Punët’ e Apostujvet 25 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA XXV.

1Festi pra si erdhi ndë anë të vet, mbas tri ditsh hypi ndë Ierusalem prei Kaisarisë.

2Edhe krye-prifti, edhe të parët’ e Iudevet qi ishinë kundrë Paulit u duknë përpara ati, edhe i luteshinë,

3tue lypunë hir kundrë ati, qi të dërgojë e ta bierë ndë Ierusalem, sepse kishinë bamë pritë për me e vramë mb’udhë.

4Edhe Festiu përgjeq, se Pauli ruhetë ndë Kaisari, edhe se ai vetë kishte për me votunë shpeit atie.

5Le të sdrypinë pra ata qi mundenë prei jush, - tha, - edhe ndë pastë ndonji faj kyi nieri, le ta përflasinë.

6Edhe mbassi ndenji ndër ata ma tepërë se dhetë ditt, sdrypi ndë Kaisari, edhe ndë nesëret si ndenji mbë gjukatë; urdhënoi me u prumë Pauli,

7Edhe ai si erdhi, duelnë përpara ata Iudeitë qi kishinë sdrypunë prei Ierusalemit, e thoshinë shumë edhe të mëdha të përfoluna kundrë Paulit, të cillatë s’mundeshinë me i provuem,

8sepse ai epte fjalë, se: As mbë ligjët të Iudevet, as mbë tempull, as mbë Kaisarinë kam bamë ndonji faj.

9Por Festi donte me u bam’ andënë Iudevet, iu përgjeq Paulit, e tha: A do me hypunë ndë Ierusalem, edhe atie me u gjukuem për këto punë përpara meje?

10Edhe Pauli tha: Unë kam ndenjunë mbë gjukatë të Kaisarit, atie ku duhetë me u gjukuem; nuk’ u kam bamë ndonji faj Iudevet, sikurse edhe ti e di fort mirë.

11Sepse ndë kam bamë keq, a ndë paça bamë ndonji punë për vdekë, nuk’ i tremem vdekësë, por ndë mos qoftë ndonji gja prei asosh qi më përflasinë këta, askushi s’mundetë me më falunë tek ata. Thërres mbë Kaisarinë.

12Atëherë Festi si foli bashkë me këshillenë, u përgjeq: Mbë Kaisarinë thirre ti? Te Kaisari ke me votunë.

13Edhe si shkuenë disa ditt, mbëreti Agrippë edhe Bernika erthnë ndë Kaisari, për me përshëndetunë Festinë.

14Edhe si ndejnë atie shumë ditt, Festi i zuni n’gojë punën’ e Paulit, tue thanë: Ashtë nji nieri lanë këtu lidhunë prei Felikut;

15për punë t’ati, kur vota ndë Ierusalem, u duknë përpara meje krye-priftënit’ edhe pleqt’ e Iudevet, e lypinë gjyq kundrë ati me u dënuem,

16të cillëvet u përgjegja, se nuk’ ashtë zakon ndër Romanët me u prishunë ndonji nieri për hir, pa mos pasunë përpara faqes’ ai qi përflitetë, ata qi e përflasinë, e pa mos i dhanë kohë me dhanë fjalë për fajin’ e vet.

17Mbassi u mbëlothnë pra ata këtu, pa mos u qellunë kreit, ndë të nesërmenë ditë ndenja mbë gjukatë, edhe urdhënova me u prumë nieriu.

18Edhe ata qi e përflisninë si duelnë përpara meje, nukë prunë ndonji të përfolunë kundrë ati prei asosh qi mendojem unë,

19por kishinë disa kërkime kundrë ati për fenë e vet, edhe për nji farë Iesui qi kishte vdekunë, për të cillinë Pauli thoshte se rron.

20Edhe unë mbassi s’dijem se qish me bamë për nji t’atillë kërkimi, thashë ndë dashtë me votunë ndë Ierusalem, edhe me u gjukuem atie për këto.

21Por Pauli mbassi thirri të ruhetë për me u gjukuem tek Augusti, urdhënova me u rueitun’ ai, deri sa të dërgoj te Kaisari.

22Edhe Agrippa i tha Festit: Desha edhe unë me e ndëgjuem ate nieri. Edhe ai tha: Nesërë ke me e ndëgjuem.

23Edhe ndë nesëret, kur erdhi Agrippa edhe Bernika me shumë madhështi, edhe hyni ndë vend të ndëgjimit bashkë me kapitanat e me nierëzit e mëdhej të qytetit, Festi urdhënoi e u pru Pauli.

24Atëherë Festi thotë: O mbëret Agrippë, edhe gjithë sa vetë jeni këtu bashkë me ne, e shifni këte nieri, për të cillinë gjithë shumica e Iudevet më folnë edhe ndë Ierusalem edhe këtu, tue bërtitunë se ai nukë duhetë ma me rruem.

25Por unë mbassi gjeta se s’kishte punuem gja për vdekë, edhe ai vetë thirri mbë Augustinë, e pashë me udhë ta dërgoj.

26Për të cillinë s’kam ndonji gja të vërtetë me i shkruem t’em zot; përandai e pruna përpara jush, edhe ma fort përpara teje, o mbëret Agrippë, qi të kemi se qish me shkruem, mbassi të pyetetë prap.

27Sepse më duketë punë pa mend, me dërguem nji nieri të lidhunë, pa mos diftuem edhe fajetë qi janë kundrë ati.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help