Hebrejt 10 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA X.

1Sepse ligja tue pasunë hien’ e të miravet qi vinë, e jo ate figuren’ e punëvet, kurrë s’mundetë me bamë të kullutë ata qi hyjënë me ato kurbanet qi bijenë vit për vit përherë,

2sepse atëherë do të kishin pushuem me u prumë kurbane, sepse lutësitë si të pastroheshinë nji herë, s’do të kishinë ma as ndonji ndërgjegjëje për faje,

3por nd’ato bahetë kuitim fajesh vit për vit,

4sepse s’mundetë gjak demash e sqepësh me hekunë faje.

5Përandai tue hymë ndë botët, thotë: “Kurban e mplatë nukë deshe, por bane gati për mue korp.

6 Kurbane të dieguna-gjithë, edhe mplata për faje nukë pëlqeve.

7Atëherë thashë: Qe te po vij (ndë volumë të librës’ ashtë shkruem për mue), për me bamë, o Perëndi, dashuniminë tand”.

8Si tha ma përsipër: “Se kurban edhe mplatë, edhe kurbane të dieguna-gjithë, edhe mplata për faje nukë deshe, as nuk’ i pëlqeve” (të cillatë bihenë kurban mbas ligjësë),

9atëherë tha: “Qe te po vij me bamë, o Perëndi, dashuniminë tand”. Ngre të parënë, qi të ngrefi të dytënë.

10Prei ati dashunimit jemi shenjtënuem me anë të prumesë kurban të korpit Iesu Krishtit qi u pru kurban nji herë.

11Edhe qish do prift rri përditë tue shërbyem, edhe bije përherë por ato kurbane, të cillatë kurrë nukë mundenë me hekunë faje,

12por ai si pru nji kurban për fajet, ndenji për gjithë herënë ndë të diathtën’ e Perëndisë,

13tue pritunë mbaskëndai deri sa të vihenë gjith’ anëmiqt’ e ati “përposh ndënë kambët t’ati”.

14Sepse me nji mplatë bani të shenjtënueshimitë të kullutë për gjithë herënë.

15Por edhe Shpirtit Shenjt deshmon për ne, sepse mbassi pat thanë ma përpara:

16“Këjo ashtë dhiata qi kam me bamë mb’ata mbas këtyne ditvet, thotë Zoti, kam me vumë ligjat’ e mia mbi zemërat t’atyne, edhe kam me shkruem ato ndë mendimet t’atyne”,

17“edhe s’kam me kuituem ma fajet’ e atyne edhe paligjëniat’ e atyne”.

18Edhe atie ku ashtë ndëjesë, nuk’ ashtë ma mplatë për faje.

19Tue pasunë pra, o vëllazën, kucim me hymë ndë shin-vendet me anë të gjakut Iesuit,

20prei nji të reje edhe të gjallë udhë, qi na e përtërini me anë të kurtinësë, do me thanë të mishit vet,

21edhe tue pasunë nji prift të math ndë shtëpit të Perëndisë,

22le t’afrohemi me zemërë të vërtetë mbushunë mendienë prei besësë, tue pasunë shpërlamë zemëratë t’ona prei ndërgjegjëjesë keqe, edhe lamë korpinë me ujë të këthiellëtë,

23le të mbamë rrëfimin’ e shpëresësë pa pierrë, sepse ai qi u zotue ashtë besëtar;

24edhe le të vem ore të ngacëmoimë niani tietërinë ndë dashuni e ndë vepëra të mira;

25mos lamë me u mbëledhunë bashkë, sikurse ashtë zakon mbi disa vetë, por tue shtymë njiani tietërinë, edhe kaqi ma tepërë, sa shifni ditën’ afruem.

26Sepse ndë fëjefshim na tue dashunë, mbassi muerëm të ngjofëmen’ e së vërtetësë, nukë mbet ma kurban për faje,

27por nji të pritunë gjyqi të frikëshim edhe nji të ndezunë ziarrmi, qi ka për me ngran’ ata qi janë kundrë.

28Nji qi ka shkelunë ligjën’ e Moiseut, përpara nji a dy deshmitarëve vdes pa përdëllim;

29sa ma tepërë mundim, u duketë juve, se ka me hiekun’ ai qi ka shkelunë të Birin’ e Perëndisë,

30edhe ka kuituem se gjaku i dhiatës’ashtë si qish do gjak, qi me ate u shenjtënue, edhe ka shamë Shpirtin’ e hirit? Sepse e dim’ ate qi ka thanë: “Shpagimi ashtë puna eme, unë kam për me shpaguem, thotë Zoti”. Edhe për-së-ri: “Zoti ka me gjukuem popullin’ e vet”.

31Pun’ e frikëshime ashtë me ranë ndër duer të Perëndisë gjallë.

32Bini ndër mend ditt’ e para, ndër të cillat, kur u ndriçuetë, duruetë shumë luftë pësimesh,

33tashti tue u bamë lojë prei qartimesh e prei shtrëngimesh, e tashti tue u bamë piesëtarët’ e atyneve qi pësuenë këso punësh.

34Sepse pësuetë bashkë me të lidhunat e mia, edhe pritët me gëzim të rrëmbyemen’ e pasëjesë tuei, tue ditunë se keni për vetëhenë tuei ndë qijet nji ma të mirë pasëje edhe të qindrueshime.

35Mos hethni tej pra kuciminë tuei, qi ka për me dhanë pagë të madhe.

36Sepse ju keni nevojë për durim, qi të bani dashunimin’ e Perëndisë, edhe të mirrni të zotuemenë.

37Sepse edhe nji grimëzë herë, edhe “ka me ardhun’ ai qi vien, edhe s’ka me u vonuem”.

38Edhe i dreiti ka me rruem prei besësë’, edhe: “nd’u tërhiektë mbrapazë kushi, shpirti em s’ka me e pëlqyem”.

39Edhe na s’jemi prei asish qi tërhiqenë mbrapazë për prishëje, por prei asish qi besojënë për shpëtimin’ e shpirtit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help