1Edhe për të mbëledhunit’ e astrëvet për shenjtënit sikurse urdhënova kishat’ e Galatisë, kështu bani edhe ju.
2Për gjithë ditën’ e parë të javësë gjithë-se-cilli prei jush le të vejë mbë-nj-anë, edhe të mbëledhi ate qi t’i bajë mbarë Perëndia, për mos me u bamë të mbëledhuna astrësh kur të vij unë.
3Edhe kur të vij un’ aty, kam me dërguem me letëra ata qi të sgjidhni ju, qi të shpienë dhunëtinë tuei ndë Ierusalem.
4Edhe ndë qoftë se vëjen me votun’ edhe unë, kanë me votunë bashkë me mue.
5Edhe kam me ardhunë te ju si të shkoj rreth Makedonisë (sepse tashti po shkoj ndëpër Makedoni).
6Edhe ndë qoftë kam me mbetun’ afër jush pak kohë, a druese kam me dimënuem, për me më përsiellë ju kudo qi të vete,
7sepse s’due qi t’u shof juve tashti tue shkuem udhësë, por shpërej me mbetun’ afër jush disa kohë, ndë më lashtë Zoti.
8Edhe kam me mbetunë ndë Efesë deri ditën’ e Pendikostisë.
9Sepse m’u çel nji der’ e madhe edhe plot me punë, edhe janë shumë asish qi rrinë kundrë.
10Edhe ndë arthtë Timotheu, këqyrni të jetë pa frikë te ju, sepse edhe ai punon punën’ e Zotit sikurse edhe unë.
11Askushi pra mos e bajë për asgja ate, por e përsillni me paqtim, qi të vijë te unë, sepse po e pres bashkë me vëllazënit.
12Sa për vëllan’ Apollonë, iu lutsh shumë qi të vijë ndër ju bashkë me vëllazënit, edhe nukë donte kreit me ardhunë tashti, por ka me ardhunë, kur të ketë kohë.
13Rrini squtë, qindroni ndë besët, bahi burra, e forcohi.
14Gjithë punëtë tueja le të bahenë me dashuni.
15Edhe u lutem juve, o vëllazën (e dini shtëpin’ e Stefanait, se ashtë pem’ e parë e Ahaisë, edhe kushtuenë vetëvetëhenë ndë shërbesë të shenjtënavet),
16të ulni kryet’ edhe ju mbë kësish, edhe mbë qish do nieri qi punon bashkë me ne edhe mundohetë.
17Edhe gëzohem për të ardhunit’ e Stefanait, edhe të Furtunatit, edhe të Ahaikut, sepse këta mbushnë të mangunitë t’anë,
18sepse prajtnë shpirtinë t’em edhe tueinë; i ngjifni pra këta se qish janë.
19U falenë juve me shëndet kishat’ e Asisë; u falenë juve shumë me shëndet mbë Zotin’ Akyla edhe Priskilla bashkë me kishënë qi ashtë ndë shtëpi t’atyne.
20U falenë juve me shëndet gjithë vëllazënit; puthni njiani tietërinë me të puthme të shenjtënueshime.
21Të falunitë me shëndet u shkrue me dorën t’eme të Paulit.
22Ndë mos dashtë kush Zotinë Iesu Krisht, qoftë mallëkuem, Maran-atha.
23Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë me ju.
24Dashunia eme qoftë me gjithë ju mbë Iesu Krishtinë. Amen.
E para (letërë) mbë Korinthianët u shkrue kah Filippet, (edhe u dërgue) me anë te Stefanait e Furtunatit e Ahaikut e Timotheut.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.