1 Timothenë 3 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA III.

1Për të zanë besë ashtë fjala: ndë i ka anda kuit me u bam’ episkop, dëshëron punë të mirë.

2Duhetë pra episkopi me qenun’ i pazanë me faj, burr i nji grueje, i esulltë, i mentshim, i hieshim, miku i të huejëvet, i zoti për me mësuem.

3Jo pianec, jo rrafës, jo të detë fitim të keq, por të jet’ i butë, asi qi s’don të zihetë, asi qi s’lakëmon për argjand;

4të guvernojë mirë shtëpin’ e vet, të ketë dielm ndën’ urdhënë sikurse i ka hie

5(sepse, ndë qoftë kushi qi s’di me guvernuem shtëpin’ e vet, si do t’i ketë kujdes kishësë Perëndisë?);

6të mos jet’ i mësuem rishtazë, qi të mos mbahetë mbë të math, e të bierë ndë dam të diallit.

7Edhe ai duhetë me pasun’ edhe deshmi të mirë prei të përjashtëmvet, qi të mos bierë ndë turpëni e ndë lak të diallit.

8Xhakonatë por kështu duhetë të jenë të hieshim, jo me dy faqe ndër fjalë, jo të ven’ ore mbë shumë venë, as mbë fitim te keq;

9të kenë mysterin’ e besësë ndë ndërgjegjëje të këthiellëtë.

10Edhe këta le të provohenë ma pari, mbasandai le të bahenë xhakona, ndë qofshinë të patërhiekunë me faj.

11Gratë por kështu të jenë të hieshime, jo gërgasa, të esullta, besëtare mbë të gjitha.

12Xhakonatë le të jenë burra të nji grueje qi guvernojënë mirë dielmt’ edhe shtëpiat’ e veta,

13sepse ata qi bajënë shërbim të mirë, fitojnë shkallë të mirë për vetëvetëhenë, edhe kanë shumë sy e faqe ndë besët qi ashtë mbë Iesu Krishtinë.

14Këto po ju shkruej, tue shpëryem me ardhunë për së shpeiti te ti,

15por nd’ u vonofsha, qi të dish si duhetë me u prumë ndë shtëpi të Perëndisë, e cilla ashtë kisha e Perëndisë gjallë, shtylla edhe të mpështetunit’ e të së vërtetësë.

16Edhe pa ndonji fjalë kundrë i math ashtë mysteri i besësë: Perëndia u diftue ndë mish, duel i dreitë ndë shpirt, u duk ndër engjuj, u predikue ndër kombe, u zu besë ndë botët, hipi ndë qiell me laft.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help