1Edhe Apollosi kur ishte ndë Korinthë, Pauli si shkoi ndëpër anët e sipërme, erdhi ndë Efesë, edhe kur gjeti atie disa dishepuj,
2u tha atyne: Muertë Shpirtinë Shenjt kur besuëtë? Edhe ata i thanë: Por as ndëgjuem kemi, se ashtë Shpirti Shenjt.
3Edhe ai u tha atyne: Mbë se pra u pagëzuetë? Edhe ata thanë: Mbë pagëzim të Gjionnit.
4Edhe Pauli tha: Gjionni pagëzoi me pagëzim pendese, tue i thanë popullit, t’i besojn’ ati qi vien mbas ati, do me thanë Iesu-Krishtit.
5Edhe ata kur ndëgjuenë, u pagëzuenë mb’emënit të Zotit Iesu.
6Edhe Pauli si vuni duertë mbi ata, erdhi Shpirti Shenjt mbi ata, edhe flisinë gjuhëna, e profetizojinë.
7Edhe gjith’ ata burra ishin afër dy-mbë-dhetë.
8Edhe ai hyni ndë synagogët, e fliste me sy çelë, tue lëgjiruem për tre muej, e tue u mbushunë mendien’ atyne për punët e mbëretënisë Perëndisë.
9Por disa mbassi ishinë të ashpërë, e s’u mbushei mendia, por flisinë keq për udhën’ e Zotit përpara gjindëjesë, u mërgue prei atyneve, edhe dau dishepujtë, tue lëgjiruem përditë ndë shkollë të nji farë Tyranni.
10Edhe këjo u ba për dy viet; kaqi sa gjith’ ata qi rrijinë ndë Asi ndëgjuenë fjalën’ e Zotit Iesu, Iude e Grekë.
11Edhe Perëndia bante mërekullia të mëdha me anë të duervet Paulit,
12kaqi sa biheshinë mbi të sëmunët riza e përparëje prei korpit ati, edhe sëmundat’ ikinë prei atyneve, edhe frymat’ e këqia dilinë prei atyneve.
13Edhe disa prei atyne përbetorëvet Iudevet qi silleshinë rrotullë, vunë dorë me zanë n’gojë emënin’ e Zotit Iesu mb’ata qi kishinë fryma të këqia, tue thanë: U përbetojmë juve mb’ate Iesunë qi predikon Pauli.
14Edhe ata qi bajinë këte, ishinë të shtatë bijt’ e nji Skeva Iudeu krye-prifti.
15Edhe frym’ e keqe u përgjeq, e tha: Iesun’ e ngjof, edhe Paulin’ e dij; por ju cillëtë jeni?
16Edhe ai nieriu qi kishte frymën’ e keqe u hoth mbi ata, edhe i mundi, e hypi sipër atyneve, kaqi sa ata iknë prei shtëpisë ati sveshun’ e plaguem.
17Edhe këjo u ba e ditëme mbë gjithë Iudeit e Grekët qi rrijinë ndë Efesë; edhe i muer frika të gjith’ ata, edhe madhënohei emëni i Zotit Iesu.
18Edhe shumë prei atyneve qi kishinë besuem vijinë tue rrëfyem e tue diftuem punët’ e veta.
19Edhe shumë vetë prei atyneve qi bajinë magji, bijinë libratë, e i digjinë përpara të gjithëve; edhe numëruenë të çimuemit’ e atyneve, e i gjetnë se vëjejinë pesë-dhetë mijë copa argjandi.
20Kështu u shtue e u forcue fort fjala e Zotit.
21Edhe si u mbaruenë këto punë, Pauli e vuni ndër mend me vetëvetëhenë, si të shkojë ndëpër Makedoni, e ndëpër Ahai, të vejë ndë Ierusalem, e tha, se: Si të vete atie, më duhetë me pamë edhe Romënë.
22Edhe dërgoi ndë Makedoni dy vetë prei atyneve qi i shërbejinë, Timothenë edhe Erastinë, por ai vetë ndenji disa kohë ndë Asi.
23Edhe nd’ate kohë u ba shumë të përziem për këte udhë.
24Sepse nji farë argjandari qi quhei Demetër, i cilli ndërtonte tempuj t’argjanttë të Dianësë, e u bante shumë fitim mieshtravet;
25kyi si mbëlodhi këta, edhe ata qi punojinë kësosh, tha: O burra, e dini mirë se fitimi ynë ashtë prei kësai pune;
26edhe veni ore, e ndëgjoni, se jo vetëmë ndë Efesë, por afër ndëpër gjith Asinë, kyi Pauli u mbushi mendien’ atyne, e këtheu shumë gjindëje, tue thanë, se nukë janë perëndina ata qi ndërtohenë prei duersh.
27Edhe jo vetëmë këjo mieshtria jonë ashtë mbë rrezik me ranë poshtë, por edhe tempulli i perëndieshësë madhe Dianësë të mos zihetë për gja, edhe ka me u vdierrë madhënia e asai, të cillën’ e ka për nder gjith’ Asia edhe bota.
28Edhe ata kur ndëgjuenë, u mbushnë me zemërim, e bërtisinë, tue thanë: E madhe ashtë Diana e Efesianëvet.
29Edhe gjithë qyteti u mbush me të përziem; edhe si zunë të gjithë bashkë Gainë edhe Aristarhunë, nierës Makedonas, qi bajin’ udhë bashkë me Paulinë, u turrnë me nji zemërë ndë theatër.
30Edhe Pauli kur donte me hynë ndër gjindëjenë, dishepujtë nuk’ e lijinë.
31Edhe disa prei të parëvet Asisë, qi ishinë miqt’ e ati, dërguenë tek ai, e i luteshinë mos e api vetëhenë ndë theatër.
32Disa pra bërtisinë kështu, e disa tietërazi, sepse ishte trubulluem përmbëledhëja, edhe ma të shumëtë nukë dijinë për ç’punë ishinë mbëledhunë.
33Edhe ata nxuernë Aleksandrinë përpara gjindëjesë qi të flasi, sepse Iudeit’ e kishinë vumë përpara. Edhe Aleksandri tundi dorënë, e desh me i dhanë fjalë gjindëjesë.
34Por mbassi e ngjofnë se ashtë Iude, u ba nji za prei së gjithëve, tue bërtitun’ afër dy orë: E madhe ashtë Diana e Efesianëvet.
35Edhe shkruisi si pushoi gjindëjenë, tha: O burra Efesianë, cilli nieri asht’ ai qi s’e di se qyteti i Efesianëvet ashtë tempull-rueitës i Dianësë perëndieshësë madhe, edhe idhullit qi sdrypi prei Ejtesë?
36Mbassi s’gjindetë nieri pra me folunë kundrë këtyneve, ju duhetë të mbëlithni vetëhenë, e të mos bani ndonji punë pa mend.
37Sepse keni prumë këta nierës, qi as kanë viedhunë gja kishe, as kanë vlasfimuem perëndieshënë tuei.
38Ndë qoftë pra se Demetri edhe mieshtritë qi janë bashkë me ate, kanë fjalë kundrë kuit, janë ditt qi bahetë gjyq, edhe janë prokonsulla; le të ngrenë njiani tietrinë.
39Por ndë kërkoni ndonji gja për të tiera punë, ka për me u sgjidhunë ndë përmbëledhëje qi ashtë me udhë.
40Sepse jemi ndë rrezik mos na përflasinë se ngritëm krye për të përziemit’ e ditësë sotshime, pa qenunë ndonji punë, qi të mundemi me dhanë fjalë për këte mbëledhëje.
41Edhe si tha këto, përdau përmbëledhëjenë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.