1Mos bahi shumë mieshtra, o vëllazënit’ e mi, tue ditunë se kemi me marrë gjukim ma të math,
2sepse të gjithë fëjeimë mbë shumë punë. Ndë mos fëjeftë kushi me fjalë, kyi ashtë nieri i kullutë, i fuqishim me i vumë fre edhe gjithë korpit.
3Qe tek u vemë frenatë n’gojë të kualvet, qi të bindenë mbë ne, edhe tërhiekimë gjithë korpin’ e atyne.
4Qe edhe barkatë qi janë kaqi të mëdha, edhe shtyhenë prei erënash forta, edhe tërhiqenë prei nji temoni të vogëlë, atie ku të detë guvernori.
5Kështu edhe gjuha ashtë nji cop’ e vogëlë, por mbahetë mbë të math shumë. Qe pak ziarrm te diek kaqi landë të madhe.
6Edhe gjuha ashtë ziarrm, bota e të shtrembëtësë. Kështu gjuha ndër copat të mishit t’ynë asht’ ajo qi shgryen gjithë korpinë, edhe i ep ziarrm çikrikut jetësë, edhe merr ziarrm prei xhehenemit.
7Sepse qish-do far’ egërsinash, e shpendësh, e shtërpinjsh, e gjash gjalla ndë det, sbutetë, edhe ashtë sbutunë prei natyrësë nieriut,
8por gjuhën’ as ndonji nieri s’mundetë me e sbutunë; ashtë nji gja e keqe qi s’pushtohetë, plot me vëner qi bije vdekë.
9Me ate bekoimë Perëndinë edhe Atënë, edhe me ate mallëkoimë nierëzitë qi janë bamë mbas shëmbëllimit Perëndisë.
10Prei nji goje vetëmë del bekim edhe mallëkim. Nukë duhet’, o vëllazënit’ e mi, me u bamë këto kështu.
11Mos kroi vrijon ujë t’ambël’ edhe t’idhëtë prei nji bire vetëmë?
12Mos mundet’, o vëllazënit’ e mi, druja e fikut me bam’ ullij, a hardhia me bamë fiq? Kështu as ndonji krue s’mundetë me bamë ujë të shëllishim edhe t’ambëlë.
13Kush asht’ i mentshim edhe i ditshim ndër ju? Le të diftojë vepërat’ e veta me butësinë ditunie prei jetësë mirë qi shkon.
14Por ndë paçi zmir të idhët’ edhe qartë ndë zemërët tuei, mos mburri edhe mos rreni kundrë të vërtetësë.
15Ajo dituni nukë sdrip së nalti, por ashtë prei dheu, prei fryme, prei dialli,
16sepse ku ashtë zmir e qartë, atie ashtë të përziem e qish-do pun’ e keqe.
17Por ditunia qi ashtë prei së nalti, përpara asht’ e këthiellëtë, mbasandai paqtimore, e butë, e bindëshime, plot me përdëllim e me pemë të mira, e pambaitëme anë, edhe pa hipokrisi.
18Edhe pema e dreitënisë mbilletë ndë paqtim prei atyneve qi bajënë paqtim.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.