Galatianët 5 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA V.

1Qindroni pra nd’ate të lirëtë qi na liroi Krishti, edhe mos hyni për-së-ri ndë sgjedhë të shërbëtyrësë.

2Qe unë Pauli po u thom juve, se ndë u rreth-prefshi, Krishti s’u vëjen asgja.

3Edhe ap deshmi për-së-ri mbë qish do nieri qi ashtë rreth-premë, se ashtë detuer me mbaitunë gjithë ligjënë.

4U datë prei Krishtit, ju qi dilni të dreitë me anë të ligjësë, ratë poshtë prei hirit.

5Sepse na me anë të Shpirtit presimë për shpëresën’ e së lirësë prei besësë.

6Sepse mbë Iesu Krishtin’ as rreth-presëja ka ndonji fuqi, as parreth-presëja, por besa qi vepron me anë të dashunisë.

7Ecitë mirë; kush u përmbaiti juve për mos me u bindunë mbë të vërtetënë?

8Këta të bindunë nuk’ashtë prei ati qi u thërret juve.

9Pakëzë brumë mbrum gjithë të mbrumunitë.

10Unë kam shpëresë mbë ju me anë të Zotit, se s’do të keni ndër mend tietërë gja, por ai qi u përzien juve ka me bartunë gjukiminë, cilli-do me qenunë.

11Edhe un’, o vëllazën, ndë predikofsha edhe ma rreth-presëje, përse ndiqen ma? Vall’ u çart shkandulli i kryqit.

12Makarë të këputeshinë copash ata qi u përziejnë juve?

13Sepse ju, o vëllazën, u thërritët mbë të lirëtë, veçe mos e bani të lirëtë për shkak të mishit, por me anë të dashunisë i shërbeni njiani tietërit.

14Sepse gjithë ligja mbushetë me nji fjalë, ndë këte: “Të dueshë të afërinë tand si vetëhenë tande”.

15Por ndë kapshofshi e ndë hangërshi njiani tietërinë, shikoni mos hupni njiani prei tietërit.

16Thom pra: Ecëni mbas shpirtit, edhe mos i bani dëshëriminë mishit.

17Sepse mishi dëshëron kundrë shpirtit, e shpirti kundrë mishit; edhe këto janë kundrë njiana tietërësë, përandai mos bani ato qi doni.

18Por nd’ecëni mbas shpirtit, s’jeni ndënë ligjë.

19Edhe punët’ e mishit janë të shpërfaquna, të cillatë janë forniki, kurvëni, puganësi, ndynësi,

20idhullatri, magji, anëmiqësi, qarta, zëlia, zemërime, të zana, të dame, eresia,

21zmire, vrasëje, të deituna, lodrëti, edhe kësosh si këto; për ato po u thom juve ma pari, sikurse edhe u thashë ma pari, se ata qi punojnë këso punësh s’kanë me trashiguem mbëretëni Perëndie.

22Por pema e Shpirtit ashtë dashuni, gëzim, paqtim, zemërë të gjanë, amblësinë, mirëni, besë, butësinë, të përmbaitunë vetëhenë;

23kundrë këtyneve s’ashtë ligjë.

24Edhe ata qi janë të Krishtit kanë kryqëzuem mishinë bashkë me të pësuemet e me dëshërimet.

25Ndë rrofshim mbas Shpirtit, le t’ecimë edhe mbas Shpirtit.

26Le të mos kërkoimë laft të kotë, tue shtymë niani tietërinë, tue pasunë zmir niani tietërinë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help