LUKËSË 15 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XV.

1Edhe gjithë publikanët’ e fajtorët’ iu afruenë për me e ndëgjuem.

2Edhe Fariseit’ e Shkruisitë murmurojshinë, tue thanë, se: Kyi pret fajtorë, edhe ha bashkë me ata.

3Edhe ai u tha atyne këte parabullë, tue thanë:

4Cilli nieri asht’ ai prei jush qi të ketë nji qind dhen, edhe ndë huptë nji prei atyneve, nukë le të nandë-dhet’ e nandatë ndë shkretinë, edhe vete me kërkuem ate qi ka hupunë, ngjysh sa ta gjejë?

5Edhe si ta gjejë, e merr mbi krahat’ e vet tue u gëzuem.

6Edhe kur vien ndë shtëpit, thërret miqt’ edhe fëqijtë, e u thot’ atyne: Gëzohi bashkë me mue, se gjeta delenë t’eme qi pat hupunë.

7Po u thom juve, se kështu ka me qenunë gëzim edhe ndë qiell për nji fajtuer qi pendohetë, se për nandë-dhet’ e nandë të dreitë, të cillëtë s’kanë nevojë për pendesë.

8A cilla grue asht’ ajo qi ka dhetë drehemë, ndë i huptë nji drehem, nukë ndes kandilin’, edhe mpshin shtëpinë, edhe kërkon me kujdes, ngjysh sa ta gjejë?

9Edhe si ta gjejë, thërret mikneshat’ e fëqijtë, tue thanë: Gëzohi bashkë me mue, se gjeta dreheminë qi hupa.

10Kështu, po u thom juve, bahetë gëzim përpara engjujvet Perëndisë për nji fajtuer qi pendohetë.

11Për-së-ri tha: Nji nieri kishte dy bij;

12edhe ma i vogëli prei asish i tha të i atit: Atë, më nep piesën’ e gjasë qi më bije me marrë. Edhe ai u dau gjanë atyne.

13Edhe mbas pak ditsh ma i vogëli bir mbëloth gjithë se qish pat, edhe iku ndë dhe të huej, mbë nji vend të largë, edhe atie shpërdau gjan’ e vet, tue shkuem jetë si plank-prishës.

14Edhe ai si prishi të gjitha, u ba nji zi e madhe mb’ate vend, edhe ai filloi me pasunë të mangutë.

15Atëherë voiti e u ngjit mbas nji qytetari t’ati vendi; edhe ai e dërgoi nd’arat e veta me kullotunë thitë.

16Edhe dëshëronte me mbushunë barkun’ e vet me harupat qi hajshinë thitë, por kurkushi s’i nepte.

17- Edhe ai si erdhi mbë vetëvetëhenë, tha: Sa punëtorëve të t’im et u tepërojnë bukëtë; e unë po vdirem prei uniet!

18Do të ngrihem e do të vete tek em atë, edhe do t’i thom: O Atë, fëjeva ndë qiell, edhe përpara tejet,

19edhe nukë jam ma i vëjefshim me u queitunë biri yt: banmë porsi nji prei punëtorëvet tu.

20Edhe u ngrit e erdhi tek i ati vet. Edhe ai kur ishte edhe lark, i ati e pa, edhe iu dhimti; edhe u tuerr e ra mbë shit t’ati, edhe e puthi.

21Edhe i biri i tha: O Atë, fëjeva ndë qiell, edhe përpara tejet, edhe nukë jam ma i vëjefshim me u queitunë biri yt.

22Por i ati u tha shërbëtorëvet vet: Nxirni jashtë stolin’ e parë, edhe ia veshni; edhe i veni unazënë n’dorë, edhe këpucëtë ndë kambët;

23edhe bini viçin’ e ushqyeshim, edhe thernia; edhe le të ham’ e le të gëzohemi,

24sepse kyi em bir qe i vdekun’, e u ngjall për-së-ri; edhe qe i hupun’, e u gjind. Edhe filluenë me u gëzuem.

25Edhe i bir’ i ati ma i madhi ishte nd’arë; edhe kur erdhi e u afru ndë shtëpit, ndëgjoi kankë e valle.

26Edhe thirri nji prei shërbëtorëvet, edhe e pyeste qish janë këto punë.

27Edhe ai i tha, se: Ka ardhun yt vëlla. Edhe yt atë theri viçin’ e ushqyeshim, sepse e priti të shëndoshë.

28Edhe ai u zemërue, edhe s’donte me hymë mbrenda. I ati pra duel, e i lutei.

29Edhe ai u përgjeq, e i tha të i atit: Qe te po të shërbej kaqi viet, edhe as ndoni herë s’ta kapërceva urdhëniminë; edhe kurrë ndonji herë s’më dhe nji eth, qi të gëzohem bashkë me miqt e mi.

30Por kur erdhi kyi yt bir qi hangër gjanë tande bashkë me kurvat, i there viçin’ e ushqyeshim.

31Edhe ai i tha: O dial, ti je përherë bashkë me mue, edhe gjithë të miatë janë të tuatë.

32Edhe duhei me u gazëmuem e me u gëzuem, sepse kyi yt vëlla qe i vdekun’, e u ngjall për-së-ri; edhe qe i hupun’ e u gjind.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help