Filemonë 1 - Albanian Gegh New Testament Konstandin Kristoforidhi 1872(ALGKK72)

KAPTINA I.

1Pauli i lidhuni Iesu Krishtit, edhe Timotheu vëllai, mbë Filemonë të dashunin’ edhe punëtorinë shoqinë t’anë,

2edhe mbë Apfinë të dashëmenë, edhe mbë Arhippinë ushtëtorinë shoqinë t’anë, edhe mbë kishënë ndë shtëpi tande:

3 qoftë mbë ju hir edhe paqtim prei Atit Perëndisë t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.

4I falem ndersë Perëndisë t’em, tue prumë ndër mend tyi përherë ndë të falunat e mia,

5sepse ndëgjova për dashuninë tande edhe për besënë qi qe mbë Zotinë Iesu, edhe mbë gjithë shenjtënit,

6qi të bahetë me punë piesa e besësë s’ate mbë të ngjofëmen’ e qish do farë të mire qi ashtë ndër ju, mbë Iesu Krishtinë.

7Sepse kemi shumë gëzim edhe ngushullim për dashuninë tande, sepse zemërat’ e shenjtënavet janë prajtunë për tyi, o vëlla.

8Përandai ndonëse kam shumë sy e faqe mbë Krishtinë me të urdhënuem tyi për ate qi duhetë,

9 por për dashuninë ma shumë të lutem, tue qenun’ i këtilli, si Pauli plak, por tashti edhe i lidhuni i Iesu Krishtit.

10Të lutem për dialinë t’em Onesiminë, qi e polla ndër hekurat e mia,

11i cilli njiherë qe i pavëjefshim për tyi, por tashti asht’ i vëjefshim për tyi edhe për mue,

12ate po e dërgoj prap. Edhe ti ate, due me thanë, zemërënë t’eme, prite.

13Unë desha ta mba ate për-anë vetiut t’em, qi të më shërbejë ndë vend teje, ndë hekurat t’ungjillit,

14por nukë desha me bamë gja pa mendienë tande, qi të mos bahet’e mira jote prei nevojësë, por prei të dashunit.

15Sepse vallë druese përandai u da për këte herë, qi ta kesh ate për gjithë jetënë.

16Jo ma si shërbëtuer, por përmbi shërbëtuer, vëlla të dashunë, ma fort prei meje, edhe sa ma shumë prei teje, si mbë punë të mishit, edhe mbë të Zotit.

17Ndë më ke pra piesëtar, prite ate porsi mue.

18Edhe ndë qoftë se të ka bamë ndonji punë pa udhë, a të ka detyrë, këte numëroje mbi mue.

19Unë Pauli shkrova me dorënë t’eme, unë kam për të lamë, qi mos të thom, se me kë detyrë edhe vetëhenë tande.

20Po, o vëlla, makarë të marr prei teje unë këte të mirë mbë Zotinë, prai zemërënë t’eme mbë Zotinë.

21Tue pasunë shpëresë mbë ndëgjiminë tand shkrova te ti, sepse e dij se ke me bamë edhe ma tepërë se qish thom.

22Me gjithë këto më ban gati edhe vend për me ndenjunë, sepse shpërej se me anë të falunavet tueja do t’epen dhunëti te ju.

23Të faletë me shëndet Epafrau robi shoqi em mbë Iesu Krishtinë,

24Marku, Aristarhu, Demai, Luka, punëtorëtë shokët’ e mi.

25Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me shpirtinë tuei. Amen.

(Letëra) mbë Filemonë u shkrue kah Roma, (e u dërgue) me anë te Onesimit shërbëtorit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help