Punët’ e Apostujvet 20 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XX.

1Edhe mbassi pushoi trubullimi, Pauli thërriti dishepujtë, e u la shëndet, edhe duel me votunë ndë Makedoni.

2Edhe si shkoi ndëpër ato anë, e i ngushulloi me shumë fjalë, erdhi ndë Greqi.

3Edhe atie bani tre muej. Edhe Iudeitë si banë këshille të keqe kundrë ati, kur kishte për me lundruem për Syri, ai e vuni ndër mend me u këthyem ndëpër Makedoni.

4Edhe e muer mbrapa deri në Asi Sopatri Bereasi; edhe prei Thessallonikanëvet Aristarhu edhe Sekundi, edhe Gaiu prei Derbet, edhe Timotheu; edhe prei Asianëvet Tyhiku edhe Trofemi.

5Këta votnë përpara, edhe na prisinë ndë Troadë.

6Edhe na lundruem prei Filippesë mbas ditvet të pabrumëvet, edhe për pesë ditt erdhëm tek ata ndë Troadë, edhe ndenjëm atie shtatë ditt.

7Edhe të parënë ditën’ e javësë, kur ishinë mbëledhunë dishepujtë me thyem bukënë, Pauli lëgjironte me ata, sepse kishte për me ikunë ndë nesëret; edhe e sgjati fjalënë deri ndë mies-natë.

8Edhe ndë dhomë të sipërme atie ku ishinë mbëledhunë, ishinë mëjaft qiri të ndezunë.

9Edhe nji dialosh, qi quhei Eutyh, tue ndenjunë mbi parathyrë, e muer nji gjum’ i randë, kur po lëgjironte Pauli ma tepërë; edhe ai, kur e pat zanë gjumi, ra poshtë prei së tretësë patë, edhe e ngritnë të vdekunë.

10Edhe Pauli si sdrypi, ra mbi ate, edhe e muer n’grykë, e tha: Mos trubullohi; sepse shpirti i ati ashtë nd’ate.

11Edhe si hypi, e theu bukë, e hangër, e foli mëjaft deri mbë të sbardhëmen’ e dritësë, mbasandai duel jashtë.

12Edhe dialin’ e prunë të gjallë, edhe u ngushulluenë fort tepërë.

13Edhe na votëm përpara ndë lundrë, edhe lundruem për Assë, edhe prei andej dojim me marrë Paulinë, sepse kështu kishte porositunë, sepse ai vetë donte me votunë mbë kambë.

14Edhe si hasi me ne ndë Assë, e muerëm, e erdhëm ndë Mitylenë.

15Edhe prei andyj lundruem, edhe ditën’ e nesërme erdhëm kundruell Hiosë; edhe tietrënë ditë e mbërrim ndë Samë; edhe si mbetëm ndë Trogylli, ndë nesëret erdhëm ndë Miletë.

16Sepse Pauli e pa me udhë me lundruem ndëpër anë të Efesësë, sepse nukë donte me hupunë kohë ndë Asi, sepse nxitonte, ndë ka se si, ditën’ e Pendikostësë të gjindei ndë Ierusalem.

17Edhe dërgoi prei Miletësë ndë Efesë, e thirri pleqt’ e kishësë.

18Edhe kur erthnë tek ai, u tha atyne: Ju e dini çë ditën’ e parë qi dola ndë Asi, se si e shkova gjithë kohënë bashkë me ju,

19tue i shërbyem Zotit me gjithë zemërën’ e përvutë, e me shumë lot e ngasëje, qi më koditnë për këshillet e këqia të Iudevet qi banë kundrë meje;

20edhe se si nukë mpëshefa gja prei asosh qi ishinë për të mirënë tuei, por ua diftova juve, e u mësova juve ndër sy të botës’ e ndëpër shtëpiat,

21tue dhanë deshmi mbë Iude e mbë Grekë për pendesënë mbë Perëndinë, edhe për besënë mbë Zotinë t’ynë Iesu-Krishtinë.

22Edhe tashti qe unë te po vete ndë Ierusalem lidhunë ndë shpirt, pa mos ditunë qish punë kanë me koditun’ atie,

23për veç kësai, se Shpirti Shenjt ban deshmi mbë çdo qytet, tue thanë, se: Po më presinë të lidhuna e shtrëngime.

24Por s’kam kujdes as për ndonji prei kësosh, as jetënë t’eme s’e çimoj mbë vetëhenë t’eme kaqi shumë, sa ma tepërë due të mbaroj udhënë t’eme me gëzim, edhe ate punënë qi mora prei Zotit Iesu, të ap deshmi për ungjillin’ e hirit Perëndisë.

25Edhe tashti qe unë tek e dij, se ju të gjithë s’keni për me pamë ma faqenë t’eme ndërmiet atyneve qi shkova tue predikuem mbëretënin’ e Perëndisë.

26Përandai ap deshmi mbë ju sot mbë këte ditë, se unë jam i këthiellëtë prei gjakut të gjithëve.

27Sepse unë nuk’ u shtëmanga mos me u diftuem juve gjith’ andën’ e Perëndisë.

28Kini kuides pra për vetëhenë tuei, edhe për gjithë tufënë, qi Shpirti Shenjt u vuni juve episkopë përmbi ate, për me kullotunë kishën’ e Perëndisë, të cillën’ ai e fitoi me gjakun’ e vet.

29Sepse un’ e dij këte, se mbas të ikunit t’em kanë me hymë ndër ju ujq të këqi, pa mos kursyem tufënë.

30Edhe prei jush vetë kanë me u ngritunë nierës, tue folunë punë të shtrembëta, qi të tërheqinë dishepujtë mbas vetëhes’ atyne.

31Përandai rrini qutë, e kujtohi se tre viet nukë pushova nat’ e ditë tue mësuem me lot gjithë-se-cillinë.

32Edhe tashti, o vëllazën, u la juve te Perëndia, edhe mbë fjalën’ e hirit ati, i cilli mundetë me u ndërtuem e me u dhanë juve trashigim ndërmiet gjith’ atyne qi janë të shenjtënuem.

33Nukë dëshërova prei askuit argjand e ar e petka.

34Edhe ju vetë e dini, se këto duert’ e mia kanë punuem për nevojat e mia, edhe për ata qi ishinë bashkë me mue.

35Gjithë punët’ ua diftova juve, se kështu tue u munduem duhetë t’u ndihmoni atyneve qi janë pa fuqi, edhe të kujtoni fjalët’ e Zotit Iesu, se ai vetë tha: “Ma mirë ashtë me dhanë, se me marrë”.

36Edhe si tha këto , u ul mbë gjunjë, e u fal bashkë me ata të gjithë.

37Edhe ata të gjithë qjanë mëjaft, edhe ranë mbë qafë të Paulit, edhe e puthinë,

38edhe helmoheshinë fort shumë për ate fjalënë qi u pat than’ atyne, se s’kanë për me pamë ma faqen’ e ati. Edhe e përcillinë deri ndë lundrë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help