Efesianët 4 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA IV.

1U lutem juve pra un’ i lidhuni mbë Krishtinë, të ecëni sikurse vëjen mb’ate të thërritunitë qi u thërritet,

2me qish do urti e butësinë, me zemërë të gjanë, tue duruem njiani tietërinë me dashuni,

3tue nxituem të rueni të bashkuemit’ e Shpirtit me anë të lidhëmesë paqtimit.

4Nji korp e nji shpirt, sikurse edhe u thërritët me nji shpëresë të thërritëmesë tuei:

5nji Zot, nji besë, nji pagëzim,

6nji Perëndi edhe At’ i të gjithëve, qi ashtë mbi të gjitha, edhe për të gjitha, edhe ndër gjithë ju.

7Edhe gjithë-se-cillit prei nesh iu dha hir mbas matëjesë dhunëtisë Krishtit.

8Përandai thotë: “Si hipi nalt, bani rop robëninë, edhe u dha të dhana nierëzëvet”.

9(Edhe se “ai hipi”, qish ashtë, veç se edhe sdripi ma përpara mbë ma të poshtëmet anët e dheut?

10Ai qi sdripi, ai vetë ashtë’ edhe qi hipi përsipër gjithë qijevet, qi të mbushi të gjitha.)

11Edhe ai disa i bani apostuj, e disa profetën, e disa ungjillëzorë, e disa bari e mieshtra,

12për me bamë gati shenjtënitë për punën’ e shërbimit për të ndërtuemit’ e korpit Krishtit,

13deri sa të gjithë t’ia mbërrimë të bashkuemesë besës’ edhe së ngjofëmesë Birit Perëndisë, ndë burr të kullutë, ndë masë të moshësë të mbushëmesë Krishtit,

14qi të mos jemi ma foshnje, marrë prei valësh detit, e prumë këtu e atie prei qish do ere të mësimit, prei rrenësë nierëzëvet, prei dinakërisë për me i gjetun’ udhë gënjimit,

15por të jemi të vërtetë ndë dashuni, të shtohemi tek ai prei së gjithash, i cilli ashtë kryetë, do me thanë Krishti;

16prei ati gjithë korpi përmbëledhunë bashkë e lidhunë bashkë me qish do të puthtueme t’atyne copavet qi punojnë bashkë, mbas të vepëruemit me masë të gjithë-se-cillës’ anë, ban të rritunit’ e korpit për të ndërtuemit’ e vet me dashuni.

17Këte pra thom, edhe baj deshmi mbë Zotinë, të mos ecëni ma, sikurse ecinë kombet’ e tierë ndë kotësinët të mendiesë vet,

18errësuem prei mendiesë, e larguem veç prei jetësë Perëndisë, për të paditunitë qi ashtë ndër ata, për të verbuemit’ e zemërësë vet,

19të cillëtë sepse nukë ndiejnë vetëhenë, dhanë vetëhen’ e atyne ndë fulliqëni, qi të punojnë qish do ndynësi me lakëmim.

20Por ju nuk’ e keni xanë kështu Krishtinë,

21ndë e keni ndëgjuem ate për të vërtetë, e jeni mësuem mb’ate, sikurse asht’ e vërtetë mbë Iesunë,

22të leni mbë-nj-anë nierin’ e vietërë qi vdiretë mbas dëshërimesh gënjimit, sikurse veishitë ma pari,

23edhe të përtërihi ndë shpirt të mendiesë tuei,

24e të vishni nierin’ e ri, qi ashtë ndërtuem mbas Perëndisë me dreitënin’ e me shenjtënin’ e së vërtetësë.

25Përandai lini mbë-nj-anë rrenënë, e “gjithë-se-cilli le të flasi të vërtetënë me të afërmin’ e vet”, sepse jemi krahat’ e njiani tietërit.

26- “Zemërohi, e mos fëjeni”, le të mos perëndojë dielli mbë zemërimt tuei,

27as mos i bani vend diallit.

28- Ai qi vieth le të mos viedhi ma, por ma tepërë le të mundohetë tue punuem të mirënë me duert’ e veta, qi të ketë t’i api ati qi ka nevojë.

29- Qish do fjalë e kalbëtë le të mos dali prei gojësë tuei, por ajo qi asht’ e mirë për të ndërtuemit e nevojësë, qi t’u api hir atyne qi ndëgjojnë.

30Edhe mos idhënoni Shpirtinë Shenjt të Perëndisë, qi me ate jeni bulosunë për ditën’ e shpërblimit.

31Qish do idhësinë e zemërim e mëni e të bërtitun’ e të nemunë, le të hiqetë prei jush, bashkë me qish do të keqe,

32edhe bahi mbë njiani tietërinë të mirë, zemër-dhimtshim, tue ia falunë njiani tietërit, sikurse edhe Perëndia ua fali juve me anë të Krishtit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help