1U shkruej juve tashi, o të dashunë, këte letërë të dytë; me ato çoj mendiminë tuei të këthiellëtinë me të prumë ndër mend,
2qi të kujtoni fjalëtë qi u folnë përpara prei shenjtënavet profetën, edhe porosinë t’onë apostujvet Zotit edhe Shëlbuesit;
3këte ma përpara ta dini, se mbë ditt të mbrapëna kanë me ardhunë përqeshës, tue ecunë mbas dëshërimesh vet,
4e tue thanë: Ku ashtë të zotuemit’ e të ardhëmes’ ati? Sepse çë mb’ate ditë qi fjetnë atënitë, të gjitha mbesinë kështu çë kur se u fillue krijesa.
5Sepse ata vetë duenë të mos e dinë këte, se me fjalën’ e Perëndisë u banë qijetë njiherë moti, edhe dheu ashtë bamë prei ujit edhe me ujë,
6qi me anë t’atyneve ajo bota atëherë si u mbëlue me ujë, hupi.
7Edhe qijet’ edhe dheu qi janë tashi, prei asai fjale janë vumë mbë-nj-anë, rueitunë për ziarrm mbë ditë të gjyqit, e të hupëmesë nierëzëvet pa-besë.
8Edhe këjo vetëmë mos u gënjejë juve, o të dashunë, se për-anë Zotit nji ditë ashtë si nji mijë viet, edhe një mijë viet si nji ditë.
9Zoti nuk’ e vonon të zotuemen’ e vet, sikurse disa e kuitojënë për të vonë, por na duron, sepse nukë don me u vdierrë disa vetë, por të gjithë me ardhunë ndë pendesë.
10Edhe dita e Zotit ka me ardhunë porsi viedhësi natënë; mb’ate ditë qijetë kanë me shkuem me gjimim, edhe elementatë kanë me u tretunë prei të nxetit, edhe dheu edhe punëtë qi janë nd’ate kanë me u diegunë.
11Kur tretenë pra këto të gjitha, qish farë nierëzish duhetë me qenunë ju ndë jetët shenjte e ndë besët,
12tue pritun’ e tue nxituem për t’ardhëmen’ e ditësë Perëndisë, qi mb’ate ditë qijetë diegunë ndë ziarrm kanë me u tretunë, edhe elementatë kamë me u tretunë prei të nxetit?
13Edhe mbas së zotuemes’ ati presimë qije të ri edhe dhe të ri, qi rri dreitëni nd’ata.
14Përandai, o të dashunë, tue pritunë këto, nxitoni me u gjetunë përpara ati ndë paqtim pa palavi e pa faj;
15edhe kujtonia zemërën’ e gjanë të Zotit për shpëtim, sikurse edhe Pauli i dashuni vëllai ynë u shkroi juve mbas ditunisë qi iu dha ati,
16sikurse edhe ndë gjithë letërat’ e ati, tue folunë nd’ato për këto punë; ndër ato janë disa punë qi s’mirrenë vesht, të cillat’ ata të paditunit’ edhe të paforcueshimit’ i shtrembënojënë, sikurse edhe shkronjat’ e tiera për të hupunit’ e vet.
17Ju pra, o të dashunë, tue ditunë, çë përpara këto, ruhi, qi të mos tërhiqi me gënjimin’ e të paligjëvet, e të bini poshtë prei qindrimit tuei.
18Edhe shtohi ndë hir e ndë të ngjofëme të Zotit t’ynë edhe Shëlbuesit Iesu Krishtit. Mb’ate qoftë lafti edhe tashi, edhe ndë ditë të jetësë pasosëme. Amen.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.