1 Gjionn 2 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA II.

1Dielmthit’ e mi, u shkruej juve këto, qi të mos fëjeni; edhe ndë fëjeftë kushi, kemi kush të lutetë tek Ati, Iesu Krishtin’ e dreitë;

2edhe ai ashtë të shpërblemit’ e fajevet t’ona, edhe jo vetëmë për t’onat, por edhe për të gjithë botësë.

3Edhe prei kësai e dimë se e kemi ngjofun’ ate, ndë rueitshim purosit’ e ati.

4Ai qi thotë: E kam ngjofun’ ate, edhe të mos ruejë porosit’ e ati, ashtë rrenës, edhe e vërteta s’ashtë mbë këte,

5por ai qi të ruejë fjalën’ e ati, me të vërtetë dashunia e Perëndisë ashtë mbaruem te kyi, prei kësai e dimë, se jemi mb’ate.

6Ai qi thotë se mbet mb’ate, ka detyrë, sikurse eci ai, kështu edhe kyi të eci.

7Vëllazën, nuk’ u shkrova juve nji porosi të re, por nji porosi të vietër, qi e kishitë çë përpara herësë; porosia e vietër’ ashtë fjala qi ndëgjuetë çë përpara herësë.

8Për-së-ri u shkruej juve nji porosi të re, qi asht’ e vërtetë mb’atë edhe mbë ju, sepse errësina shkon, edhe drita e vërtetë po ndrit.

9Ai qi thotë se ashtë ndë dritët, edhe ka mëni vëllan’ e vet, ashtë nd’errësinët deri tashi.

10Ai qi don vëllan’ e vet mbet ndë dritët, edhe shkandullë nuk’ ashtë tek ai.

11Por ai qi ka mëni vëllan’ e vet, ashtë nd’errësinët, edhe ecën nd’errësinët, edhe nukë di se ku vete, sepse errësina i verboi sytë.

12U shkruej juve, dielmthit’ e mi, se u falnë fajetë tueja për emënin’ e ati.

13U shkruej juve, atën, sepse keni ngjofun’ ate qi ashtë çë përpara herësë; u shkruej juve, dialoshë, se e keni mundunë të keqinë; u shkruej juve, çuna, sepse e keni ngjofun’ Atënë.

14U shkruej juve, atën, sepse e keni ngjofun’ ate qi ashtë çë përpara herësë; u shkruej juve, dialoshë, sepse jeni të fortë, edhe fjala e Perëndisë mbet ndër ju, edhe e keni mundunë të keqinë.

15Mos doni botënë as ato qi janë ndë botët. Ndë dashtë kushi botënë, dashunia e Atit nuk’ ashtë mb’ate,

16sepse qish-do gja qi ashtë ndë botët, dëshërimi i mishit, edhe dëshërimi i syvet, edhe madhështia e jetësë, nuk’ashtë prei Atit, por ashtë prei botet.

17Edhe bota shkon, edhe dëshërimi asai, por ai qi ban dashunimin’ e Perëndisë, mbet ndë jetët të jetëvet.

18Çuna, asht’ e mbrapëna orë, edhe sikurse ndëgjuetë, se antikrishti vien, edhe tashi janë shumë antikrishta, andai e dimë se asht’ e mbrapëna orë.

19Duelnë prei nesh, por nuk’ ishinë prei nesh, sepse ndë ishinë prei nesh, do të kishinë mbetunë me ne, por duelnë qi të shpërfaqenë, se nukë janë të gjithë prei nesh.

20Edhe ju keni të lyem prei Shenjtit, edhe i dini të gjitha.

21Nuk u shkrova juve, sepse nukë dini të vërtetënë, por sepse e dini, edhe sepse qish-do rrenë nuk’ ashtë prei së vërtetet.

22Kush ashtë rrenësi, veçse ai qi mohon se Iesui nuk’ashtë Krishti? Kyi asht’ antikrishti, ai qi mohon Atën’ edhe Birinë.

23Kush-do qi mohon Birinë, s’ka as Atënë.

24Ate pra qi ju ndëgjuetë çë përpara herësë, le të mbesi ndër ju. Ndë mbettë ndër ju ajo qi ndëgjuetë çë përpara herësë, edhe ju keni me mbetunë mbë Birin’ edhe mbë Atënë.

25Edhe këjo asht’ e zotuemeja, qi ai na u zotue neve, jeta e pasosëme.

26U shkrova juve këto për ata qi u gënjejënë juve.

27Edhe ate të lyemenë qi muertë prei ati, le të mbessi ndër ju, edhe s’keni nevojë me u mësuem juve kushi, por sikurse u mëson ajo e lyemeja për të gjitha, kështu asht’ edhe e vërtetë, edhe nuk’ ashtë rrenë; edhe sikurse u mësoi juve, keni me mbetunë mb’ate.

28Edhe tashi, çunthit’ e mi, mbetni mb’ate, qi kur të shpërfaqetë, të kemi kucim, e të mos turpënohemi prei ati mbë t’ardhëmen e ati,

29Ndë e dini se asht’ i dreitë, dinia se kush-do qi ban dreitëninë ka lemë prei ati.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help