1Edhe mbaskëndai pashë katër engjuj qi rrijshinë mbë të katër kantet e dheut, e mbaishinë të katër erat’ e dheut, qi të mos frynte erë mbë dhet, as mbë det, as mbë qish-do dru.
2Edhe pashë nji tietër’ engjullë, qi hipte prei së lemesë diellit, e kishte bulën’ e Hyjit gjallë, edhe u thërriti me za të math atyne të katër engjujvet, qi u dha t’i bajinë dam dheut edhe detit,
3e thoshte: Mos i bani dam dheut, as detit, as druvet, qysh sa të bulosimë shërbëtorët’ e Hyjit t’ynë ndë ball t’atyne.
4Edhe ndëgjova numërin’ e atyneve qi u bulosnë: nji qind e katër-dhet’ e katër mijë prei qish-do fare të bijvet Israelit;
5prei farësë Iudësë dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Rubenit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Gadit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë;
6prei farës’Aserit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Nefthalinit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Manassesë dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë;
7prei farësë Symeonit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Leviut dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farës’ Isaharit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë;
8prei farës’ Zabulonit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Beniaminit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë.
9Mbaskëndai pash’ edhe nje shumë gjindie, qi s’mundei me e ngjefun’ askushi, prei qish-do kombi e farash e popujsh e gjuhënash, qi rrijshinë përpara shkambit edhe përpara Qengjit, veshunë me stolia të bardha, edhe mbaishinë finike ndër duer të veta.
10Edhe thërritshinë me za të math, e thoshinë: Shpëtimi ashtë mbë Hyjinë t’anë qi rri mbë shkampt, edhe mbë Qengjinë.
11Edhe gjith’ engjujtë rrijshinë rreth shkambit edhe pleqvet edhe të katër shtazëvet, edhe ranë përmbys përpara shkambit e adhuruenë Hyjinë,
12tue thanë: Amen, bekimi e lavdia e ditunia e të falunitë ndersë e nderi e fuqia e vërtyta qoftë mbë Hyjinë t’anë ndë jetët të jetëvet. Amen.
13Edhe u përgjeq nji prei pleqvet, e më tha: Cillëtë janë këta qi janë veshunë me stolia të bardha, edhe prei kah erthnë?
14Edhe i thashë: Zot, ti e di. Edhe më tha: Këta jan’ ata qi vinë prei shtrëngimit math, edhe lanë stoliat’ e veta, edhe sbarthnë stoliat’ e veta me gjakun’ e Qengjit.
15Përandai janë përpara shkambit Hyjit, edhe i lutenë dit’ e natë ndë tempull t’ati; edhe ai qi rri mbë shkampt ka me ndenjunë ndër ata.
16Nukë do të kenë ma uni, as nukë do të kenë ma et, as nukë do të bierë dielli mbi ata, as qish-do farë vape,
17sepse Qengji qi ashtë ndërmiet shkambit, do t’i kullosi, e do t’u tërhieki udhënë ndë të gjalla gurrë ujënash; edhe Hyji do të mpëshijë qish-do lot prei syvet atyne.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.