohem prei së dyjash, dëshërimin’ e kam me ikunë, edhe me qenunë bashkë me Krishtinë, sepse ashtë shumë ma mirë,

24por qi të mbes ndë misht, ashtë ma e nevojëshime për ju.

25Edhe këte e dij tue shpëryem, se kam me mbetun’ e kam me qindruem bashkë me gjithë ju, për mbarësinë tuei edhe për gëzimin’ e besësë,

26qi të tepërojë prei mejet të mbushunitë tuei mbë Iesu Krishtinë, prei së ardhëmesë s’eme për-së-ri te ju.

27Veçe të biheni sikurse vëjen për ungjillin’ e Krishtit, qi të ndëgjoj për ju, a kur të vij e t’u shof juve, a për së largut kur s’jam, se qindroni me nji frymë, tue luftuem me nji shpirt për besën’ e ungjillit;

28edhe të mos tremi as për ndonji punë prei atyneve qi rrinë kundrë, qi ajo difton të hupunit’ e atyneve për ata, e për ju shpëtim, edhe këjo prei Perëndisë,

29sepse mbë ju ashtë falunë këjo për Krishtinë, jo vetëmë qi t’i besoni ati, por edhe të pësoni për ate,

30tue pasunë ate luftënë qi patë mbë mue, edhe qi ndëgjoni tashti se ashtë mbë mue.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help