1Edhe pashë nji tietër’ engjullë të fortë tue sdripunë prei qiellit, veshunë me re, edhe kishte yl-berinë mbë kryet, edhe faqeja e ati porsi dielli, edhe kambët’ e ati porsi shtylla ziarrmi.
2Edhe kishte n’dorë të vet nji libër të vogëlë hapëtë; edhe vuni kambën’ e vet të diathtënë mbi dhet, edhe të mangjëtënë mbi dhet;
3edhe thërriti me za të math, porsi leoni kur ulurin; edhe kur thërriti, folnë të shtatë bumbullimatë me zanat e vet.
4Edhe kur folnë të shtatë bumbullimatë me zanat e vet, pata për me shkruem; edhe ndëgjova nji za prei qiellit qi më thoshte: Bulos ato qi folnë të shtatë bumbullimatë, edhe mos i shkruei.
5Edhe ai engjulli qi pashë tue ndenjunë mbi det edhe mbi dhet, ngriti dorën’ e vet ndë qiell,
6edhe bani be për ate qi rron ndë jetët të jetëvet, i cilli ndërtoi qiellin’ edhe sa janë nd’ate, edhe dhen’ edhe sa janë nd’ate, edhe detin edhe sa janë nd’ate, se kohë s’ka me qenunë ma.
7Por ndë ditt të zanit engjullit shtattë, kur ka për me i ranë trumbetësë, atëherë ka me u mbaruem mysteri i Hyjit, sikurse u dha zanin’ e mirë shërbëtorëvet vet profetënavet.
8Edhe ate zaninë qi ndëgjova prei qiellit, për-së-ri fliste me mue, e thoshte: Shko, e merr librin’ e vogëlë të haptinë n’dorë t’engjullit qi ka ndenjunë mbi det edhe mbi dhet.
9Edhe voita tek engjulli, e i thashë: Ep-më librin’ e vogëlë. Edhe ai më thotë: Merr-e edhe haje, edhe ka me të ithtuem barkunë tat, por ndë gojët tate ka me qenun’ i ambëlë porsi mialtë.
10Edhe mora librin’ e vogëlë prei dorës’ engjullit, edhe e hangra; edhe ishte ndë gojët t’eme, porsi mialtë i ambëlë; edhe kur e hangra u ithtue barku em.
11Edhe më thotë: Duhetë me profetizuem për-së-ri ri mbë shumë popuj e kombe e gjuhëna e riga.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.