Kolossianët 3 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA III.

1Ndë qofshi ngjallunë pra bashkë me Krishtinë, kërkoni të naltatë, atie ku ashtë ndenjunë Krishti ndë të diathtë të Perëndisë.

2Kini ndër mend ato qi janë nalt, mos ato qi janë mbi dhet.

3Sepse vdiqtë, edhe jeta juei ashtë mshefunë bashkë me Krishtinë te Perëndia;

4kur të diftohetë Krishti qi ashtë jeta jonë, atëherë edhe ju bashkë me atë keni me u diftuem ndë laft.

5Bani pra të vdekuna mishnat’ e korpit tuei qi janë të dheut, kurvëninë, ndynësinënë, pësiminë, dëshërimin’ e keq, edhe lakëmiminë, qi asht’ idhullatri;

6prei atyneve vien zemërimi i Perëndisë përmbi të bijt e të pabindëmesë,

7mbë të cillat edhe ju ecëtë njiherë, edhe shkuetë jetë ndër ato.

8Por tashti hithni të gjitha këto edhe ju, mëninë, zemëriminë, të keqenë, të nemunitë, fjalët’ e ndyta prei gojësë tuei.

9Mos gënjeni njiani tietërinë, mbassi sveshët nierin’ e vietërë bashkë me punët e ati,

10edhe veshët të rinë qi përtërihetë mbë të ngjofunë mbas shëmbëllesës’ ati qi e ka ndërtuem,

11atie ku s’ashtë Grek e Iudë, rreth-presëje e parreth-presëje, barbar, Shqyth, shërbëtuer, i lirë, por të gjitha edhe mbë të gjitha ashtë Krishti.

12Vishni pra, si të sgjedhunit’ e Perëndisë qi jeni, shenjtëna edhe të dashunë, zemër-përdëllimesh, mirëninë, mendien’ e ulëtë, butësinënë, zemërën’ e gjanë;

13tue duruem njiani tietërinë, edhe tue ia falunë njiani tietërit, ndë pastë kushi të qjahetë kundrë ndonjianit, sikurse edhe Krishti ua fali, kështu edhe ju.

14Edhe përmbi gjithë këto vishni dashuninë, e cilla ashtë lidhëja e të kulluemit.

15Edhe paqtimi i Perëndisë le të mbëretënojë ndër zemërat tueja, mbë të cillin’ edhe jeni thirrunë mbë nji korp, edhe bahi asish qi e dini për nderë.

16Fjala e Krishtit le të rrijë mbë ju me pasëje, me qish do farë ditunie: tue mësuem e tue porositunë njiani tietërinë me psallmë e me hymën e me kankë shpirtënishte, tue kënduem me hir ndë zemërat tueja mbë Zotinë;

17edhe qish do qi të bani me fjalë e me punë, të gjitha t’i bani mb’emënë të Zotit Iesu, tue i falunë ndersë Perëndisë edhe Atit me anë t’ati.

18Ju gratë, ulni kryetë burravet tuei, sikurse duhetë mbë Zotinë.

19Ju burratë, doni gratë tueja, edhe mos ini të idhëtë tek ato.

20Ju dielmtë, ndëgjoniu përintvet tuei mbë të gjitha, sepse këjo asht’ e pëlqyeshime te Zoti.

21Ju atënitë, mos i nxeni dielmtë tuei, qi të mos u prishetë zemëra.

22Ju shërbëtorëtë, ndëgjoniu zotënavet e mishit tuei mbë të gjitha, mos punoni për faqe porsi ata qi duenë me u pëlqyem te nierëzit, por me zemërë të thieshtë, tue pasunë frikë Perëndinë.

23Edhe gjithë qish të bani, punoni me gjithë shpirt, porsi Zotit, e jo porsi nierëzëvet,

24tue ditunë se keni me e marrë pagën’ e trashëgimit prei Zotit, sepse i punoni Zotit Krisht.

25Por ai qi punon shtrembëtë ka me marrë pagën’ e shtrembënisë, sepse s’ka të mbaitunë kraha.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help