Hebrejt 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1Le të kemi frikë pra, deri sa mbet mbë ne të zotuemitë me hymë ndë të prajtunit t’ati, mos duketë ndonji prei jush se mbet mbrapa.

2Sepse edhe na jemi ungjillëzuem, sikurse edhe ata, por nuk’ u bani dobi fjala qi ndëgjuenë, sepse s’qe bashkuem me besë mb’ata qi e ndëgjuenë.

3Sepse na qi besuem hym ndë të prajtunit, sikure tha: “Kështu bana be ndë zemërimt t’em: S’kanë me hymë ndë të prajtunit t’em”, ndonëse punët’ e ati u mbaruenë çë kurë se u ngref bota,

4sepse tha mbë nji vend për të shtatënë ditë kështu: “Edhe Perëndia u pra mbë të shtatënë ditë prei gjithë punëvet veta”.

5Edhe mbë këte vend për-së-ri: “S’kanë me hymë ndë të prajtunit t’em”.

6Mbassi ka mbetunë pra me hymë disa mb’ate, edhe ata qi ungjillëzuenë ma pari nukë hynë prei së pabindëmesë,

7për-së-ri urdhënon nji ditë: “Sot”, tue thanë me anë të Davidit, mbas kaqi koheje, sikurse ashtë thanë: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati, mos ashpëroni zemëratë tueja”.

8Sepse ndë i pat prajtunë Iesui i Naviut, s’do të kishte folunë mbasandai për nji tietërë ditë.

9Vallë pasëka mbetunë të prajtunë për popullin’ e Perëndisë.

10Sepse ai qi hyni ndë të prajtiunit t’ati, edhe ai vetë prani prei punëvet veta, porsi Perëndia prei të vetavet.

11Le të nxitoimë pra me hymë nd’ata të prajtunë, qi të mos bierë kushi mb’ate shëmbëllëtyrë të pabindëmesë.

12Sepse fjala e Perëndisë asht’ e gjallë, edhe e punësë, edhe ma e prëfëtë se qish do thikë me dy presa, edhe hyn deri ndë të damit të shpirtit, e frymës’, e nejevet, e palcavet, edhe shqyen kuitimet’ e mendimet’ e zemërësë.

13Edhe s’ashtë krietyrë pa u dukunë përpara ati, por të gjitha janë lakuriq, edhe sgafulluem ndë syt’ t’ati, të cillit na kemi me i dhanë fjalë.

14Tue pasunë pra nji krye-prift të math, qi shkoi ndëpër qijet, Iesunë të Birin’ e Perëndisë, le të mbamë rrëfiminë t’anë.

15Sepse s’kemi nji krye-prift qi s’mundete me i ardhunë liksht për dobësinat t’ona, por qe ngamë mbë të gjitha porsi na, pa faj.

16Le t’i afrohemi pra me kucim shkambit hirit, qi të marrimë përdëllim, edhe të gjeimë hir e ndifmë ndë kohë të nevojëshime.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help