2 Timothenë 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Pauli apostull’ i Iesu Krishtit me dashunimin’ e Perëndisë mbas të zotuemesë jetësë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë,

2mbë Timothenë dialin’ e dashunë: qoftë hir, përdëllim, paqtim prei Perëndisë Atit, edhe prei Iesu Krishtit Zotit t’ynë.

3Falemi ndersë Perëndisë, të cillinë lus çë prei përintvet mi me ndërgjegjëje të këthiellëtë, se pa pushim të kuitoj ndë të lutunat’ e mia nat’ e ditë,

4edhe kam mall me të pamë, kur kuitoj lott’ e tu, qi të mbushem me gëzim,

5sepse bije ndër mend besënë pa hipokrisi qi ashtë te ti, e cilla ndenji ma pari te jot gjyshe Loida, edhe te jot amë Eunika; edhe m’u ka mbushunë mendia, se ka ndenjun’ edhe te ti.

6Për ate punë të bije ndër mend, qi të ngjallish për-së-ri dhunëtin’ e Perëndisë, e cilla ashtë te ti prei duervet mia qi kam vumë mbi tyi.

7Sepse Perëndia s’na ka dhanë shpirt frike, por shpirt fuqie, e dashunie, e urtie.

8Mos ki turp pra për deshmin’ e Zotit t’ynë, edhe për mue të lidhunin’ e ati, por hiq keq bashkë me ungjillinë mbas fuqisë Perëndisë,

9i cilli na shpëtoi, edhe na thirri me të thirrunë të shenjtënueshim, jo mbas punëvet t’ona, por mbas këshillesë vet, edhe mbas hirit qi na u dha me anë të Iesu Krishtit para motevet pasosunë;

10edhe tashti duel për faqe me të dukunit’ e Shëlbuesit t’ynë Iesu Krishtit, i cilli rrenoi vdekënë, edhe nxuer ndë dritë jetën’ edhe paprishienë me anë të ungjillit;

11për ate u vush’ unë leçitës edhe apostull edhe mieshtër i kombevet.

12Qi për ate punë edhe pësoj këto, por s’kam turp, sepse dij se kuit i kam besuem, edhe m’u ka mbushunë mendia se mundetë me rueitunë ndorienë t’eme deri mb’ate ditë.

13Ruei formën’ e fjalëvet shëndosha qi ndëgjove prei meje, me besë edhe me dashuni qi ashtë mbë Iesu Krishtinë.

14Ndorien’ e mirë rueje me anë të Shpirtit Shenjt qi rri mbë ne.

15 Ti e di këte, se më këthyenë shpinënë gjith’ ata qi janë ndë Asi, prei atyneve ashtë Fygelli edhe Hermogeni.

16Dhashtë Zoti përdëllim ndë shtëpit të Onesiforit, sepse shumë herë më dha zemërë, edhe s’pat turp për hekurat e mia,

17por kur erdhi ndë Romë, më kërkoi me shumë nxitim, edhe më gjeti.

18Zoti i dhashtë me gjetunë përdëllim prei Zotit nd’atë ditë, edhe sa shërbesa bani ndë Efesë, ti e di ma mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help