1Përandai na duhetë me vumë vesh ma tepërë për ato qi ndëgjuem, qi të mos tërhiqemi mbë-nj-anë ndonji herë.
2Sepse ndë qoftë se ajo fjala qi u fol me anë të engjujvet duel e vërtetë, edhe qish do kapërcim porosie e pandëgjimi muer pagë me udhë,
3si kemi me shpëtuem na, ndë purtofshim për këte farë shpëtimi të madh? I cilli filloi me u folunë prei Zotit, e u vërtetue mbë ne prei atyneve qi e ndëgjuenë,
4por edhe Perëndia bante deshmi bashkë me shenje e me mërekullia e me qish do farë fuqiash e me të dame dhunëtiash të Shpirtit Shenjt, mbas dashunimit’ vet.
5Sepse nuk’ e vu ndënë kambë të engjujvet botënë qi vien, për të cillënë po flasimë.
6Edhe cilli bani deshmi mbë ndonji vend, e tha: “Qish ashtë nieriu, qi ta kuitojsh, a i biri nieriut qi të veç me e pamë;
7e bane pakëzë ma të vogëlë se engjujtë, me laft e me nderë e kunorove, edhe e vune përmbi punët e duervet tua;
8të gjitha ia vune përposh kambëvet ati”, sepse si ia vu të gjithë ndënë kambët, nukë la gja pa i vumë ndënë kambët,
9por tashti s’po shofimë të gjitha të jenë vumë ndënë kambët t’ati. Por shofimë kunoruem me laft e me nderë ate Iesunë qi qe bamë pakëzë ma i vogëlë se engjujtë për pësimin’ e vdekësë, qi të ngjënojë vdekë për qish do nieri me hirin’ e Perëndisë.
10Sepse i duhei ati, qi për ate janë të gjitha, edhe prei ati u banë të gjitha, tue prumë shumë bij ndë laft, të bajë të kullutë të parin’ e shpëtimit atyneve me anë të pësimevet.
11Sepse edhe ai qi shenjtënon, edhe ata qi shenjtënohenë, të gjithë janë prei nji gjaje, për ate punë s’turpënohetë, me i qjueitunë vëllazën,
12tue thanë: “Kam me u diftuem emëninë t’em vëllazënavet mi, kam me të lavduem ndë miedis të kishësë”.
13Edhe për-së-ri: “Unë kam me vumë shpëresënë mb’ate”. Edhe për-së-ri: “Qe un’ edhe ata çunatë qi më dha Perëndia”.
14Edhe sepse çunatë kanë marrë bashkë mish edhe gjak, edhe ai muer piesë prei atyneve porsi ata, qi të prishi me anë të vdekës’ ate qi ka pushtetin’ e vdekësë, do me thanë, diallinë,
15edhe të lirojë ata qi ishinë gjithë jetënë ndënë shërbëtyrë për frikën’ e vdekësë,
16sepse për të vërtetë s’qenë zanë prei farës’ engjujvet, por qenë zanë prei farës’ Abrahamit.
17Përandai duhei të u përgjante vëllazënavet mbë të gjitha, qi të bahei krye-prift i dhimtshim edhe besëtar mbë punët të Perëndisë, qi të ndëjejë fajet’ e popullit.
18Sepse për qish ai pësoi kur u nga, mundetë me u ndimuem atyneve qi ngjitenë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.