2 Timothenë 2 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA II.

1Ti pra, diali em, forcohu ndë hirt qi ashtë mbë Iesu Krishtinë;

2edhe sa ndëgjove prei meje prei shumë deshmitarësh, epi këto ndër duer nierëzish besëtarë, atyneve qi të jenë të zotënitë me mësuem edhe të tierë.

3Ti pra hiq keq porsi ushtëtuer i mirë i Iesu Krishtit.

4Sepse askushi s’ngatërrohetë me tregjetit e kësai jetësë, kur shkruhetë ushtëtuer, qi të pëlqehetë te ai qi mbëleth ushtëtorë.

5Por edhe ndë luftoftë kushi, s’kunorëzohetë, ndë mos luftoftë sikurse ashtë ligja.

6Bulku qi mundohetë duhetë me marrë piesë ma përpara prei pemëvet.

7Kupëto sa të thom: Zoti të dhashtë mend mbë të gjitha.

8Kij ndër mend Iesu Krishtinë prei farësë Davidit, qi ashtë ngjallunë prei së vdekunish mbas ungjillit t’em,

9qi për ate unë vuej deri mbë të lidhuna, porsi keq-bamës, por fjala e Perëndisë nukë lidhetë.

10Përandai duroj të gjitha për të sgjedhunit, qi të gjejën’ edhe ata shpëtiminë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë bashkë me laftin e pasosunë.

11Për të zanë besë ashtë fjala, sepse ndë kemi vdekunë bashkë me Krishtinë, edhe kemi me rruem bashkë me ate;

12ndë durofshim, edhe kemi me mbëretënuem bashkë; ndë e mohofshim, edhe ai ka me na mohuem;

13ndë ndalshim të pabesë, ai mbet besëtar, nukë mundetë me mohuem vetëvetëhenë.

14Këto ua bier ndër mend, tue dhanë deshmi përpara Zotit, të mos hahenë me fjalë për gja qi s’duhetë, qi ashtë për prishie t’atyneve qi ndëgjojënë.

15Nxito me nxierrë vetëhenë tande përpara Perëndisë të provueshim, punëtuer faqe-bardhë, qi pret dreitë fjalën’ e së vërtetësë.

16Edhe reshtu prei të ndytavet zanavet kota, sepse shtojënë ma shumë pabesëni;

17edhe fjala e atyneve ka për me ngranë porsi qimeja, prei atyneve ashtë Hymenai edhe Fileti,

18të cillëtë duelnë jasht’ udhësë vërtetë, tue thanë se tashti u ba të ngjallunitë, edhe përmbysinë besën’ e disave.

19Por themeli i fortë i Perëndisë qindron, sepse ka këte bulë, sepse Zoti ngjef ata qi janë të vetëtë, edhe gjithë kush ze n’gojë emënin’ e Krishtit u largoftë prei shtrembënisë.

20Edhe ndë nji shtëpi të madhe nukë janë veç enë të arta e të argjantta, por edhe të drunit edhe të baltësë, e disa duhenë për punë të ndershime, e disa për të pandershime.

21Ndë qiroftë pra kushi vetëvetëhenë prei kësosh, ka me qenun’ anë për nderë, i shenjtënuem edhe i vëjefshim për të zotinë, bamë gati për qish do farë pune të mirë.

22Edhe mërgohu prei dëshërimevet dielmënisë, por ndiq dreitëninë, besënë, dashuninë, paqtiminë, bashkë me ata qi thërresinë Zotinë me zemërë të këthiellëtë.

23Edhe hiq dorë prei të marravet e të paditshimevet të ngrana me fjala, sepse e di se piellinë të zana;

24edhe shërbëtori Zotit s’duhetë me u zanë, por të jet’ i butë mbë të gjithë, asi qi mëson, asi qi s’mba për të keq;

25të mësojë me urti ata qi mendohenë kundrë, druese mos u api atyneve Perëndia pendim, qi të ngjofinë të vërtetënë.

26Edhe të çohenë prei lakut diallit, qi janë zanë të gjallë prei ati për dashunimin’ e ati.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help