1Mbassi duelëm pra të dreitë prei besësë, kemi paqtim te Perëndia me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
2prei të cillit gjetmë edhe të hymitë me besënë ndë këte dhunëti qi qindrojmë mb’ate, edhe mburremi mbë shpëresë të laftit Perëndisë.
3Edhe jo vetëmë këjo, por mburremi edhe ndër shtrëngimet, tue ditunë se shtrëngimi punon durim,
4e durimi provim, e provimi shpëresë;
5e shpëresa nukë turpënon, sepse dashunia e Perëndisë ashtë derdhunë ndë zemërat t’ona me anë të Shpirtit Shenjt qi ashtë dhanë mbë ne.
6Sepse kur ishim na edhe por të sëmunë, Krishti vdiq mbas kohësë qi qe urdhënuem për të shtrembëtit.
7Sepse mezi ka me vdekunë kushi për nieri të dreitë, sepse për të mirinë druese edhe kuxon kushi me vdekunë,
8por Perëndia difton dashunin’ e vet mbë ne, sepse kur ishim edhe na fajtorë, Krishti vdiq për ne;
9shumë ma tepërë pra, mbassi duelëm të dreitë tashti prei gjakut ati, kemi me shpëtuem prei zemërimit me anë t’ati.
10Sepse, ndë qoftë se kur ishim anëmiq, u paqtuem me Perëndinë me anë të vdekësë të Birit ati, shumë ma tepërë mbassi u paqtuem kemi me shpëtuem me anë të jetës’ ati.
11Edhe jo vetëmë këjo, por edhe mburremi mbë Perëndinë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi muerëm tashti paqtiminë me anë t’ati.
12Përandai sikurse prei nji nieriu hyni faji ndë botët, edhe prei fajit hyni vdeka, edhe kështu shkoi vdeka ndëpër gjithë nierëzit, sepse të gjithë fëjyenë
13(sepse deri ndë kohë të ligjësë qe faji ndë botët, por për faj nukë numërohetë, kur nuk’ ashtë ligjë.
14Por vdeka mbëretënoi çë prei Adamit, deri mbë kohë të Moiseut, edhe mb’ata qi nukë fëjyenë mbas shëmbëllimit së kapërcyemesë porosisë Adamit, i cilli ashtë figureja e ati qi kishte për me ardhunë.
15Por jo si faji, kështu asht’ edhe dhunëtia, sepse ndë qoftë se prei fajit të njianit vdiqnë të shumëtë, shumë ma tepërë hiri i Perëndisë, edhe dhunëtia me anë të hirit të nji nieriut, Iesu Krishtit, tepëroi mbë të shumëtë.
16Edhe dhunëtia nuk’ ashtë sikurse të dënuemitë qi u ba prei njianit qi fëjeu, sepse gjyqi prei njianit u ba për dam të shumëve, edhe dhunëtia prei shumë fajësh u ba për të dalunë të dreitë.
17Sepse ndë qoftë se prei fajit njianit mbëretënoi vdeka prei njianit, shumë ma tepër’ ata qi marrinë tepëricën’ e hirit edhe dhunëtisë dreitënisë, kanë me mbëretënuem ndë jetë prei njianit, Iesu Krishtit.)
18Sikurse pra prei nji faji u ba për dam mbë gjithë nierëzit, kështu edhe prei nji dreitënimi u ba mbë gjithë nierëzit të dalinë të dreitë për jetë.
19Sepse sikurse prei së pandëgjueshimesë të nji nieriut u banë fajtorë të shumëtë, kështu edhe prei së ndëgjueshimesë të njianit kamë me u bamë të dreitë të shumëtë.
20Edhe ligja hyni, qi të tepërojë faji. Edhe atie ku tepëroi faji, tepëroi ma tepërë hiri;
21edhe sikurse mbëretënoi faji prei vdekësë, kështu të mbëretënojë edhe hiri prei dreitënisë për jetë të pasosëme me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.