MARKUT 5 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA V.

1Ende erthnë përtej detit, ndë vend të Gadarenvet.

2Ende ai si dul prei lundrëzë, përnjiherë i dul përpara prei vorresh nji nieri me shpirt të ndytë,

3qi e kishte të ndenjunitë ndër vorret, ende askushi s’mundei me e lidhunë me vargje hekurash,

4sepse shumë herë qe lidhunë me hekura ndër kambë, e me vargje hekurash, po ai këpuste vargjet’ e hekuravet, ende dërrmonte hekurat’ e kambëvet; ende askushi s’mundei me e sbutunë.

5Ende për gjithë natën’ e për gjithë ditën’ ishte ndëpër malet, e ndëpër vorret, tue gërthitun’, e tue këputunë vetëvetëhenë me gurë.

6Ende kur pa Iesunë për së largu, u turr, ende e adhuroi,

7ende briti me za të math, e tha: Qish ke ti me mu, o Iesu, i Bir’ i Perëndisë naltë? Të ve be për Perëndinë, të mos më mundojsh,

8(Sepse Iesui i thoshte: Dil prei nieriut, o shpirt i ndytë).

9Ende e pyste: Si ta thon’ emninë? Ende ai u përgjeq, e tha: Legjeon ma thon’ emninë, sepse jemi shumë.

10Ende i lutei shumë, për mos me i dërgumë jashtë vendit.

11Ende atie ndëpër ato male ishte tue kullotunë nji tuf’ e madhe thish.

12Ende gjithë diajt’ u lutnë, tue thanë: Dërgo-na ndër thit, qi të hyjmë ndër ata.

13Ende Iesui përnjiherë i la. Ende shpirtënat’ e ndytë dulnë, e hynë ndër thit; ende tufa u hoth prei shkrepit ndë det (ende ishin’ afërë dy mijë;) ende u mbytnë ndë det.

14Ende ata qi kullotshinë thitë iknë, ende dhanë za ndëpër qytet e ndëpër arat. Ende dulnë me pamë qish ashtë këjo punë qi u ba.

15Ende vinë ke Iesui, ende ven’ ore të diallosuninë qi pat pasunë legjeoninë, tue ndenjun’ e veshun’ e urtësumë; ende u frikunë.

16Ende ata qi pan’ u diftun’ atyneve, se si gjaiti puna mbë të diallosunin’, ende për thit.

17Ende ata fillunë t’i lutenë me ikunë prei synorevet atyne.

18Ende ai kur hyni ndë lundrët, ai qi pat qenë diallosunë i lutei qi të jetë bashkë me ate.

19Ende Iesui s’e la, po i tha: Shko ndë shtëpit tande ke të tutë, ende epu za për gjithë sa të bani Zoti, ende të përdëlleu.

20Ende ai iku, ende filloi me predikumë ndë Dhekapol, sa i bani ati Iesui, ende të gjithë mërekulloheshinë.

21Ende Iesui si kapërceu për-së-ri me lundrët për mb’-at-anë, shumë gjindëje u mbëloth ke ai, ende ai ishte për-anë detit.

22Ende ngje ke vien nji prei të parëvet synagogësë, qi e kishte emëninë Iair, ende kur pa ate, i bije ndër kambë,

23ende i lutei shumë, tue thanë, se: Eme bijëzë ashtë mbë frymë të mbrapme, të vish, e të vesh durët mbi ate, qi të shpëtojë’; ende ka me rrumë.

24Ende ai voiti bashkë me atë; ende shumë gjindëje e merrinë mbrapa, ende e shtrëngojinë.

25Ende nji gru qi i rrithte gjak dy-mbë-dhitë viet,

26ende kishte hekunë shumë prei shumë mëjekësish, ende kishte prishunë gjithë qish kishte pasunë, ende s’ishte bamë mirë aspak, po ishte bamë ma keq;

27 ajo kur ndëgjoi për Iesunë, erdhi ndërmiet gjindëjesë mbrapa, e preku petkun’ e ati.

28Sepse thoshte, se: Ende ndë përkitsha petkat’ e ati, kam me shpëtumë.

29Ende përnjiherë iu shter të rriedhunit’ e gjakut; ende e ndijeu ndë korpt të vet, se u shëndosh prei sëmundëjesë.

30Ende Iesui përnjiherë si mur vesht ndër vetëhe fuqinë qi dul prei ati, u këthy ke gjindëja, e tha: Kush më preku petkatë?

31Ende dishepujt’ e ati i thoshinë: Shef gjindëjenë se të shtrëngon, ende thu - Kush më preku?

32Po ai vente ore rreth për me pam’ ate qi bani këte.

33Ende gruja tue u frikumë, ende tue u dridhunë, sepse e dinte se qish iu ba asai, erdhi, e i ra ndër kambë, ende i tha gjithë të vërtetënë.

34Ende ai i tha: Bijë, besa jote të shpëtoi; shko ndë paqtim, ende ij e shëndoshë prei sëmundëjesë s’ate.

35Ende ai kur ishte po tue folunë, vinë prei të parit synagogësë, tue thanë, se: Jot-bijë vdiq, përse e gulçon ma mieshtrinë?

36Po Iesui përnjiherë kur ndëgjoi këte fjalë qi u fol’, i thotë të parit synagogësë: Mos ki frikë, veç mbeso.

37Ende nukë la askënd me voitunë mbrapa ati bashkë, veç Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionninë të vëllan’ e Iakobit.

38Ende vien ndë shtëpit të parit synagogësë, ende ve ore të përzime, tue qjamë, e tue ulurimë shumë.

39Ende si hyni, u thot’ atyne: Ç’përziheni, e qjani? Vajëza nuk vdiq, po po fle.

40Ende ata e përqeshshinë. Po ai si nxur jashtë të gjithë, merr me vetëhe të i atin’ e vajëzës’ ende t’amën’, ende ata qi ishinë bashkë me ate, ende hyn atie ku ishte diergunë vajëza.

41Ende si rroku për dore vajëzën’, i tha: Talitha kumi; qi ajo, këthymë do me thanë: Vajëzë, të thom, çohu. Ende përnjiherë vajëza u ngrit, ende ecëte; sepse ishte dy-mbë-dhitë vieç. Ende u mërekullunë me mërekulli të madhe.

42Ende i porositi shumë, të mos e marri vesht këte askushi; ende tha t’i epet’ asai me ngranë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help