1E treta herë ashtë këjo qi vij te ju: “qish do fjalë ka me qindruem mbë gojë dy deshmitarëve a treve”.
2U thashë juve ma pari, edhe po u thom ma pari, porsikur me qenunë ngjat të dytënë herë, edhe tashti qi jam lark u shkruej atyneve qi kanë fëjyem përpara, edhe gjithë të tierëvet, se ndë arthsha për-së-ri, s’kam me u kursyem,
3sepse kërkoni provimin e ati Krishtit qi flet me anë t’eme, i cilli s’asht’ i dobë mbë ju, por asht’ i fortë ndër ju.
4Sepse ndonëse u kryqëzue prei dobësinësë, por rron prei Perëndisë; sepse edhe na jemi të dobë mb’ate, por kemi me rruem bashkë me ate mbë ju prei fuqisë Perëndisë.
5Shikoni vetëhenë tuei, ndë jeni ndë besët; provoni vetëhenë tuei, apor s’e ngjifni vetëhenë tuei se Iesu Krishti ashtë ndër ju? Veç ndë qofshi të paprovueshim.
6Edhe shpërej se keni me ngjofunë, se na s’jemi të paprovueshim, por qi të bani ju të mirënë, e na të jemi të paprovueshim.
7Edhe i lutem Perëndisë qi të mos bani ndonji gja të keqe, jo qi të dukemi na të provueshim, por qi të bani ju të mirënë, e na të jemi porsi të paprovueshim.
8Sepse s’mundemi me bamë gja kundrë së vërtetësë, por për të vërtetënë.
9Sepse gëzohemi kur na jemi të dobë, e ju jeni të fortë, edhe për këte lutemi, do me thanë, për të kulluemit tuei.
10Përandai shkruej këto, kur jam lark, qi të mos u za me të keq, kur të jemi ngjat, mbas ati pushtetit qi më ka dhanë Zoti, për të ndërtuem, e jo për të prishunë.
11Gëzohi pra, o vëllazën, bahi të kullutë, ngushullohi, kini nji mend, kini paqtim; edhe Perëndia i dashunisë edhe i paqtimit ka me qenunë bashkë me ju.
12Përshëndetni njiani tietërinë me të puthëme të shenjtënueshime; u falenë juve me shëndet gjithë shenjtënitë.
13Hiri i Zotit Iesu Krisht, edhe dashunia e Perëndisë, edhe shoqënia e Shpirtit Shenjt qoftë bashkë me gjithë ju, Amen.
(Letëra) e dytë mbë Korinthianët u shkrue kah Filippet’ e Makedonisë, (edhe u dërgue) me anë të Titos’ e të Lukësë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.