Sbulesa 19 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XIX.

1Edhe mbasandai ndëgjova porsi nji za të math shumë gjindie ndë qiell, qi thoshte: Alleluia, shpëtimi e lavdia e nderi e fuqia qoftë mbë Zotinë Hyjinë t’anë,

2se gjyqet’ e ati janë të vërteta edhe të dreita, sepse gjukoi kurvën’ e madhe, qi vduer dhenë me kurvënin’ e vet, edhe muer shpagim prei dorës’ asai për gjakun’ e shërbëtorëvet vet.

3Edhe për së dyti thanë: Alleluia. Edhe tymi i asai hypën ndë jetët të jetëvet.

4Edhe ranë të njizet e katër pleqtë, edhe të katër shtazëtë, e adhuruenë Hyjinë qi rrinte mbë shkampt, tue thanë: Amen. Alleluia.

5Edhe duel nji za prei shkambit, tue thanë: Lavdoni Hyjinë t’anë gjithë shërbëtorët’ e ati, edhe ata qi kanë frikë ate, edhe të vegjël’ e të mëdhej.

6Edhe ndëgjova porsi nji za shumë gjindie, edhe porsi nji za shumë ujënash, edhe porsi nji za bumbullimash të forta, qi thoshinë: Alleluia, se regjënoi Hyji Gjithë-pushtetësi.

7Le të gëzohemi e le të gazmohemi, edhe le t’i apimë lavdi ati, sepse erdhi darsëma e Qengjit, edhe grueja e ati bani gati vetëvetëhenë.

8Edhe iu dha asai qi të vishetë me vishnje të pastër e të ndritshime, sepse vishnja ashtë dreitëniat’ e shenjtënavet.

9Edhe më thotë: Shkruei, lum ata qi janë thirrunë ndë darkë të darsmësë Qengjit. Edhe më thotë: Këto janë fjalët’ e vërteta të Hyjit.

10Edhe rashë ndër kambë t’ati për me e adhuruem, edhe ai më thotë: Shiko mos bajsh këte, sepse unë jam nji shërbëtuer shoqi yt edhe i vëllazënëvet tu qi kanë deshmin’ e Iesuit, por adhuro Hyjinë, sepse deshmia e Iesuit ashtë shpirti i profezisë.

11Edhe pashë qiellinë hapunë, edhe nje nji kal i bardhë, edhe ai qi rrinte mb’atë qjuhei Besëtar edhe i Vërtetë, edhe gjukon e lufton me dreitëni.

12Edhe syt’ e ati ishinë porsi flakë ziarrmi, edhe mbi krye t’ati kishte shumë kunora; edhe kishte shkruem nji emënë, të cillin’ askushi s’e di, veç ati.

13Edhe ishte veshunë me nji petkë ngjyem ndë gjak; edhe emëni i ati qjuhetë Fjala e Hyjit.

14Edhe ushtëriatë qi ishinë ndë qiell e merrshinë mbrapa hipunë mbi kual të bardhë, e veshunë me vishnje të bardhë edhe të pastër.

15Edhe prei gojës’ ati dilte nji shpat’ e prefëtë, qi t’u bierë kombevet me ate; edhe ai “ka me kullotun’ ata me shkop të hekurtë”. Edhe ai shkel gaviçin’ e venësë zemërimit edhe mënisë Hyjit Gjithë-pushtetësit.

16Edhe mbi petëkun’ e mbi kofshët të vet ka shkruem emëninë: Riga i rigavet edhe Zoti i zotënavet.

17Edhe pashë nji engjullë qi rrinte ndë diellt; edhe thërriti me za të math, e u tha shpendëvet qi fluturojinë ndë miedis të qiellit: Eni edhe u mbëlithni ndë darkë të Hyjit math,

18qi të hani mishna rigash, e mishna urdhën-mijësh, e mishna të fortësh, e mishna kualsh, edhe atyneve qi janë ndenjunë mb’ata, edhe mishna qish-do farë njerëzish të lirësh e shërbëtorësh, edhe të vegjëlish e të mëdhejsh.

19Edhe pashë bishën’ edhe rigat’ e dheut, edhe ushtëriat’ e atyneve mbëledhunë qi të bajënë luftë me ate qi rrinte mbi kalt, edhe me ushtërin’ e ati.

20Edhe u zu bisha, edhe bashkë me ate profet-rrenësi, ai qi bani shenjetë përpara asai, me të cillatë gënjeu ata qi muernë shenjën’ e bishësë, edhe adhuruenë figuren’ e asai; të dy u hothnë të gjallë ndë kënetë të ziarrmit qi digjetë me surfullë.

21Edhe të tietër’ u vranë me shpatën’ e ati qi rrinte mbi kalt, qi dilte prei gojës’ ati; edhe gjithë shpendët’ u nginjë prei mishnash atyneve.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help