1 Pietër 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Mbassi pësoi pra Krishti ndë misht për ne, armatisi edhe ju me ate mendim, sepse ai qi pësoi ndë misht, pushoi prei fajit,

2qi ta shkojë jetën’ e mbaskëndaishime ndë misht, jo ma ndë dëshërime nierëzish, por ndë dashunim të Perëndisë.

3Sepse miaft ashtë për ne koha e jetësë t’onë qi shkoi, se punuem dashunimin’ e kombevet, tue ecunë ndë ndynësina, ndë dëshërime, ndë të deitunë, ndë lodërti, ndë të pime, edhe ndë lutëje idhujsh të paudhë.

4Edhe përandai u vien mërekulli, se nuk’ ecëni bashkë me ata mb’ate vërshimin’ e plang-prishëjesë, edhe u neminë,

5të cillëtë kanë me i dhanë fjalë ati qi ashtë gati me gjukuem të gjall’ e të vdekunë.

6Sepse për këte punë u ungjillëzue ungjilli edhe mbë të vdekunit, qi të gjukohenë si nierëzitë ndë misht, e të rrojënë ndë shpirt, si don Perëndia.

7Edhe e mbrapëna e të gjithave u afrue: urtësohi pra, e rrini squtë ndë të falunat.

8Edhe mbë të gjitha të doni fort njiani tietërinë, sepse: “dashunia ka me mbuluem shumicë fajesh”.

9 Bahi njiani mbë tietërin’ asish qi duenë të huejtë pa murmurime.

10Gjithë-se-cilli sikurse muer dhunëtinë, kështu le t’i bajë piesë njiani-tietërit, si guvernorë të mirë të shumit hirit Perëndisë.

11Ndë foltë kushi, le të flasi si fjalë Perëndie; ndë shërbeftë kushi, le të shërbejë si prei asai fuqisë qi i ep Perëndia, qi të lavdohetë Perëndia mbë të gjithë me anë të Iesu Krishtit, mbë të cillin’ ashtë lafti edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amen.

12O të dashunë, mos mërekullohi për ate provimin’ e nxetë qi u ba mbë ju, sikurse gjaiti mbë ju ndonji pun’ e mërekullueshime,

13por gëzohi sikurse jeni piesëtarët’ e pësimevet Krishtit, qi të gëzohi tue u gazmuem edhe ndë të sbuluemit të laftit ati.

14Nd’ u shafshi për emënin’ e Iesu Krishtit, jeni të lumunë, sepse Shpirti i laftit edhe i Perëndisë prahetë mbë ju; mbas atyneve nemetë, por mbas jush lavdohetë,

15sepse as ndonji prei jush le të mos pësojë si vrasës, a si viedhës, a si keq-bamës, a si asi qi shikon punët’ e hueja,

16por ndë pësoftë si i Krështenë, le të mos ketë turp, por le të lavdojë Perëndinë mbë këte anë,

17sepse e mbërrini koha me filluem gjyqi prei shtëpisë Perëndisë; edhe ndë filloftë ma përpara prei jush, qish do të jet’ e mbrapëna atyneve qi s’bindenë mbë ungjillin’ e Perëndisë?

18Edhe “kur i dreiti mezi shpëtohetë, i pabesi edhe fajtori ku do të duketë?”

19Andai edhe ata qi pësojënë mbas dashunimit Perëndisë, le t’apinë shpirtënat’ e vet n’dorë ati me të punuem të mirë, si mbë besëtarinë krijetar.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help