1Tashti u lutemi juve, o vëllazën, për t’ardhunit’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, edhe për të mbëledhunitë t’anë mb’atë,
2qi të mos tundi ju shpeit prei mendiesë tuei, as të mos trubullohi, as prei shpirtit, as prei fjalësë, as prei letërësë sikurse u shkrue prei nesh, se vallë u afrue dita e Krishtit.
3Le të mos u gënjejë kushi me ndonji farë mëndyrë, sepse s’ka me ardhun’ ajo ditë pa mos ardhunë ma pari të ngritunitë krye, edhe të sbulohetë nieriu i fajit, i biri së vdierrësë,
4ai qi rri kundrë edhe ngrihetë përpietë kundrë qish do farë gjaje qi thohetë Perëndi a lutëje, kaqi sa ai të rrijë ndë tempullë të Perëndisë si Perëndi, tue diftuem vetëvetëhenë se ashtë Perëndi.
5Nukë mbani mend, se kur ishiem por për-anë jush, u thoshiem juve këto?
6Edhe tashti e dini ate qi e përmba, për me u sbëluem ai ndë kohë të vet.
7Sepse mysteri i paudhënisë tashti vepërohetë, vetëmë deri sa të dali prei miedizit ai qi përmba tashti,
8edhe atëherë ka me u sbuluem i paudhi, të cillinë Perëndia ka me e vdierrë me frymën’ e gojësë vet, edhe ka me e prishunë me të pamen’ e t’ardhunit vet,
9i cilli ka me ardhunë mbas të vepëruemit Satanait me qish do fuqi e me shenje e me mërekulli rrene, edhe me qish do gënjim të shtrembëtë, ndërmiet atyneve qi vdirrenë,
10sepse nukë pritnë dashunin’ e së vërtetësë qi të shpëtohenë.
11Edhe përandai Perëndia ka me dërguem mb’ata të vepëruem gënjimi, për me i besuem rrenësë,
12qi të gjukohenë për të keq gjith’ ata qi nuk’ i besuenë të vërtetësë, por i pëlqyenë të shtrembëtësë.
13Por na kemi detyrë me iu falunë ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllazën të dashunë prei Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve çë përpara herësë për shpëtim, me shenjtënimin’ e Shpirtit, edhe me besën’ e së vërtetësë,
14qi mb’ate u thirri juve me anë të ungjillit t’ynë, për fitimin’ e laftit Zotit t’ynë Iesu Krishtit.
15Përandai pra, o vëllazën, qindroni, edhe mbani ato porositë qi u mësuetë, a prei fjalësë, a prei letërësë t’onë.
16Edhe Zoti ynë Iesu Krishti vetë, e Perëndia edhe Ati ynë, ai qi na deshi, e na dha ngushullim të pasosun’ edhe shpëresë të mirë me anë të hirit,
17ngushulloftë zemëratë tueja, edhe u forcoftë juve me qish do fjalë e punë të mirë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.