2 Korinthianët 2 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA II.

1Edhe gjukova këte me vetëhenë t’eme, për mos me ardhunë prap të ju për idhënim.

2Sepse unë ndë u idhënofsha juve, e cilli asht’ ai qi më gëzon, veç ai qi idhënohetë prei meje?

3Edhe u shkrova juve këte, qi kur të vij, të mos kemi idhënim prei atyneve qi duhei të kishiem gëzim, tue pasunë shpëresë mbë gjithë ju, se gëzimi em ashtë gëzimi juei të gjithëve.

4Se prei shumë shtrëngimi e acarimi të zemërës’ u shkrova juve me shumë lot, jo qi të idhënohi, por qi të ngjifni dashuninë qi kam ma tepërë mbë ju.

5Edhe ndë past’ idhënuem kushi, s’ka idhënuem mue, por mbë-nj-anë më ka idhënuem, qi të mos u randoj juve të gjithëve;

6mëjaft ashtë për të tillinë kyi mundim qi u ba prei së shumëvet,

7kaqi sa për kundrë duhetë më tepërë t’ia falni ati, edhe ta ngushulloni, qi të mos përpihet’ i tilli nieri prei idhënimit tepërë.

8Përandai u lutem juve me i diftuem ati dashuni.

9Sepse përandai u shkrova juve, për me ngjofunë provënë tuei, ndë jeni të ndëgjueshim mbë të gjitha.

10Edhe ati qi t’ia falni, ia fal edhe unë, sepse ndë ia kam falun’ unë ndonjianit, kuit do qi t’ia kemi falunë; për ju e bana këte, përpara Krishtit,

11për mos me tepëruem fuqia e Satanait përmbi ne. Sepse e dimë se qish ka ndër mend ai.

12Edhe kur erdha ndë Troadhë për me predikuem ungjillin’ e Krishtit, e m’u hap nji derë për Zotinë,

13s’pata të prajtunë ndë shpirt t’em, sepse nukë gjeta Titonë vëllanë t’em, por si u lashë shëndet atyne, dola e vota ndë Makedoni.

14Por falemi ndersë Perëndisë qi na ban me triomfuem kurdo me anë të Krishtit, edhe shpërfaq mbë qish do vend erën’ e mirë e së ngjofëmes’ ati me anë t’onë.

15Sepse er’ e mirë e Krishtit jemi na te Perëndia mb’ata qi shpëtohen’ edhe mb’ata qi vdirenë;

16për disa na jemi erë vdeke për vdekënë, e për disa erë jete për jetënë. Edhe cilli asht’ i zoti për këto punë?

17Sepse na s’jemi si të shumëtë qi prishinë fjalën’ e Perëndisë, por si prei zemërësë këthielltë, si prei anësë Perëndisë, përpara Perëndisë flasimë për Krishtinë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help