1Qish ka ma tepërë Iudeu pra, a qish vëjen rreth-presëja? Shumë për gjithë qish mëndyrë.
2Ma parë, sepse mbë Iudeit u zunë besë fjalët’ e Perëndisë.
3Sepse ndë mos besuenë disa, qish ashtë? Mos do të prishi besën’ e Perëndisë pa-besënia e atyne?
4Qoftë lark, por Perëndia qoft’ i vërtetë, e çdo nieri qoftë rrenës, sikurse ashtë shkruem: “Qi të dalish i dreitë ndë fjalët e tua, edhe të mundish kur të gjukohesh”.
5Por shtrembënia jonë ndë diftoftë dreitënin’ e Perëndisë, qish do të thomi, mos asht’ i shtrembëtë Perëndia qi bije zemëriminë? (flas si nieri)
6Qoftë lark, sepse si ka me gjukuem botënë Perëndia?
7Sepse e vërteta e Perëndisë ndë u shtue për laftin’ e ati prei rrenësë s’eme, përse gjukohem unë ma si fajtuer?
8Edhe (sikurse nememi, edhe sikurse thonë disa, se na thomi), përse të mos bajmë të këqiatë, qi të vinë të miratë? Të cillëvet dënimi asht’ i dreitë.
9Qish pra? Jemi na ma të mirë se gjintarëtë? Për të vërtetë jo, sepse na e provuem ma pari, se edhe Iudeitë edhe Grekëtë të gjithë janë ndënë faj,
10sikurse ashtë shkruem: “Se nuk’ asht’ i dreitë as nji;
11nuk’ ashtë ndonji qi merr vesht, nuk’ ashtë ndonji qi kërkon Perëndinë.
12Të gjithë duelnë jasht’ udhësë, të gjithë u banë të pavëjyeshim; nuk ashtë ndonji qi ban mirë; nuk’ asht’ as ndonji”.
13“Fyti i atyne ashtë vorr i hapëtë; me gjuhënat’ e atyne flisinë gënjimë; vëner aspidash ashtë ndënë buzët t’atyne”;
14atyneve “goja ashtë plot me mallëkim, e me ithtim”.
15“Kambët’ e atyneve janë të shpeita për me derdhunë gjak”.
16“Të shkretuem e të hiequnë keq ashtë ndëpër udhët t’atyne;
17edhe udhën’ e paqtimit nuk’ e ngjofnë”.
18“Nuk’ ashtë frikë Perëndie përpara syvet atyne”.
19- Edhe e dimë, se sa thotë ligja, u flet atyneve qi janë ndënë ligjët, qi të thuretë qish do gojë, edhe gjithë bota të gjukohetë për fajtore te Perëndia.
20Sepse as ndonji mish s’ka për me dalun’ i dreitë përpara ati prei vepëravet ligjësë, sepse faji ngjifetë prei ligjësë.
21Por tashti dreitënia e Perëndisë u shpërfaq paligjë, dëshmuem prei ligjës’ e prei profetënavet;
22edhe ajo dreitënia e Perëndisë qi ashtë me anë të besësë Iesu Krishtit, mbë të gjith’ e mbi të gjith’ ata qi besojnë,
23sepse s’ka ndonji farë të dami; sepse të gjithë fëjyenë, edhe të gjithëve u mëngon lafti i Perëndisë,
24por dalinë të dreitë me hirin’ e ati qi fal, me anë të shpërblimit qi ashtë mbë Iesu Krishtinë,
25të cillinë Perëndia e vuni çë përpara me qenunë shpërblim me anë të besësë ndë gjak t’ati, për me diftuem dreitënin’ e ati, për ndëjesën’ e fajevet qi kanë qenë bamë përpara, me anë të durimit Perëndisë;
26për me diftuem dreitënin’ e ati ndë këte kohë, qi të jet’ ai i dreitë, edhe të nxierri të dreitë ate qi i beson Iesuit.
27Ku ashtë pra të mburrumitë? U mbyll jashtë? Me qish farë ligjë? Të vepëravet? Jo, por me ligjën’ e besësë.
28E marrim me mend pra, se nieriu del i dreitë me anë të besësë, pa vepërat’ e ligjësë.
29Apor vetëm’ i Iudevet ashtë Perëndia? E jo edhe i kombevet? Por edhe i kombevet,
30sepse nji ashtë Perëndia, qi ka me nxierrë të dreitë rreth-presëjen’ edhe të parreth-premitë me anë të besësë.
31Prishimë ligjënë pra me anë të besësë? Qoftë lark, por ma tepërë vemë ligjënë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.