1 Gjionn 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Ate qi ishte çë herën’ e parë, ate qi kemi gjegjunë, ate qi kemi pamë me syt t’anë, ate qi e vum ore, edhe duertë t’ona e preknë, për Fjalën’ e jetësë

2(edhe jeta u shpërfaq, edhe e kemi pamë, edhe dëshmoimë, edhe apimë za për jetën’ e pasosëme, qi ishte tek Ati, edhe u shpërfaq mbë ne);

3ate qi kemi pam’ e kemi gjegjunë, e apimë za juve, qi të keni edhe ju piesë me ne, edhe piesa jonë të jetë me Atën’ edhe me Birin’ e ati Iesu Krishtinë.

4Edhe u shkrueimë juve këto, qi të jet’ i plotë gëzimi juei.

5Edhe kyi ashtë zani qi kemi gjegjunë prei ati, edhe u apimë za juve, se Perëndia ashtë dritë, edhe s’asht’ as ndonji errësinë mb’ate.

6Ndë thanshim se kemi piesë me ate, edhe ecimë nd’errësinët, rreimë, edhe s’baimë të vërtetënë.

7Por ndë ecimë ndë dritët, sikurse ai ashtë ndë dritët, kemi piesë njiani me tietërinë, edhe gjaku i Iesu Krishtit të Birit ati na pastron prei qish-do faji.

8Ndë thanshim se s’kemi faj, gënjeimë vetëhenë t’onë, edhe e vërteta nuk’ashtë ndër ne.

9Ndë rrëfefshim fajetë t’ona, ashtë besëtar edhe i dreitë, qi të na fali fajetë, edhe të na pastrojë prei qish-do të shtrembëte.

10Ndë thanshim se s’kemi fëjyem, baim’ ate rrenës, edhe fjala e ati s’ashtë ndër ne.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help